Rama: Projektet e Rilindjes po transformojnë vendin

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social ‘facebook” foto të disa prej projekteve që po zbatohen në sektorë të ndryshëm e që po transformojnë vendin.

Rama postoi foto to projektit për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare në zemër të Tiranës.

“Gati projekti për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku pas disa dekadash do të krijohen kushtet optimale për mbrojtjen e për shfrytëzimin e thesarit tonë më të madh të kulturës së shkruar”, shkruan kryeministri Rama.

Një tjetër projekt me të cilin na njeh Kryeministri Rama është edhe ai i “Sfinksi” -t në Durrës, për të cilin ai komenton se ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik

“Mbrëmje në Durrës, “Sfinksi” i qytetit një projekt fantastik i Rilindjes Urbane që ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik”, thotë Rama.

Një tjetër projekt është ai u ndërtimit të rrugës Levan – Shtyllas, rreth 4.1 km e gjatë, që sipas Kryeministrit Rama përbën një tjetër aks “të ri rrugor në Bashkinë e re të Fierit.

projekt6.jpg

projekt5-1.jpg

projekt4-1.jpg

projekt3-1.jpg

projekt2-2.jpg

projekt1-3.jpg

projekt-7.jpg

Share This Article
1 Comment
  • Ne Yzberish,3 km larg zyres tende,nuk ka asnje meter te shtruar me asfalt nga bashkia per 26 vjet!
    Vazhdo me spektaklet,o Rama se e ato kujton se rrit mireqenien tone,ne fakt TENDEN!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *