Jo “si t’ju pëlqejë”!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

 

Është një listë e gjatë me largime, vërejtje e transformime në burgun e Shënkollit. Ka goditje të të dënuarve me snajper në Vaqar. Se fundmi është arrestuar grupi korruptiv me tenderë nga përfaqësuesit kryesorë me administrimin e burgjeve me tendencë vjedhjen dhe korrupsionin në burgje. Tamam si në Brazil, si në Nikaragua të Meksikës a Greqi. Skuadra i ka marrë lehtë punët në matjen e të burgosurve, prit kur kriminelët e trafikantët e burgosur të marrin amnisti.

Në demokraci të tilla, në organet e burgjeve që administron skuadra e Ramës gjithkush jeton sipas dëshirës ose sipas fjalëve të Euripidit “si t’ju pëlqejë”.

Shoqëria me shtetin e munguar, apo me vakumin shtetëror, me pretekstin se do të ndërtojmë një shtet më të mirë ose të një mase njerëzore anarkike me pasoja vetëshkatërruse. Vëreni me kujdes ngjarjet e vitit 1997 që janë sa tragjike, aq unikale. Në pak muaj shteti u deformua, pastaj u rrudh dhe u shpërnda. Vetëm në këto rrethana mund të kuptohet sot si e përfaqësonte hapja e depove të armatimit, grabitja e radhës private e publike deri te shkatërrimi dhe djegia e bibliotekave.

Të burgosurit dolën nga burgjet. Presidenti i asaj kohe Sali Berisha administronte anarkinë me masa e veprime që kishin qëllim shpëtimin e vetratës. E mbështeti daljen e të burgosurve në “lirinë e vjedhur antiligjore”, ai e mbështeti me amnisti. Dikur e pashembullt “falje kolektive, shfuqizim kolektiv të krimit të kryer”. Falja kolektive e të burgosurve të 1997-s është shprehja e dhunimit të hapur të të drejtave qytetare. Një ndotje e tillë lyp një analizë gati kapilare, na mëson prof. Përparim Kabo. Le të vigjilojmë mbi të.

Kur shteti kërkon falje ndaj ish-të burgosurve, nënkupton se ai nuk paska bërë vepër penale dhe nuk është dashur të dënohej. Bile për ata të burgosur nuk duhej të kishte as burgje. Ne që jetonim jashtë burgjeve nuk arrinim të kuptonim çfarë ndodhte. T’ua japësh lirinë atyre që ua ke kufizuar me vendim gjykate pa e vërejtur dënimin ende, do të thotë të tallesh me drejtësinë ligjore. Në këtë rast krimi gjunjëzoi shtetin. Pasojat e këtij rebusi vijojmë t’i vuajmë ende si shoqëri.

Ashtu si shteti, burgjet nuk mblidhen me qëndisma e me lule, por me armë. Pasoja e të amnistuarve me “certifikatë pafajësie” ka pasur një kosto sociale. Njerëzit e inkriminuar nuk e kishin të vështirë të ironizonin se “kur shteti nuk ruan dot paratë e qytetarëve dhe të burgosurit, krimi është i papërfillshëm dhe heqja e lirisë e padrejtë”. Në këtë rast shteti nuk pati mësuar normat, ndërsa pjesët e tij vepronin si pjesët e gjarprit të copëtuar që lëviznin dhe të prera. Një shtet diktohet nga droni i lartësisë jo vetëm kur është i varfër e ul buxhetin, por më e madhja është kur ruan të paudhët, ruan burgjet dhe edukon kriminelët për t’i futur në udhë. Kësaj i them Rilindje unë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *