Një 51-vjeçar italian nga Leçe, Ivano Palermo, është kapur me rreth 120 kg marijuanë, raportojnë mediat italiane.
Ai u arrestua teksa kthehej në brigjet e Salento-s me varkën e tij 9 metra të gjatë, pas alarmit që zyra kundër emigracionit ka ngritur duke njoftuar efektivët e grupit kundër krimit të organizuar dhe autoritet detare të Barit, se 51 vjecari kishte kaluar ujërat italiane, duke hyrë në ato shqiptare.
Mediat vendase raportojnë se ka dyshime të forta që marijuana vinte nga Shqipëria. Hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që Palermo është transferuar në burg, pas arrestimit.
