Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka dërguar një notë proteste në ambasadën kroate në Beograd lidhur me djegien e flamurit kombëtar serb gjatë përkujtimeve të së premtes së kaluar për operacionin ushtarak dhe policor kroat “Stuhia” të vitit 1995, në Knin.
Ministria e sipërcituar deklaron në këtë notë se ”konsiderohet si akt vandalizmi dhe një gjest aspak dinjitoz dhe i qytetëruar”.
”Ne kërkojmë dënimin dhe ndëshkimin maksimal për autorët”, thekson ajo.
“Ministria e Punëve të Jashtme pret që autoritetet përkatëse të Republikës së Kroacisë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe të identifikojë dhe ndëshkojë autorët e krimit,” thuhet në deklaratën zyrtare.
