E kujt nuk do t’i pëlqente që të ishte gjithmonë i freskët, e të mos shqetësohej për gjurmët e plakjes. Të jesh gjithmonë i ri është ëndrra e shumë njerëzve. Me kalimin e viteve, kanë qenë të shumtë studimet dhe eksperimentet anti-plakje Eliksir i rinisë thuhet se është prodhuar nga një ekip studiuesish amerikanë dhe japonezë.
Bëhet fjalë për një produkt që ka efekte të dukshme kundër plakjes dhe ka përfitime edhe tek shikimi. Në Japoni ka nisur testi i parë klinik tek 10 vullnetarë. Produkti stimulon një grup proteinash, sirtuins, të cilat ndalen së punuari.
Këto proteina janë të rëndësishme sepse rregullojnë metabolizmin (të organeve, muskujve dhe indeve), në përgjigje të stresit dhe riparimin e ADN-së. Tek minjtë ky produkt ka funksionuar shumë mirë.
