Të dehur në timon dhe pa patentë, arrestohen 6 persona

Elton Tafaruci

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga policia e kryeqytetit për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa dëshminë përkatëse.

Dy prej të arrestuarve kanë shkaktuar edhe aksidente për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, me pasojë katër të plagosur.

Këtë javë, janë shënuar 7 viktima në dy aksidente. Policia ka shtuar ndjeshëm prezencën e saj në rrugë, ndërsa janë shtuar patrullimet edhe në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.

Por pavarësisht apeleve të lëshuara dhe ngjarjeve tragjike, sërish persona të papërgjegjshëm marrin drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit ose edhe pa patentë, duke u bërë kështu një rrezik serioz në rrugë jo vetëm për vete por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, qofshin këta këmbësorë apo drejtues të mjeteve të tjera.

Për këtë arsye, policia kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të njoftojnë menjëherë nëse konstatojnë persona të dehur në drejtimin e mjeteve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *