Nga Ilir Metaj
Sa instiktivë jemi në të qenit inferior!
Na vjen vetiu pa e kuptuar. Talent i lindur. Prandaj na bëhet zemra mal kur dikush na mburr që jemi mikpritës. Me kusht ama, që ky miku të jetë shtetas i huaj.
Dje dhe sot janë mbushur portalet me shkrime për turistin rus të vrare aksidentalisht ndërsa notonte në det. Autoret e shkrimeve kishin shtrydhur gjithë lotët dhe djersën e kësaj vape gushti.
Edhe Homeri apo Shekspiri do ua kishin zili dhimbjen tragjike të përcjellë me aq ndjenjë dhe larmi. Edhe murgjit tibetianë nuk do dinin të vetëndëshkoheshin me aq mirëkuptim sepse një i huaj gjeti vdekjen në tokën tonë.
Ne, shqiptarët, meritojmë zjarrin e ferrit sepse bëjmë turistët të gjejnë vdekjen kur denjojnë të shkelin në këtë vend!!! Kjo ishte pak a shumë ideja gjithandej e shkrimeve. Po avash o të bekuar, avash! Mbajeni butë. Humbi jetën aksidentalisht një i huaj? Ky “i huaj” në fakt, është i disati që humb jetën aksidentalisht këto ditë të nxehta.
Ah, gabova. U sugjestionova edhe unë dhe pa dashur kujtova se “i huaj” do të thotë “njeri”. Se, përndryshe, përse alarmi do të tingëllonte me përcaktorin turist “i huaj” dhe asgjëkund vetëm “turist” ose xhanëm vetëm “njeri”? Duhet të thosha “i huaji” ishte “njeriu” i vetëm që humbi jetën aksidentalisht, se të tjerët ishin “shqiptarë”. Dhe shqiptarët edhe kur janë me pushime në bregdet krahas rusëve nuk quhen “turistë” por vetëm “shqiptarë”. Nuk është e njëjta gjë, apo jo? Ju drejtohem juve, artikuj-shkruesve të portaleve. Juve, për të cilët jeta e “një turisti” të huaj vlen më shumë se ajo e “tre turistëve shqiptarë”. Ndaj dhe vajtimi është më i thekshëm kësisoj, më ulëritës, më i vërtetë dhe, sidomos, më i justifikuar. Se na doli nam i keq jashtë derës. Tipike shqiptare inferiore. Aspak shqiptare dinjitare. Në fakt duhet të ulërijmë sëbashku, në një kor dinjitar për jetë të ikura nëpër asfalte pa asfalt, rrugë pa rrugë apo rrugë që notojnë në avuj alkooli.
Për jetët që ikin pa kohë, për njerëzit që largohen pa kthim dhe lënë nëna zemërplasura pas vetes.
Jeta nuk ka përcaktor. Jeta nuk ka kombësi, është unike dhe po njësoj e pazëvendësueshme, sido që të jetë zanafilla ruse, shqiptare, belge.
Edhe sot tre të rinj të vdekur në aksident rrugor. Mos prisni shkrime. As pa lotë e revoltë. Siç edhe për të tjerët më parë. Fundja, ishin shqiptarë, nuk ia vlen. Po përmenduni o të uruar, nga ky halucinacion vetëndëshkues! Po si o na plasin ujërat menjëherë për një të huaj e nuk e çajmë fare për “tufën” e shqiptarëve? A thua shqiptarë ka me miliarda kjo tokë e kësisoj bie vlera! Ne jemi dhe të pakët, a derëzinj e punëzinj. Aaa, po të guxojë një i huaj të mos e çajë për një shqiptar… Aty na ka, pas frëngjisë duke gjuajtur me mjaullima qaramane për bulizëm. Deri në Hagë shkojmë. Ama për njëri-tjetrin? Hajde mo, se shqiptar hesapi.
Më dhemb shumë për të huajin që humbi jetën. Por nuk e fsheh që më dhemb më shumë për tre të rinjtë që pushonin në Velipojë, sepse ishin jetë shqiptare. Si e imja.
Më falni për mëkatin.

Bravo.
Si more “bravo”!
Iliri i lire ne miell e i shtrenjte ne krunde.
Skiptaret nuk qajne rusin,por qajne hallin e tyre.Ju kane privatizuar gjithçka ..tani se fundi shohim qe edhe detin ua kane zaptuar..Njeri me dy,tre skafe e motorra uji me motorra te fuqishem,pa leje edhe femija dhjete vjeç po shet pordhe…Ja pse qajne e ulerasin skiptaret se nje dite e kane rradhen ata te jene viktima te pasanikeve kriminele…Me gjithese eshte e kot… kapitalizmi eshte dhune e pakices ndaj shumices…
Inferior kemi lindur e te till do vdesim. Problemi esht qe nderkoh qe jetojm nuk bejm asnje perpjekeje per dinjitet po kemi pranuar fatin. Deshtak.
Per dijeni zIlir
Jeta skypetarit=0
Kjo vlen edhe per shumicen e skypetrve jashte qe jan hajdute,drogmene,trafikante
Nuk i pergjithesoj por po them shumica
Z.Meta , për iferioritetin ke të drejtë .Edhe për dhimbjen që lëshon për jetët e humbura shqiptare.Por, edhe në vëndet më të qytetëruara , vdekja aksidentale apo nga pakujdesia e krimi i një turisti të huaj përbën lajm të veçantë për mediat.Arësyet janë të shumta Dhe kur personi që humb jetën vjen nga vënde të fuqishme , lajmi është më i madh.E kur vjen nga vënde që janë burime të ardhurash nga turizmi , ka më shumë zhurmë .Për fat të keq këto janë ligjet e tregut të medias dominante bashkëkohore .Besoj se e di që për qindra mijra të vrarë në luftrat lokale pothuajse nuk ka lajme .As për miliona fëmijë në vëndet e varfëra që shkojnë drejt një vdekje të ngadalëshme nga uria , kur bota shpenzon miliarda për të vrarë …Gjithësesi unë jam me ty , jo me Stefanët filo feudalë, me Zhejjt filo Metistë , me Fevzijtë filo zogistë berishiste….Një grup gazetarësh progresistë mund të bëjnë më shumë për zgjimin nga gjumi i vdekjes , të paktën të rinisë….
Shkrim brilant me pike e me presje.
Turizmi nuk eshte ceshtje patriotizmi ashtu sic po e trajton ti o Ilir skorpionsi. Po te digjej xhani per shqiptaret ke mjaft pune per te bere ne Vlore ku ia keni bere jeten sketerre njerezve. Persa i perket temes qe ke hapur fakti qe eshte vrare nje turist per neglizhenca makroskopike te forcave te rendit dhe mungese kulture te respektimit te rregullave nga ana e skafistit, tregon se Shqiperia nuk eshte ende gati per te pritur turistet. Ne kete rast nuk ka te beje fare se cila jete vlen me shume ajo e nje shqiptari apo e nje te huaji por eshte pikerisht shfryrjae tullumbaces se rilindjes ne lidhje me reklamat qe po bejne per te sjelle turiste duke mos krijuar as kushtet me minimale te mbrojtjes se jetes se turisteve.
Me gjithe respektin per autorin, shkrimit te te cilit nuk i hiqet as presja, nje gje duhet theksuar. Kushdoqofte turisti ne fund te fundit per ne shqiptaret se paku mund te quhet edhe mysafir Te cilin duhet ta respektojme sipas tradoites. Cila eshte tradita shqiptare per mysafirin? Me e pakta garantimi i jetes si per cdo shqiptar. E dyta nga pikpamja komerciale. Per bisnesin shqiptar ky eshte nje klient qe ka nje kontrate me shtetin dhe bisnesin e cila duhet te zbatohet ne cdo pike te saje. Ne keto kushte a mendohet se mund te fuqizohet ky biznes i fuqishem per nje shtet te mireorganizuar, Kur edhe jeta qofte e turistit vendas si edhe ajo e te huajit per aresye banale nuk eshte e garantuar?
Nuk e mendoj se sensibiliteti mediatik ka te bej me inferioritetin tone ndaj te huajve, se paku per keto raste
Nuk mund te mungonte edhe komenti i nje fare “infoanalileshi” , nje i semure psiqik ky , qe çdo gje , e lidh me politiken dhe keq qeverisjen e Rilindjes , a thua se , para tre vjetesh , kur qeveriste banda e PD-se , turistet dhe gjithe shqiptaret pushues , ishin kaq te sigurt , sa , paskemi rene nga parajsa viçidollase berishiane , ne ferrin e Rilindjes . Po , a e di ti , more magjyp demokar , qe autori i vrasjes se turistit , eshte nje financues e mik i PD-se (Partise se Delinkuenteve) ? Po ike more , zagar berishian , e komento ne plehrat e partise tende , RD e 55 , more pinjoll tradhetaresh e ballistesh .
Te gjitha gjerat rremuj si c’do gje ne shqiperi i ke ber edhe ti z.Gazetar.
Nje pykepyetje te madhe kam❓Po sikur nje turist te vdesi nga 1 aksident rrugor,dhe fain ta ket nje vendalli,a do ishte kjo 1 gje krejt normale ne te perditshmen tone dhe te tijen?
Pergjigjia ma ha mendja se do ishte “”po normale””.
Aksidente detare ndodhin c’do dite…puna eshte se ketu nuk ka kontroll…kjo eshte e gjithaaaaa.
Sa per “aksidentin” e humbjes se tre te rinjeve….
Ata rro*t sidomos atyre eksperteve,,qe daljen nga rruga e quajne aksident.Ata rro*t edhe gazetarve “nekrofil” (dashamires te vdekjeprurjes),qe sulen qe ne mengjes sikur kan gjak perpara.
Aksident makinash…quhet…dmth nga 2 makina e lart.