Për fukaranë nuk do t’ia dijë njeri

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Shëndetësia falas! Për dijeni i kam dërguar edhe një mesazh ministrit Beqja. Jam një qytetar nga Fieri. Pasi vuaj nga një sëmundje prej një jave, ku marr edhe kurim me lekët e mia, pasi shteti nuk na i rimburson këto ilaçe, por më duhet të paguaj edhe për nja dy analiza të cilat nuk bëhen në laboratorët e shtetit, ndaj kam dhe një pyetje për këta të shëndetësisë dhe ministrit Beqja: Mirë ata që kanë, po ne populli i thjeshtë që nuk kemi, ku duhet të shkojmë për t’u kuruar? Për fukaranë nuk do t’ia dijë njeri. Jam 62 vjeç dhe jetoj me 25.000 lekë të ndihmës sociale, se në punë nuk na merr njeri. Me respekt gazeta Dita, si e vetmja që mbroni popullin e thjeshtë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *