Nga Auron Tare
Super jahti “Rising Sun” i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private me luksoze ne planet ka prekur ujërat shqiptare ditën e sotme (duke xhelozuar jo pak ishullin e Korfuzit).
Kisha kënaqësinë për tu përfshirë në ardhjen e këtij superjahti në Shqipëri pasi besoj se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turizmin elitar të jahteve.
Pak kush beson se bregdeti ynë mund të tërheqë të tillë vizitorë, por ardhja e këtij superjahti sot në Shqipëri besoj se më jep të drejtë.
“Rising Sun” i ndërtuar nga pronari i Oracle, ish partneri i Bill Gates është një prej jahteve më të famshëm në planet.
Tashmë në pronësi të një prej emrave më të rëndësishëm të industrisë së Hollywood mban gjithmonë në bordin e vet emra nga më të rëndësishëm të politikës, industrisë kinematografike apo të finances botërore.
Ardhja e “Rising Sun” në ujërat tona është një shenjë e qartë se nëse jemi seriozë për të ndërtuar një infrastrukturë dinjitoze bregdeti unë mund të kthehet me të vërtetë në një destinacion shumë të rëndësishëm për këtë industri.


Z. K/ minister, pasi te perfundoni Reformen Historike ne
Drejtesi ,jo vetem ne leter por edhe ne realizimin e saj
ne praktike duke vene perballe drejtesise hajnat,vrasesit
dhe kriminelet mafioze ,atehere do desheroja t’ju beja nje
PROPOZIM SURREALIST : Jepeni Ishullin e Sazanit Hollivudit qe te ndertoje nje KAZINO nga me te famesh-
met ne MESDHE ,ku vetem me Jahte mun te vijne ne kete ISHULL FANTASTIK , nje biznes fantastik ,nje vizion !!! Pershendetje nga pertej Oqeanit !!!