Kampionia e botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi është shumë pranë titullit kampione e Lojërave Olimpike në Xhudo duke shkuar në finalen e këtij kompeticioni.
Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura duke i siguruar Kosovës dhe vetes medaljen e parë të argjendtë në një Olimpiadë.
Majlinda tani do të kërkojë medaljen e artë kur në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan.

Bravo! Je krenaria e shqiptareve!
Jeni prapa me kohën.Majlinda Kelmendi , kjo vajzë shqiptare , me emrin dhe mbiemrin kaq të bukur , shqiptar tashmë bëri mrekullinë , është kampione olimpike , fituese e medaljes së artë .Urime Majlinda , nga të gjithë shqiptarët , por veçanërisht nga ne që jetojmë jashtë , na bëre krenar , na dhe një shkëlqim të mrekullueshëm edhe në këto kohra të vështira.Vërtetove se të rinjtë tanë , kur kanë mundësi , bëjnë të pamundurën , arrijnë në majat e larta të konkurencës edhe në sport, shprehin thelbin e një populli vital e inteligjent.Nuk di si është direi mbrëmë në Beograd ministri sërb , por jam i bindur që mjaft sërbë normalë të paktën nuk janë dëshpëruar.Sepse , për koinçidencë , ndërsa ti derdhje lotë gëzimi nën tingujt e himnit kosovar , që është në fakt himni i një rajoni të tokave shqiptare , idhulli nacionalist i sërbëve tenisti Djokoviç mbrëmë humbi , dhe në mënyrë virtuale nuk mund të hipte në podium krahas teje …..Por edhe në se fitonte , nuk besoj se do të ishte i pa kulturë si ministri i tij mesjetar.Shpresoj që Rama, bashkë me drejtuesit kosovarë dhe shqiptarë të Maqedonisë do të dinë të të respektojnë ty , Luizën dhe sportistët e tjerë pjesmarrës në lojrat olimpike , jo vetëm nga pikpamja morale por edhe në shpërblime financiare .Sepse ju jeni ambasadorët e vërtetë të kombit shqiptar në sytë e miliarda personave .