Si të kujdesemi për reaksionet alergjike nga pickimi i insekteve

redaktor

 

Mjekja infeksioniste Ilda Xhelili, tregon se personat që kanë alergji ndaj medikamenteve, ose ushqimeve, rrezikojnë më shumë për të zhvilluar reaksione alergjike edhe ndaj pickimeve të insekteve. Të predispozuar janë edhe ata që kanë në pemën e tyre familjare raste me alergji të ndryshme

 

 

Pothuaj të gjithëve gjatë jetës sonë na kanë pickuar insekte të ndryshme, në mënyrë të veçantë bletët dhe grerëzat. Këto janë veçanërisht të shpeshta gjatë stinës së verës. Pas këtyre pickimeve, organizmi i njeriut reagon në mënyra të ndryshme. Edhe ashpërsia e reagimeve ndaj pickimit ndryshon shumë. Mjekja infeksioniste, Ilda Xhelili, vë në dukje se shumica e insekteve nuk prodhojnë reaksione alergjike pas pickimit të trupit të njeriut. Megjithatë reagime të caktuara në lëkurë, të tilla si: “Dhimbje jo shumë të forta, skuqje, ënjtje, janë shumë të shpeshta. Reaksionet e fuqishme alergjike që rrallë rezultojnë edhe fatale për jetën, përkufizohen si reaksione anafilaktike”.  Në prani të këtyre simptomave, nuk duhet të neglizhoni asnjëherë marrjen e ndihmës mjekësore.

Cilët persona kanë risk më të madh për reaksione alergjike pas pickimit të insekteve?
Sipas studimeve të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), rreth 2 milionë amerikanë rezultojnë alergjike ndaj pickimit të insekteve thumbues, dhjetëra prej të cilëve humbasin edhe jetën çdo vit, si shkak i ndërlikimeve të shumta që janë shfaqur në organizëm si shkak i këtyre pickimeve. Megjithatë, shkalla e alergjizimit ndryshon gjerësisht nga personi në person dhe shumica e alergjive konsistojnë vetëm në kruajtje lokale në vendin e pickimit dhe skuqje. Nëse një person ka pësuar më parë një reaksion të tillë alergjik, atëherë mundësia pas një pickimi tjetër është e madhe, jo vetëm për një reaksion të ngjashëm alergjik, por edhe më të fortë se reagimi i mëparshëm. Rreziku më i lartë ndodh gjatë stinës së verës dhe të pranverës, që korrespondon në fakt edhe me lëvizjen më të madhe të insekteve, edhe si rrjedhojë e lulëzimit të bimëve. Meshkujt rezultojnë të jenë më të ndjeshëm se femrat ndaj reaksioneve alergjike të pickimit. Por, kjo në fakt ka të bëjë me ekspozimin më të madh të tyre ndaj insekteve, se sa me një predispozicion të vërtetë të meshkujve ndaj femrave. Gjithashtu, njerëzit që kanë alergji ndaj medikamenteve, ose ushqimeve të ndryshme janë më të prirur për të zhvilluar reaksione alergjike edhe ndaj pickimeve të insekteve. Të predispozuar janë edhe ata që kanë në pemën e tyre familjare raste me alergji të ndryshme. Këto kategori duhet të jenë shumë të kujdesshme që reagojnë në kohë pas pickimeve, për të mos lejuar shfaqjen e ndërlikimeve shëndetësore.
Cilët janë tipet e reaksioneve alergjike që shfaqen pas pickimit të insekteve?

fotzo-1Së pari do të përmendim reaksionet jo-alergjike. Shumica e reagimeve pas pickimit të insekteve rezultojnë me dhimbje lokale në vendin e pickimit, kruarje (pruritus), ënjtje dhe skuqje. Në këto raste nevojitet trajtimi lokal, dezinfektimi lokal me betadinë, kompresa me akull për të ulur ënjtjen (edemën) dhe për të qetësuar dhimbjen. Po ashtu mund të përdoren edhe pomada që qetësojnë kruarjen dhe tableta antikruarje, por këto vetëm me recetën e mjekut. Marrja e tyre në farmaci pa këshillimin e mjekut mund të çojë drejt efekteve anësore. Në rast së procesi zgjat mbi 48 orë, atëherë klinika shoqërohet me të përziera (nauze) dhe të vjella (vomitus). Jo rrallë vendi i pickimit mund të infektohet dhe mjeku sipas rastit, mund të zgjedhë një antibiotik specifik. Përveç këtyre rasteve, kemi edhe shfaqjen e reaksioneve të mirëfillta alergjike (antigen-antikorp), si rezultat i formimit në organizmin e njeriut të antitrupave mbrojtëse kundër helmit të insekteve nga një ekspozim paraprak. Reagimi alergjik ndryshon nga personi në person.

 

Cilat janë simptomat që shoqërojnë reaksionet alergjike?

Simptomat e një reaksioni alergjik përfshijnë kruarje në të gjithë trupin, urtikarie (shfaqja e pulkave të kuqe të ngritura mbi lëkurë në të gjithë trupin), ndjesia e shpimit si gjilpëra, ose kruarje brenda gojës, të përziera, ose të vjella. Reagimi më i fuqishëm alergjik është quajtur anafilaksi, që mund të jetë edhe fatale për jetën. Vështirësia në frymëmarrje, vështirësia në gëlltitje, ngjirja e zërit, enjtja e gjuhës, marrje mendsh, gjendje të fikëti (zalisja) janë shenja të një reaksioni të rëndë alergjik. Zakonisht, këto shenja ndodhin brenda pak minutave nga momenti i pickimit, por mund të vonojnë edhe deri në 24 orë. Trajtimi i menjëhershëm është thelbësor dhe shpeshherë është e nevojshme dhe ndihma emergjente. Me shfaqjen qoftë edhe të një prej shenjave që përmendëm më sipër, pacienti duhet të paraqitet në qendrën më të afërt shëndetësore për të marrë ndihmën e parë. Personat që janë të predispozuar për reaksione alergjike (qoftë edhe medikamentoze, ose ushqimore) duhet të këshillohen me mjekun e tyre të familjes për të mbajtur gjithmonë me vete, veçanërisht kur lëvizin me pushime, ndihmën e parë mjekësore. Jo rrallë ndihma kërkon mjekime urgjence. Prandaj nuk duhen nënvlerësuar asnjë nga shenjat klinike të përmendura më lart. Në këto raste gjen vend shprehja popullore : “Më mirë të alarmosh, se sa të nënvlerësosh”.

mushkonjatSi mund ta shmangim pickimin?

Natyrisht që kjo do të ishte ideale. Së pari duhet bërë kujdes për të mos ecur zbathur në vende si pyje, shkurre dhe për të mos shkelur insekte që janë në tokë. Grerëzat ngrenë fole zakonisht në shkurre, pemë ose nën çati. Ngjyrat e ndritshme të rrobave tërheqin insektet që kërkojnë nektar (bletët). Po ashtu insektet thumbuese tërhiqen nga erërat e forta të ushqimeve pikante,  erërat e parfumeve të forta. Prandaj, duhet bërë kujdes kur organizoni piknik në vende të hapura (pyje, male). Në këto raste rekomandohet që trupi të jetë i mbuluar sa më shumë me veshje të lehta, por edhe në ngjyra të zbehta. Kujdes maksimal duhet të kenë edhe punëtorët të ekspozuar në këto zona.

A mund t’i parandalojmë reaksionet alergjike?

Të gjithë njerëzit që kanë pasur qoftë edhe një reaksion alergjik në jetën e tyre ndaj insekteve thumbuese, duhet të konsultohen me mjekun specialist alergolog. Në varësi të rasteve specifike dhe simptomave të caktuara, këta pacientë i nënshtrohen terapive imunologjike specifike dhe mbrojtja ka rezultuar shumë efektive (sipas studimeve pothuaj 100 për qind të mbrojtur). Terapia rezulton për një mbrojtje afatgjatë. Natyrisht që edhe kjo terapi ka problematikën e vet prandaj bëhet vetëm nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut specialist.

Share This Article
8 Comments
  • Mua me pickon dicka e quditshme qe nuk arrij ta shikoj cfar Eshte !!! Ne fakt vendin ku me pickon e ben pik kafe dhe nuk kalon deri ne 3-6 muaj nishani , ne moment kam vetem kruarje asgje tjetr por me e keqja wshte sepse me ngrihen leukocitet deri ne 25 mij !!! Cfar me keshillpni ?

  • Pershendetje jam alergjike ndaj pickimit te grerzave dhe eshte e 3 here qe behem keq sa Kaloj ne shok jam e interesuar per poceduren e vaksinimit pasi kam dal me shkall te larte te alergjise dhe isha u interesova me thane qe ska vaksina per momentin ne shqiperi dhe qe esht e rrezikshme vaksinimi duhet qe te jesh ne kundes intensiv te mjekeve kur te filloje procedura e aplikimit por dhe qe ste japin garanci per jeten pasi dhe mund te vdesesh nga vaksinimi sa e vertete eshte kjo se un skam mundesi te iki jasht shtetit qe te pakten te marr epipenin qe esht per rast vetmbrojtje per ato qe jane alergjik dhe te pa vaksinuar desha te theksoj qe un nga pickimi fundit qe me ka ndodh kam shum veshtiresi ne frymarrje a me ka demtuar dicka ne mushkri apo cfar se spo arrij te kpt jam shum keq

  • Ju lutem me ndihmoni erdha nga jasht diten e dyt qe erdha ju ben djalit tim plloha plloha nga mushkonjat e kam qu te doktori me thonin se I kalon mirpo trupi I tij behet kuq/ dhe perhapet shum keq nuk kam pare vet ndonje send keshtu ju lutem tregomeni se si ti heq keto njolla te medhaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *