Sëmundja e gjedhit, MB planifikon 240 mijë doza vaksine

Elton Tafaruci

Ministria e Bujqësisë njofton se ka gati 240 mijë vaksina për të imunizuar popullatën e gjedhit që është prekur nga sëmundja e dermantozës nodulare.

Sipas MB-së, “Sot shpërndahen 150 mijë doza vaksinë, ndërsa 90 mijë doza të tjera, javën e 3-të të gushtit me një mbështetje nga buxheti i shtetit”.

Sëmundja e dermantozës nodulare ka prekur në total 425 krerë gjedhi në vendin tonë dhe për këtë Ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër saj, ndërsa në gjithë vendin nuk lejohet shitja dhe tregtimi i mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëria.

Mësohet gjithashtu se në të gjithë vendin do shpërndahen 165.000 doza vaksina duke arritur në këtë mënyrë në imunizimin e gjithë popullatës së gjedhit në vend. Të njëjtat burime thonë se plani është ndërmarrë pas udhëzimeve të BE-së.

Kjo sëmundje prek kryesisht lopët, duke u shfaqur në lëkurë. Specialistët sqarojnë se sëmundja është, infektive, me karakter shpërthyes dhe fatal për gjedhin. Kjo sëmundje, e cila nuk paraqet rrezik për njerëzit, është tani e pranishme në Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari dhe Greqi.

Nje dite me pare ministri Panariti kërkoi mirëkuptimin e fermerëve, tregtarëve dhe konsumatorëve për këtë fazë karantine dhe u bëri thirrje të gjithë autoriteteve të monitorojnë dhe të ndalojnë lëvizjet e kafshëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Share This Article
1 Comment
  • Keto “lope kuqaloshe” te prekura nga semundja e te dridhurave (dermantoza nodulare) ne mungese te vaksinave mund te kurohen dhe me… kanabis sativa.

    Beni pak sevap se jane te vuajtura dhe te renqethin mishte kur i shikon me ato sy te zgurdulluara…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *