Përfaqësues të Ambasadës ruse ndjekin seancën ndaj Fatmir Kuçit

redaktor

Gjykata e Vlorës është duke vlerësuar masën e sigurisë për biznesmenin 44 – vjeçar, Fatmir Kuçi, i dyshuar se goditi për vdekje nga pakujdesia me skaf, turistin rus Denis Kaiumov.

Vlerësimi i masës së sigurisë po bëhet në spitalin e Vlorës, ku Kuçi ndodhet i shtruar që prej të premtes, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Të pranishëm në Gjykatën e Vlorës kanë qenë dhe përfaqësues të Ambasadës ruse, të cilët e kanë ndjekur me seriozitet rastin, që nga momenti kur ndodhi ngjarja.

Prokurori i çështjes, në kërkesën për caktim mase, ka përcaktuar 30 ditë burg për biznesmenin. Kjo kërkesë motivohet me faktin se prokuroria është në pritje të akteve të ekspertimit mjeko – ligjor, atij biologjik, marrjen e të dhënave nga paisja GPS mbi lëvizjen e mjetit lundrues, kqyrjen e imtësishme të mjeteve lundruese në pronësi të 44 – vjeçarit dhe si dhe pyetjen e dëshmitarëve të tjerë mbi ngjarjen.

kai

Paraditen e 3 Gushtit, turisti rus Denis Kaiumov u godit për vdekje nga një mjet motorik lundrues teksa notonte në plazhin e Livadhit.

Share This Article
4 Comments
  • RUSET E PUTINIT TE SHIKOJNE “PJELLEN” E TYRE ENVERISTE QE KANE KRIJUAR PER 70 VJET ME RADHE NE SHQYPNI KU BANDAT KOMUNISTE ME PUSHTET JETEN E NJERIUT E VLERESOJNE ME PAK SE TE NJE ZOGU PULE, NJESOJ SIC E SHEH PUTINI I RUSISE BOLSHEVIKE QE I VRET KUNDERSHTARET E TIJ POLITIKE NJESOJ SI ENVERI DHE STALINI.

    Ky Mafioz Komunist nga Vlora eshte edhe fituesi i tenderave publike per vite me radhe me urdher nga Saliu, Edvini dhe Like Floriri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *