Partizani, një dorë Dinamos

anazapta

Partizani i ka bërë një nder rivales historike Dinamo, duke frenuar në barazim 1-1 Besëlidhjen. Një javë më parë, të kuqtë e rikthyer në Superiore, u treguan më zemërgjerë me Kamzën, ndërkohë që dje nuk i kanë lejuar fitoren skuadrës lezhjane, e cila luan për të mos rënë në Kategorinë e Dytë. Miqtë shënuan të parët, por Partizani barazoi në minutën e 74-t, me Tushen. Edhe Dinamo ka barazuar, por pa gola, në Fushë Krujë, përballë Ilirisë që është rival direkt në luftën për mbijetesë. Takimi ka qenë i tensionuar, pasi vendasit kërkonin me çdo kusht fitoren, duke kërkuar edhe një penallti, ndërkohë që gjyqtari Jemini ka menduar ndryshe. Tani gjithçka do të vendoset në javën e fundit, ku blutë presin Pogradecin, ndërsa Iliria luan me Besëlidhjen në Lezhë. Aktualisht, lufta bëhet për dy vende, pasi Naftëtari dhe Gramshi e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Dytë. Të rrezikuara janë shumë skuadra, por Besëlidhja ka 35 pikë, ndërsa Dinamo, Iliria e Butrinti nga 37. Në javën e parafundit, të zhvilluar dje, pati tri fitore të skuadrave udhëtuese, gjë e rrallë në këtë kategori, si dhe humbja e Lushnjës në një takim “pjellor” me Kamzën, fituar 5-3 nga kjo e fundit.

 

 Kategoria e Parë

JAVA E 29-të

Partizani – Besëlidhja     1-1

Tushe 74′ / Merdakoviç 27′

Kamza – Lushnja            5-3

Maho 13′, 53′, Bytyçi 44′ (p), Gjoka 67′, Kënga 85′ / Çanka 28′, 56′, Metushi 34′

Naftëtari – Ada            1-3

Alushi 78′ (p) / Jaçaj 41′, Puka 70′, Doçi 76′

Himara – Butrinti          1-0

Gjondeda 60′

Gramshi – Elbasani         2-3

Koçi 5′, Latifi 87′ / Dalipi 45′ (p), Duka 50′, Gava 70′

Mamurrasi – Tërbuni        2-1

Metaj 40′, 65′ / Jevdjeviç 44′

Pogradeci – Burreli        2-3

Turshinka 7′, Çekiçi 10′ / Lekaj 37′, Mëllugja 54′, Pjetrani 63′

Iliria – Dinamo            0-0

 

  Renditja

1  Lushnja      65

2  Partizani    55

4  Mamurrasi    43

3  Pogradeci    42

5  Tërbuni      40

6  Ada          40

8  Elbasani     40

9  Kamza        40

11 Himara       39

13 Burreli      39

10 Dinamo       37

7  Butrinti     37

12 Iliria       37

14 Besëlidhja   35

15 Gramshi      31

16 Naftëtari    20

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *