Ka nga ata që gjatë pushimeve në një vend tjetër nuk e këmbejnë luksin dhe rehatinë e një hoteli me pesë yje në një ndërtesë madhështore. Megjithatë nëse ju pëlqejnë risitë, natyra dhe emocionet e forta, Amerika e Jugut ju ofron disa opsione tërësisht origjinale dhe unike. Shijoni në këtë galeri përzgjedhjen e më të mirave…

Hotel Endemico, Lugina e Guadalupes, Meksikë. I rrethuar nga vreshtat, ndodhet në mes të një rezerve ekologjike dhe ka një pamje spektakolare. Vizitorët priten me një gotë verë të shtëpisë.

Hotel Exploranter Overland, São Paulo, Brazil. I vendosur në brendësi të një kamioni, ai ofron një eksperiencë unike mbi rrota. Edhe pse nuk është më luksozi, mund të shijoni ekskursione dhe aktivitete të ndryshme nëpër rrugët e vendit.

EcoDome, në Patagoni, Kili. Ky vend u ofron vizitorëve dhoma në formë kupole eko-të qëndrueshme në mes të një peizazhi natyror, ideal për shëtitje të gjata.

Azulik, Tulum, Meksikë. Në brigjet e Detit të Karaibeve, përveç pamjes së mrekullueshme, ato që bien në sy janë dhomat pa mure. Me gjithë dizenjon e thjeshtë, hoteli mbulon të gjitha nevojat.

Skylodg Aventures Suites, Cusco, Peru. Unik në kategorinë e tij, dhomat me mure transparente qëndrojnë në ajër në lartësinë 400 metra. Për të arritur aty ka dy opsione: nëpërmjet një ure të varur ose i varur me litar (zip-line)

Hotel Costa Verde, Parku Kombëtar Manuel Antonio, Kosta Rika. “Suita” më unike është brenda trupit të një avioni Boeing 727 të vitit 1965, të restauruar. Në mes të pyllit dhe me pamje panoramike, hoteli është i pajisur plotësisht dhe ka dy dhoma gjumi.

Hotel Las Torres, Torres de Paine, Kili. I vendosur në një Park Kombëtar, ambienti i thjeshtë ofron një pamje të bukur të Patagonisë. Ai është i vetmi hotel në të gjithë zonën.

Palacio de la Sal, Uyuni, Bolivi. Ndodhet pranë shkretëtirës më të madhe të kripës në botë dhe është ndërtuar tërësisht me gur kripe. Ai ofron dhoma me të gjitha komoditetet. /DITA
