Gylen: Turqia po rrëshket

Elton Tafaruci

Fetullah Gylen, predikuesi i cili akuzohet për organizimin e grushtit të shtetit në Turqi, ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Stambollit.

Nga Shtetet e Bashkuara, ku ai ndodhet, Gylen ka denoncuar mungesën e pavarësisë së drejtësisë turke duke theksuar se drejtësisa është nën rdhërat e pushtetit të Erdogan.

“Sistemi gjyqësor në Turqi nuk është i pavarur. Ky urdhër-arresti tregon një shembull se Turqia është në duart e autoritarizmit të Erdogan”, ka deklaruar Gylen.

Një ditë më parë një gjykatë në Stamboll ka nxjerrë një urdhër arresti për klerikun me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, i cili akuzohet nga autoritetet turke si organizator i grushit të dështuar të shtetit gjatë muajit korrik.

Sipas urdhërit të arrestit, Fetullah Gylen, klerik i njohur për ndikimin e tij në Turqi, por edhe dikur mik i Presidentit të vendit Rexhep Tahip Erdogan, ka urdhëruar përpjekjen e grushtit të 15 korrikut.

Turqia i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur SHBA për ekstradimin e Gulen, teksa ky i fundit ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje madje ka thënë se grushti ka qenë një skenar i vetë Erdogan për të eliminuar armiqtë e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *