Në 5 gusht 1908 lindi në Gjirokastër Eqrem Çabej. Para disa vitesh ripashë në Arkivin e Muzeut Historik Kombëtar një fotografi të rrallë të Eqrem Çabej 16 vjeçar, duke u takuar me senatorin francez dhe shqiptarofilin e madh Justin Godart.
Djaloshi Çabej ishte zgjedhur si një nga nxënësit më të shkëlqyer të Gjirokastrës për ta mikëpritur Godartin.
Plaku madhështor nuk ka ditur asgjë se çdo të bëhej më vonë për Shqipërinë ky djalosh. Mbetet një enigmë përgjithnjë procesi i kujtesave tek sejcili. Një takim i rastësishëm, një fiksim i rastësishëm në celuloid ringjall një botë të tërë. Godarti i dashuruar më Shqipërinë nuk e mësoi kurrë të vërtetën, që ne dimë tashmë. Ai nuk kishte se si ta dinte se 16 vjeçari para tij qe shumë më i madh nga vetë ai nga të gjitha pikëpamjet, ai nuk mund ta dinte se po tokte duart me një shqiptar, i cili do të kishte veskun dhe monumentalitetin e njërit prej intelektualëve më të mëdhenj të Evropës, e Princit kryesor e më të plotfuqishëm të Gjuhës Shqipe.
Gjithnjë më ka dyzuar e më ka tronditur ky takim, sikur qe i rregulluar nga disa koordinata dhe forca misterioze, që vetëm historia i di. Përtej këtij sekreti, të mbuluar me velin e rastësisë, ne shqiptarët përpiqemi të rrëzojmë muret apo portat e mbyllura, që na pengojnë shikimin, për të parë atë që akoma dhe sot nuk e shohim plotësisht tek njeriu e dijetari, i quajtur Eqrem Çabej, kartvizitë kjo e jashtëzakonshme, e artë dhe fuqisjellëse e vetë kombit shqiptar në planetin tonë të trazuar dhe të çuditshëm. Në këto përsiatje më mori befas në telefon që nga Parisi shoqja ime e vjetër, Brikena, e bija e vetme e Çabejt. Kemi vite që bashkëbisedojmë në telefon, madje gjatë. Sidomos bisedat më të habitshme unë i kam bërë me Shyreten, gruan shumë të ditur dhe njeriun e mrekullueshëm, më të afërmen intime të Çabejt, por e lënë paksa, në hije, për shkak të famës së të shoqit. Biseda që bëra me Brikenën dhe Shyreten lidhej në substancë në simpoziumin ndërkombëtar, që do të bëhet në Gjirokastër për 95 vjetorin e Çabejt ne vitin 2003. Sesi m’u duk ahere ky 95 vjetor! Tani kane kaluar 13 vjet nga ay pevjetor. Ndjej gjithnjë një lloj bezdisjeje dhe rraskapitje nga nocioni i kohës, ndonëse besoj tek simbolet biblike të kalimshmërisë së vetë kohës. Si në një strukturë prustiane, një fuqi e padukshme dhe e pandalshme më rikthen tek të gjithë takimet e mia tek Eqrem Çabej, dëgjoj zërin e ligjërimeve të tij universitare, bisedat, modestinë e tij të pashembëllt, si dhe letrat midis nesh në vite.
Gjithnjë mbaj në studion tim një fotografi, që i kam bërë vetë Çabejt, në kabinetin e tij mes librave si dhe një relief bronxi të portretit të tij. I kam mbajtur gjithnjë dhe do t’i mbaj deri sa të vdes ndonëse e urrej për vdekje idolatrinë, sepse vetë Çabej e pluhurizon dhe e hedh tej çdo lloj idolatrie.
Kam qenë dhe kam parë me vemendje shtëpinë e tij të vjetër dhe me stemë heraldike në Gjirokastër, kam shkruar që kjo shtëpi muzeore do të qe një mrekulli për brezat. Vajzat e Lasgush Poradecit më zbuluan gjithashtu një diçka të papritur. Ato ruajnë një pasaportë të Republikës Shqiptare të Eqrem Çabejt dhënë në Gjirokastër më 12.07.1925. Këtë pasaportë Çabejt ia kishte dhuruar Lasgushi. Në njërën faqe të saj, dy vjet më vonë më 1927 në Graz të Austrisë, Lasgushi ka skicuar me laps një portret të Eqremit, portretin e tij të ri, në profil duke mbajtur në dorën e djathtë cingaren e ndezur. Kjo relike tashmë është e gjithëpushtetshme për muzeumologjinë shqiptare. Kjo skicë me laps është parathënëse, Çabej në atë kohë ishte 21 vjeç, ndoshta Lasgushi qe i pari, që parandjeu atë, që nuk e kuptoi dot edhe eruditi plak francez Godart.
Libri i akademikut Shaban Demiraj për Eqrem Çabejn është një lloj pengu, Demiraj e ka shkruar saktë, por gjithsesi jeta e vërtetë e Eqremit, nuk mund të përcaktohet plotësisht ndërmjet dy përmasave të biografisë vetiake dhe bibliografisë së pashembullt. Sa shumë gjëra kanë humbur, sa dashuri dhe sa meditime e heshtje, sa biseda dhe sa pezm i ndrydhur në
vetvete, sa madhështi morale dhe ndërgjegje absolutisht të kthjellët, të cilat së bashku do të krijonin atë botë virtuale, që do të na paraqiste magjishëm kryepersonazhi ynë virtual. Duke mos besuar te një klonim i ri i Çabejt, unë mendoj se ai qe plotësisht i vetëmjaftueshëm, besoj gjithashtu se ai pati dy jetë, jetën për të tjerët dhe jetën për vete. Dhe të dyja së bashku qenë një kryejetë, absolutisht e rrallë në histori.
Eqrem Çabej i vjen kombit shqiptar e kulturës së tij njëherë në 2000 vjet, dhe për më tepër e ndoshta për një lloj kërnacërie të vetë kombit, ai nuk mund të përsëdytet. Janë qesharake dhe absurde fantazmagoritë e klonimit për këtë rast. Nuk dua ta mitizoj Çabejn, por e di që ai në cdo pervjetor, është i vetmi njeri që hesht, ndërsa gjithë të tjerët, përpiqen të spikatin kush e kush të flasë sa më shumë dhe të afishohet mënçurisht sa më tepër si Çabejan. Vetë Çabej, në pas-jetën e tij (nuk dua ta përdor fjalën vdekje) i di mirë miqësitë e tij intime, e kam fjalën për miqësitë e vërteta, ai nuk i ka duruar shtirakët dhe miqtë e vonë, ose më saktë të vonuar përjetësisht. Shumë mirë është që flitet për të tashmë, por ai nuk është i thjeshtë për të folur për të. Çabej është në substancën e kombit shqiptar. Ai është atomizuar në këtë substancë si rrallë kush. Tek ai nuk ekziston shkëlqimi i sipërfaqeve, sepse ai është gjeniu i thellësive.
Në cdo vjetor shpirti i Çabejt, rivjen në Gjirokastrën që po vdes nga brenda, në këtë kryedjep të qytetërimit shqiptar, që po i rrënohen kështjellat me rrasa guri. Por shpirti i Çabejt është i pamposhtshëm, ky shpirt e ka pavdekësuar Gjirokastrën, e kjo është e pamohueshme, as nga rrënimet fizike të kohërave, as nga pakujdesitë tona të marrëzishme dhe as nga kiçkultura, një nga format më të rrezikshme të injorancës në kohën tonë.
Njerëzit e mëdhenj të kombit shqiptar krijojnë një bashkësi të vdekurish të pavdekshëm. Ata të gjithë e bënë ata që duhet të bënin, sepse vetëm kështu mund të kapërceheshin kohërat, sepse vetëm kështu hijet e vdekura mund të kthehen në ide të gjalla, sepse vetëm kështu muzgjet e historisë mund të rindriçohen me agime të reja, sepse vetëm kështu mbijetesa nuk është thjesht një truk apo një fjalë e zbrazët, apo një utopi e trishtueshme. Në këtë bashkësi Çabeu ka vendin e tij, njeriut që bëri më shumë nga të gjithë në fushën e shkencës. Kombi shqiptar krijoi figura të mëdha arketipale të artit në të gjithë rrafshet, të shtetformimit dhe të lirisë konceptuale dhe juridike, të zhvillimit dhe të betejave të pabesueshme për të mbijetuar. Por mendoj se i ka munguar figura më arketipale e shkencës. Deri tek Çabej ne patëm figura dijetarësh që ju përkushtuan shkencës, që e adhuruan shkencën, sepse pa shkencë nuk ka as komb dhe as qytetërim shqiptar. Këta parardhës të nderuar më në fund gjetën të Zgjedhurin e tyre, përfaqësuesin emblematik. Çabej u bë shkencëtari më i madh shqiptar i të gjithë kohërave dhe kjo emblemë do të prarojë përfundimisht derisa të ekzistojë jeta në kujtesën tonë. Çabej e kuptoi si askush se ta duash atdheun është virtut. Por kjo gjë është e pamjaftueshme. Një dashuri pa dituri është e brishtë dhe mund të tjetërsohet. Një dashuri me dituri të thellë dhe të shumëanshme është titanike, e pathërmueshme. Ç’forca të brendshme kanë vepruar tek ky njeri? Djalosh tepër i ri ai përshëndeti mbi varrin e Bajo Topullit, sikur po bënte një apel. Por Shqipërinë e tij nuk do t’ja zbulonte Gjirokastra, çuditërisht do t’ja zbulonte më shumë Qëndra Universitare e Grazit, ku ai u formesua dhe gjithashtu u përmbajtësua. Parket e fatit i lëvizin fijet e tyre ashtu siç duan ato vetë, tek Çabeu ata lëvizën dejet e nervat që e mbajën gjallë dhe të pavdekshëm gjithçka jo ato të një njeriu të vetëm por të një kombi të tërë, madje edhe të vetë njerëzimit.
Opusi Çabejan ka tashmë si Tabela e Mendelejevit simbolet përbërëse të kombit e gjuhës së tij. Çabej ju kushtua gjuhës shqipe për të kuptuar sekretet e saj, herë-herë të vrazhda, gati okulte, por gjithsesi të mrekullueshme. Çabej u bë në të gjitha kuptimet grifoni mbrojtës i gjuhës shqipe, ai qe ëngjëlli këmbëzbathur onufrian, që mbron gjithpushtetshmërinë e gjuhës shqipe, që ajo të mos vdesë. Kjo ka një semantikë të re të ndërlikuar, por dhe tepër të saktë në epokën e sotme globale të një antibabilonizmi të gjuhëve, kur flitet për të vetmen gjuhë të njerëzimit, për bilinguizmin si status të ri të etnive të gjuhëve të planetit, shpesh kjo një betejë sekrete dhe e fshehtë, ku mundet që shumë gjuhë dhe kultura edhe të humbasin. Por në këtë vizion nuk ka asgjë fataliste dhe unë besoj se një apokalips gjuhësor i shqipes, nuk do të ndodhë asnjëherë. Pse? Sepse në këtë botë lindi dhe jetoi për fatin tonë të madh dhe të mirë edhe Eqrem Çabej.
Optika shkencore e Çabej karakterizohet nga një akribi dhe ndershmëri shembëllore. Ai u morr me ilirologjinë, por pati një përparësi të madhe mbi ilirologët e huaj, sepse zotëronte absolutisht krejt ndryshe dhe më thellë se ata çelësin e shqipes. Ai u bë prijëtar i albanologjisë shqiptare dhe kryemjeshtri i argumentimeve substanciale për gjenezën e gjuhës shqipe. Askush si ai nuk ka bërë për albanologjinë ato struktura mendore, që sot na duken të palëkundshme si monumentet e vërteta. Askush si ai nuk e njohu gjuhën shqipe, që nga Buzuku e deri në shek.XX jo thjesht si një realitet gjuhësor të gjallë apo një sistem të mëvehtshëm të ligjërimeve, por edhe si një histori e skajshme dhe e çuditëshme dhe tepër të motshme të qytetërimit gjuhësor të shqipes. Askush si Çabej nuk u përpoq të lidhte fijet e këputura në histori të kohërave, të origjinës së gjuhës dhe të kombit, për të kapërcyer atë që latinët e quanin “Horroi vaqui” (d.m.th. “Frika nga boshllëku”). Askush si ai nuk e njohu historinë kulturore të Shqipërisë”. Studimet e tij për folklorin, për Eposin e veriut, për mitologjinë, për demonologjinë popullore, janë jo thjesht një prapavijë e studimeve gjuhësore por janë thelbi i këtyre studimeve. Çabej qe një njohës i shkëlqyer i letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Ai e paratha që më 1929 fatin e një poeti të madh në essenë, që shkroi për Lasgush Poradecin. Studimet e tij për Naim Frashërin, për De Radën, klasifikimet e tij për romantizmin shqiptar etj., janë ato të një kritiku dhe të një esteti të madh. Arsimi i lartë universitar ka në themele diturinë e tij, nuk mund të krijohej Akademia e Shkencave po të mos ekzistonte Çabej. Ai qe Mësues i Popullit, i respektuar në Shqipëri dhe për më tepër në shkencën evropiane dhe botërore ai ishte dhe mbeti referenca më e lartë, më e suksesshme, më e besueshme, më autoritare. Dhe të mendosh jetën e tij të thjeshtë atje në kabinetin e tij të librave, më shpesh i rrethuar nga moskuptimet, mes diletantizmit delirant, mes niveleve mesatare, absolutisht larg tij edhe të kolegëve të nderuar që gjithsesi edhe e deshën, edhe e admiruan, pa mundur dot të ngriheshin në lartësinë e tij. Gjithsesi mund të thuhet që ai qe i vetmuar edhe në këtë pikëpamje. Kryevepra e tij qe Fjalori Etimologjik i Shqipes. Ai e ndjeu dhe e kuptoi se historia e brendshme e fjalëve shqipe është shpesh në miniaturë vet historia e shqiptarëve. Ai u nis të krijonte etimologjinë e vërtetë të shqipes larg etimologjive false, që edhe sot janë të pafundme. Për Çabejn, fjala përcaktohet nga përmbushja e tri kushteve kryesore: krahasimi etimologjik, duhet të pajtohej me analogjinë fonetike dhe me rregullat që zotërojnë në këtë, duhet të hyjë në strukturën morfologjike, sidomos në atë të fjalëformimit, të gjejë pra forma të tjera, që t’i përgjigjen mirë nga kjo anë fjalës që merret në shqyrtim, duhet së fundi që etimologjia të jetë e kënaqshme dhe e besueshme nga pikëpamja e kuptimit. Çabej u prir në diktimin e burimit të fjalëve, qoftë ky brenda gjuhës dhe qoftë jashtë saj. Ai krijoi konceptin e studimit të përhapjes territoriale të fjalëve, gjeografizimin e fjalëve. Ai e pa shqipen si një proces në zhvillim, ku duhen njohur e respektuar ligjet fonetike të saj. Për Çabejn ekuacionet gjuhësore duhet të kishin një saktësi si ekuacionet matematikore, por ai gjithsesi nuk e shikon gjuhën si matematikë, sepse fjalën mbartin emocione dhe ndijime, struktura e gjuhës nuk është si ajo e mineraleve, por si e qënieve të gjalla. Ka relikte gjuhësore të fosilizuar, që ndoshta asnjëherë nuk do të japin guackat e tyre. Ai vërtetoi se toponomastika e periudhës ilire është përcjellë tek shqiptarët e sotëm sipas ndryshimeve të drejtuara nga ligjet fonetike. Në këtë kuptim ai bëri për tezën e autoktonisë së shqiptarëve më shumë se sa të tjerët, sepse ai njihte dhe respektonte dyshimin shkencor, ai nuk është një apologjist i gjuhës shqipe, ai është zbërthyes i gjuhës shqipe, ai nuk tmerrohej nga huazimet e gjuhëve të tjera në igjuhën shqipe; ai shpjegonte ndërmjet tyre hyrjet dhe daljet, mbetjet e qytetërimeve të mëdha të kontinentit, të qytetërimeve greko-romake, bizantine, veneciane dhe osmane, sllave, etj. Ai rindërtoi kështu me anë të argumenteve mendorë situata e vdekura përgjithnjë të shqipes. Ai u dha shqiptarëve dhe botës një histori të shqipes krejt ndryshe, duke ravizuar kështu në mënyrë monumentale etnogjenezën e qytetërimit shqiptar, ku gjuha shqipe është jo vetëm shpirti, por edhe materje e gjallë. Në një shkrim polemik të hershëm të tij më 1929, ai i turret skotës mediokre të pseudofilologëve,duke hedhur tej fantazmagoritë gjuhësore. Duhet kohë, shumë kohë për të kuptuar se ç’betejë të vështirë dhe të rëndë ka fituar Çabej në këtë rrafsh. Logjika e tij shkencore është ajo e respektimit të shoqërisë dhe aspak e nacionalizmit të sëmurë që dikton një madhështi perverse dhe të kotë. Ai respektoi parim se nga e njohura mund të shkohet te e panjohura por gjithnjë brenda logjikës shkencore. Është shumë e rëndësishme të citoj këtu një paralajmërim të Çabejt ndaj prijeve të disa arkeologëve të rinj për të tejkaluar dhe atë që s’mundesh. Çabej që më 1962 i kundërvihet prirjes së disa arkeologëve, që i tejkalojnë edhe të dhënat prehistorike për të bërë lidhje të shkurtëra të protoilirëve me pellazgët, kur nuk mund të thuhet se është gjetur qeramikë pellazge prehistorike, kur lëvizjet e popujve në histori kanë qenë të vazhdueshme, kur ata që quhen protoilirë ose preilirë ende ka nevojë të saktësohen për të arritur te ilirët e vërtetë e pastaj më vonë te arbërit, shqiptarët.
Së fundi një meritë e veçantë e Çabejt është ajo e gjuhës letrare shqipe. Ka shumë që ende dhe sot debatojnë dhe janë kundër gjuhës letrare dhe ata që u morrën me gjuhën letrare i kanë mbiquajtur si talebanë të shqipes. Ata nuk kanë kuptuar zhvillimin e gjuhës dhe janë përjashtuar nga ky zhvillim.
Eshtë pikërisht Çabej, ai që ka shkruar këto rrjeshta lapidare: “Zhvillimi i gjuhëve karakterizohet nga një proces i dyfishtë: nga një anë thjeshtimi i sistemit gramatikor, thjeshtim progresiv, nga ana tjetër pasurimi i elementëve të leksikut. Pasuria gramatikore nuk është shenjë kulture. Pasuria gramatikore, pasuria e formave të gramatikës është shenjë e gjendjeve primitive të gjuhëve”.
Situatat dialektore janë paradhoma e gjuhës letrare, kurse gjuha letrare është mbi to dhe s’mund të ketë më rikthim mbrapsht. Amen!

Diletantizmi delirant ne gjuhesine historike.Nje cfaqje arrogante e harbuterise ne fushe te gjuhes,qe sot ka marre permasa epidemike. Duke filluar me nje shtirraqe te perkedhelur me emrin Nermin Falaski Vlora ,qe Cabeu i madh as ja hidhte syte e duke vazhduar me sharlatanet e vjeter dhe te rinj ,qe kane ndertuar keshtjella ne ajer me PELLAZGJISHTEN,jane te gjithe nje takem tifozash te semure.Ajo qe i bashkon eshte se nuk njohin shderrimet fonetike dhe morfologjike te gjuheve te lashta indoeuropjane dhe as te gjuhes shqipe.Eshte si te marresh persiper rolin e arkitektit,kur nuk njeh matematiken,fiziken,gjeometrine etj.
Njehere aty ne Manhatan ishin ca prifterinj Indiane budiste qe shisnin libra te budizmit
Dhe une i pyeta e njifni gjuhen Sanskrite ?
Ata me thane e njofim
Ok i thashe njerit prej tyre , me thoni si thoni Pellembes se Dores ?
Ata thane :..Pllam
Ju thashe qe ju e shqiptoni njelloj sic i thuhet ne shqipen e Veriut
Pra shqipja e Veriut esht shum prane gjuhes sanskrite qe mbahet renja e gjuheve Indoeropiane , jo vetem per ket fjale por edhe shum te tjera
Mirpo midis ketyre fjaleve te shqipes ka disa fjale qe duket sikur jane jashte familjes Indoeuropiane
Dhe shum studjues te huaj pretendojn se keto fjale jane idioma te para indieuropianes
Problemi me Cabejn qendron se ai nuk perpiqet te gjeje lidhje dhe ruge qe cojne per nja bashkepunim dhe gershetim te iliro -pellazgeve , por e pret me shpate duke thene se nuk kane lidhje farre, dhe pike .
Kjo menyre te foluri ne Menyre Kategorike nuk esht tipike per Shkencetaret , por per mediokrit
Mendoj se studjuesit tane duhet te shpjegojn tek auditori nderkombetar se si ka mundesi qe fjale te shqipes arkaike te Veriut gjenden ne gjuhen greke Homerike tek Iliada me qindra , dhe kjo gjuhe qe nuk esht perdorur qe nga viti 850 para Krishtit ?
Dmth fjale te gjuhes qe perdor tani Sala ne Parlament kur i ngrihen xhindet,
gjenden te perdorura tek Iliada qe esht shkruar 2850 vjet me pare ….!!!!???
Pra kjo gje nuk esht nje fakt i thjeshte dhe ju duhet paraqitur studjuesve nderkombetar
Esht dhe cudi se te kesh gjysmen e fjaleve te Homerit ne gjuh Shqipe dhe te mos kesh pretendime per ate veper …. ???!!
Vetem nqs shqipot e veriut e kane lexuar ne Origjinal Homerin qe atehere ne kohe te Pordhes dhe ne nuk paskemi ditur gje hic
Ketu del qe kur thote Sala me kja fol baba per camet , nuk genjen , ndaj dhe Sala ua fuste cameve sa krahu lol
Po Sala ka haruar te thote se baba i ka folur dhe per Akilin apo per Helenen qe ishte Zane mali , sipas gojeve te liga lol
Shkrim me shume fjale te huaja nga gjuha shqipe, per te cilen Prof. Cabej e shkriu tere jeten e tij te shkurter. Po te shkurter, sepse shuarja e trupit te tij filloi qysh 70 vjec dhe perfundoi pas dy vjetesh. fatkeqesi per kombin dhe gjuhen shqipe qe kumbi gjeniun e vet 28 vjet perpara kohe!
Njehere aty ne Manhatan ishin ca prifterinj Indiane budiste qe shisnin libra te budizmit
Dhe une i pyeta e njifni gjuhen Sanskrite ?
Ata me thane e njofim
Ok i thashe njerit prej tyre , me thoni si thoni Pellembes se Dores ?
Ata thane :..Pllam
Ju thashe qe ju e shqiptoni njelloj sic i thuhet ne shqipen e Veriut
Pra shqipja e Veriut esht shum prane gjuhes sanskrite qe mbahet renja e gjuheve Indoeruopiane , jo vetem per ket fjale por edhe shum te tjera
Mirpo midis ketyre fjaleve te shqipes ka disa fjale qe duket sikur jane jashte familjes Indoeuropiane
Dhe shum studjues te huaj pretendojn se keto fjale jane idioma te para indieuropianes
Problemi me Cabejn qendron se ai nuk perpiqet te gjeje lidhje dhe ruge qe cojne per nja bashkepunim dhe gershetim te iliro -pellazgeve , por e pret me shpate duke thene se nuk kane lidhje farre, dhe pike .
Kjo menyre te foluri ne Menyre Kategorike nuk esht tipike per Shkencetaret , por per mediokrit
Mendoj se studjuesit tane duhet te shpjegojn tek auditori nderkombetar se si ka mundesi qe fjale te shqipes arkaike te Veriut gjenden ne gjuhen greke Homerike tek Iliada me qindra , dhe kjo gjuhe qe nuk esht perdorur qe nga viti 850 para Krishtit ?
Dmth fjale te gjuhes qe perdor tani Sala ne Parlament kur i ngrihen xhindet,
gjenden te perdorura tek Iliada qe esht shkruar 2850 vjet me pare ….!!!!???
Pra kjo gje nuk esht nje fakt i thjeshte dhe ju duhet paraqitur studjuesve nderkombetar
Esht dhe cudi se te kesh gjysmen e fjaleve te Homerit ne gjuh Shqipe dhe te mos kesh pretendime per ate veper …. ???!!
Vetem nqs shqipot e veriut e kane lexuar ne Origjinal Homerin qe atehere ne kohe te Pordhes dhe ne nuk paskemi ditur gje hic
Se fjalet e gjuhes homerike qe kane ngjashmeri me shqipen nuk perdoren ne greqishten e sotme por as ne greqishten klasike
Ketu del qe kur thote Sala me ka fol baba per camet , nuk genjen , ndaj dhe Sala ua fuste cameve sa krahu lol
Po Sala ka haruar te thote se baba i ka folur dhe per Akilin apo per Helenen qe ishte Zane mali , sipas gojeve te liga lol
Ketu po shof qe komentuesit tip foli murit po ofendojn Moikomoin
Me cte drejt ofendojn keta deficent ?
Tema qe ka hap Moikomi esht shum e bukur dhe une do te doja qe te diskutonim per keto problemet e lashtesise dhe te linguistikes te gjithe ne forme bashkebisedimi
Te afrohej ketu edhe zoti Korkuti se ai esht kopetent ne ket fushe
Dhe nuk ka vend per sharje duhet te jemi njerez modern se jetojm ne Euroope o shkerdhata muti ,lol se po e bej si ajo Mamaja qe ju ulerinte femijeve me sa kishte ne koke :.. Pushoni se po fle babi .. Lol
se me ngritet nervat qe ofendoni Moikomin qe esht me te vertet nje njeri i kulturuar dhe i lexuar si pake te tjere midis nesh
Diskutoni or miq per temen ne fjale pa fyerje dhe oifendime se pastaj ankoheni pse nuk na fusin ne BE ? lol
Cfaredo qe te themi per Prof. Cabejin eshte pak shume pak ne krahasim me ate qe Ai meriton.
Duhet te ndihemi me fat si Komb qe kemi nje figure te tille si Prof .Cabej.
Nje shkrim nga nje autor qe nuk e njeh vepren e Çabejt.
Keta shkrues diletante albanocentriste jo vetem qe i bejne dem shkences, por manipulojne edhe opinionin publik.
Me falni, ju e quani Moikom Zeqon shkrues diletant? Duhet t’ju vije turp nga vetja, qe beni komente te tilla!
Moikomi eshtepersonalitet i gjuhes, letersise e arkeologjise shqiptare. Cdo shkrim i tij i ben vetem nder shqiptareve te ndershem e patriote kudo qe jane.
Eqrem Çabej eshte kollos i studimit te gjuhes shqipe!
Moikom Zeqo eshte kollos i kultures shqiptare!
Ajo qe me ka cuditur mua me Cabejn esht nje debat qe Cabej ka pasur me Rakip Korkutin ne lidhje me qyteterinin Amantia ne fshatin Plloce te Vlores
Ne ate debat Cabej ngul kembe se popullsia qe banonte ne Amantia ishte Helene , pra greke . Ndersa Korkuti kundershtonte dhe thoshte se popullsia qe jetonte ne Amantia esht Ilire
Aty ne debat biles Cabej e akuzoi Korkutin se po e politizonte debatin dike perdorur nacionalizma , seose sipas Cabejt te gjitha ndertimet arkeologjije ne Amantia tregonin se aty kishin jetuar Helenet
Natyrisht Korkuti e kundershtoi Cabejn , por nuk e mbaj mend ku bazohej kundershtimi i Korkutit , sepse debatin e tyre e kam lexuar kohe me pare te botuar ne Panorama
Tani doja te thosha se menyra e ardyetimit te Cabejt qe e nxirte Amantian vendbanim grek ishte shume e siperfaqeshme dhe aspak inteligjente sepse Cabej nisej nga stili i ndertimeve ne Amantia , amfiteatri etj te cilat kishin stil grek ndaj dhe ishin greke . Ky lloj arsyetimi esht shum i varfer dhe aspak i denje per nhe shkencetar te madh, sepse ne ate kohe ndertimet e klasicizmit grek ishin ne mode dhe kopjoheshin nga te gjithe popujt
Dhe natyrisht me ka cuditur mendimi inteligjent i Korkutit qe thote se Amantia esht vendbanim Ilir
Atehere kur degjova ket debat qe ishte bere nja 50 vjet me pare thashe te kerkoj ne Bibloteke dhe online per te pare kush kish te drejte
Dhe kerkova tek Appiani i ciili jep fiset Ilire dhe ne Wikipedia dhe aty pash se Profesor Korkuti kishte plotesisht te drejte
Dhe kush ishin popullsia qe jetonte ne Amantia :
Amantia ishte nje fis i vogel Ilir qe para pushtimit te Ilirise nga Roma jetonte diku ne Veti te Kosoves , mbi Mitrovicen e sotme
Mirpo kur Roma vajti ti pushtonte ky fis i vogel beri mje rezistence heroike kunder Romes . Romajet nuk po i pushtonin dot dhe kufta zgjati shum . Me ne fund Roma i pushtoi dhe Senati vendosi qe ajo popullsi te levizej nga aty dhe te internohej diku aty ku esh fshati Plloce i Vlores
Atehere Roma i ndoqi te gjithe Amantasit dhe i solli aty ne Vlore
Aty Amanrasit ndertuan jeten e tyre te re , duke ndertuar qytetin e tyre te ri me emrin Amantia dhe ndertesat , amfiteatrin , pazarin etj aty sic duket i ndertuan me stilin grek , stil i cili e budallallepsi Profesor Cabejn , por jo Profesor Korkutin
Koha esht vleresuesi me i mire i dijeve tona
Interesant esht se Internimet ne Shqiperi i paska nisur Roma , 2200 vjet me pare dhe pikerisht ne Amantia te Vlores , nga ata i ka mesuar edhe komunizmi
Porse Romaket nuk u ndalen me aq ata internuan edhe fisin e madh dhe luftarak Ilir me emrin Triballa . Ky emer esht edhe mbiemri i nenes se Skenderbeut
Dhe esht interesante sepse pjese te ketij fisi te madh Ilir , Triballa , qe jetonte dikur midis Serbise Bullgarise e Kosoves u internuan , sipas Wikipedias , edhe ne Pollog te Maqedonise .
Dhe pikerisht aty ne Pollog sic duket fisi i nenes se Skenderbeut ka qene fanatik i origjines se tij Ilire dhe e ka mbajtur si mbiemer emrin Ilir ,Triballa , dhe ata kane rezistuar gjenetikisht deri tek e jema e Skenderbeut e cila mbante mbiemrin Triballa
Pra mund te jete e jema e Skenderbeut Pasardhesja me origjinale e Ilireve nga te gjithe shqiptaret
Ne lidhje me Pellazget dhe para Iliret ka dicka te tille qe Cabej duhej ta sqaronte :
Pelkazget kane ardhur nga Azia e vogel ne Greqi reth 4 mij vjet para Krishtit sic thone zbulimet e nje arkeologu frances te botuar edhe on line
Ndersa Iliret kane ardhur ne Ballkan nga Deti Balltik ne veti te Polonuse , reth 2 mij vjet para Krishtit
Mirpo gjate kohes qe kane jetuar ne ket gadishull Iliret dhe Pellazget duhet te jene integruar tek njeri tjetri sepse ka shume fjale mga greqishtja Hometike qe jane te ngjadhme me shqipen , por me shqipen e Veriut
Ne te njejten kohe para se te vinin Pellazget ne Ballkan , aty ne Ballkan kane jetuar Hititet , sic thone Enciklopedite Amerikane dhe keta Hitite u larguan nga Ballkani per ne Jug te Azise se vogel reth 5 mij vjet para Krishtit
Esht interesant se ne nje fjalor te vogel re deshifrimit te fjaleve Hitite nga nje studjues frances gjen fjale te ngjashme me fjalet shqipe , si psh Para , mbrapa , anash etj dhe po ashtu aty gjendet dhe fjala angleze per ujin qe hititet i thoshin Vatar
Ne Bible pamjet e Hititeve jepen paksa si aziatike
Studjuesit amerikan te Bibles thone se Bibla ka gabuar sepse Hititet ishin popullsi Europiane qe ka jetuar fillimisht ne Ballkan
Ndersa une mendoj se Bibla e vjeter nuk ka gabuar Hititet duhet te kene pasir paksa tipare aziatike ….
Ndaj dhe sot shikojm ne Shqiperi dhe Serbi , Maqedoni etj njerez qe kane disa tipare aziatike
Sepse hititet nuk iken te gjithe nga Bsllkani
Nga ana tjeter do thosha se me ardhjen e Pellazgeve dhe Ilireve keta popuj jane shkrire me njeri tjetrin si popujt ne te medhenj be numer qe kane kaluar ne Ballkan be kohet para historike
Ne Legjende thuhet se Pellazgosi kur mberiti ne Greqi ne Argos , vendasit i thane se ai vend quhej Kodrat e Apianit , pastaj ky e quajti Pellazgji dhe ne vone u quajt Greqi
Fjale pellazge nuk ka, porse emri i Detit Jon eshte fjala kyc per rajonin e Balljanit sepse ajo fjale esht shum e lashte sipas legjendave greke
Dhe duke qene se kete emer Latinet e perkethyen duke e quajtur Mare Nostrum , atehere do te thote se fjala Jon esht fjale shqipe dhe aty ne ate bregdet esht fol shqip edhe para se re vinin Iliret
Pra kjo fjake kyce e Detit Jon , nuk te lejon te levizesh nga mendimi se aty ne ate bregdet esht fol Shqip qe ne kohe te Paralashtesise
Por esht edhe nje fjal tjeter qe vjen nga lashtesia Homerike dhe qe esht pjese e Shkrimit grek Libear B
Kjo esht fjala Karizmatik
Per ket fjal esht bere nje emision ket ne tv amerikan N-13
Dhe aty nje gazetare greke amerikane po fliste per Helenen e Trojes
Sipas burimeve te Lashtesise Helena e Trojes quhej Helena Karista
Nga kjo fjale Karista rodhi me vone fjala Karizmatik
Mirpo pse e kishte narre kete llagapHelena ?
Atehere gazetarja amerikane vajti ne Greqi dhe drejt e ne Miken…… ku gjendej shpirti i Helenes shperndare ne etet …
Aty pa germadhat ku kish jetuar Helena dhe sipas Historise Helena kishte mare emrin Karista sepse ne kohen kur vinte Pranvera , Helena mlidhte vajzat e Mikenes dhe ne darke shkonin be buze te detit . Aty ndiznin zjarre reth e rotull dhe benin parti dmth vallezonin e kendonin duke hedhur valle rotull nje ….. Penisi te madh artificial te vendosur ne reren e plazhit
Dhe historianet thone se ngaqe Helena bente mbremje te tilla rotull Penisit , populli i Mikenes i kishte ngjitur Helenes llagapin …. Karista
Si i thoni me shqip ju more shoke Penisit ?
Me duket se i thoni Kar
Ne fakt kane kaluar 3850 vjet dhe ketyre lloj femrave ne Kohen Luftes se Trojes ju thoshin Karista
Ndersa sot ne Vlore ju thone Kartore lol
Nuk paska ndryshuar shume megjithse kane kaluar mijera vjet , porse llagapi i Lashtesise Karista tingellon shum bukur
E pra kjo fjala Karista ka ardhur qe nga Koha e Mikenes dhe sipas studjuesve moderne te linguistikes esht njera nga dy fjalet e vetme qe vjen ne menyre re sakte nga shkrimi Linear B dhe ndihmon per gjuhen qe esht folur ne Mikene ne ate kohe , sic i shpreh gazetarja amerikano- greke
Fjalen tjeter nuk e di kush esht
Une ket histori e kam ne video dhe doja tja jepja ndonje studjuesi shqiptar sepse kjo histori hedh drite mbi gjuhen qe flitej atehere Dhe zberthen Shkrimin grek linear B nepermjet gjuhes shqipe
Moikom Zeqo, idhulli i gazetes “Dita”, eshte nje idiot qe “noton” ne detin e fjaleve te medha, qe i perdor vend e pa vend, dhe nese shkrua vetem per mbijetese (per honorare)
i falet. Por, kryesorja pse shkruan, po te keni durim dhe t’i lexoni budallalleqet qe shkruan, do te kuptoni jo vetem se eshte i papergjegjshem nga ana ana shkencore (sic shkruan nje komentues me te drejte) por edhe qe vdes per PROTAGONIZEM mediatik. Nuk ka faj! Ka marre per se koti qe kur E. Hoxha vleresoi si “shkencetar i te ardhmes, arkeolog, etj”ne nje mbledhje te Sekretariatit te K. Qendror te PPSH-se, pastaj Pirro Minguli (nje idiot me brire, qe cdo tre muaj shkruan per “galaksine krijuese te shkrimtarit, poetit dhe enciklopedikut me fame boterore Moikom Zeqo, etj etj. Me vjen keq per kohen qe humba por, me se fundi, pashe qe ka akoma plot njerez qe nuk e hane sapunin per djathe.
Agimi
Sa turp o kafshe, se nuk mund te jesh njeri.
Po te kishe vertete emrin Agim, nuk do te ishe kaq perendues me nje injorance te pashoqe.
Nderim e respekte per Moikom Zeqon dhe gjithe kontributin e tij! Te lumte, Moikom Zeqo, qe vlereson e respekton kontributet e dhena nga studiues si Eqrem Cabej!
Te ndjekim gjithnje kur shkruan, sepse je nga te paktit njerez qe kontribon me profesionalizem ne historine e kulturen e popullit shqiptar. Urojme te kontribosh sa me shume, sepse na ben te gjitheve krenare.
Per fat te keq ka njerez, si personi qe sipershkruan, te cilet turperojne vehten dhe kombin.
Sapunin per djathe apo te marresh djathin per sapun. Ti qenke kokrra e injorantit.
Nuk arrin dot te kuptosh keta dy gjigante qe jane Eqrem Cabej e Moikom Zeqo!
Kjo eshte politika qe ndjekin nje takem njerezish pseudointelektuale: ” kacavirren pas figurave te medha per te vene ne pah veten”. Fatkeqesi qe shqiptaret e njohin kaq perciptazi vepren monumentale te Cabejit.
Moikomi eshte personalitet i Kultures Shqiptare. Shume bukur kur nje personalitet shkruan per nje personalitet te madh.
Te lumte, o Moikom Zeqo, qe kontribon me devotshmeri per kulturen e historine tone!
Komantuesi Rajmond!
E mban veten te ditur dhe shqiptar. Je filogrek-sllav dhe tinsare i ndyre, qe ke lene bythen si greket tek ruset.
Te paguajne per rrenat e tua si komentues per te irrituar shqiptaret. Je lavire russo-gre qe hedh mut me kova mbi koken tende.
Po simore mut i pa perpunuar ne stomak si dhe gjithe raca jote, shqiptaret paskan ardhur nga Azia. ta ka thene Putini APO Zipras kete.
Rapsodi shqiptare e thot ne kengen e tij qarte.
” Se ne shqiptaret jemi ketu qe kur njerzimi filloi te flasi”…………………..
Po ku ta dish ti dhe disa komentuas te te tjre ketu Sllavo-greko-turk ne web, qe nuk keni fare te beni me historine e ketij vendi, SEPSE NUK JENI SHQIPTARE.
Kur nuk ke trashgimi familjare dhe vlera kombetare qe edhe ne shqiptarve te na barazosh me racen tende qe eshte e destinuar te deshtoje, keshtu e vetmja inteligjence eshte te trillosh.
Komentuesit Rajmond i rofsh toopet o Komentusi idiot Tom ,or trap qe nuk di te lexosh
Me ato qe shkruaj une aty , ate po them qe ne Ballkan esht folur gjuha Shqipe qe ne kohen kur kane qene Hititet
Sepse duhet thene se Hititet jane popullsia me e lashte e Ballkanit
Pasi historianet thone se 5 mij vjet para Krishtit Hititet ishin ne Turqine jugore dhe ne Siri ku u ndeshen me Faraonet e Egjyptit
Porse Enciklopedite thone se ata para se te shkonin aty ne jug te Turqise kishin jetuar ne Ballkan
Dhe ne te njejten kohe duke pas parasysh se emrat e deteve jane shume te lashte , nisur nga emri i Detit Jon , tregohet se ne Ballkan esht fol gjuha shqipe qe ne kohe te pa imagjinueshme , ne kohe te babaqimos lol
Mirpo ca historiane e lidhin emrin e detit Jon me Jonianenderkaq Jonianet jane nje fis i Ardhur nga Azia e vogel , njelloj si Pellazget , sic thote Herodoti dhe jane ne fakt fis Pelllazg
Athere edhe mbi bazen e ketij arsyetim del se Pellazget kan folur shqip
Ne te njejten kohe nje studjues Ilirolog gjerman thote se emri i detit Baltik esht emer Ilir dhe ka lidhje me gjuhen shqipe
Dhe duhet te jete shqip se aty jetonin Iliret ne paralashtesi
Por historia nuk esht per ty i kokeqyp
Per ket kohe qe flas une nuk kishte grek e sllave , ndersa Iliret ishin bashk me Pellazget
Edhe mos mos me ruj shum trapin mua shkerdhat muti , se perpak desh te shava
Sipas teje more mut i mutit -qe tka bere!
Na i sjelll verdall neper Azi shiptaret dhe na thua qe kane ardhur prej andej ose prej ketej.
Shqiptaret as nuk kan shkuar, por as nuk kan ardhur.Ata kan qene gjithmone si atje dhe ketu ne Shqiperi dhe Ballkan dhe Turqi ne tokat e tyre..
Troja (Trojet tona)
Jon (Deti Jon)
Ballkan (Kan Ballkanin, ose kann, jan Ball, perball) etj.
Meso coban! Se kush jane Albionet -dhe pastaj bej komente per aziatiket e tu.
Shko lexoi librat e Putinit dhe te Zipras, sepse ato qe lexon ti jane perbetimet e antishqiptare.
Turaniket e qelbur qe pushtuan Azine e vogel, na kann lene klyshet e tyre ktu, mer te qifsha robt.
Plre antishqiptare, pa shtyll kurrizore!
Ty Tom , te shkerdhefsha motren , gruan , cupat dhe gjithe fisin ne cdo vrime te trupit ok ?
Lopthi sa per dijeni se ky esht stili ku une i bej femrat per qep e kripe sipas Loles qe ishte shum femer shkerdhat
Dhe se mos harroj pasi te kem mbaruar pune , do ju dhjes me mut ne ver te gopit , ne menyre qe te mos lindin me nga soji juaj i deficenteve me shpirt akrepi
Ok , besoj se kaq te mjafton , o bajge
Te na foli autori i artikullit , por nuk mund te perdoret gjuhe me edukate kur flet me krijesa te shpifura si pune ketij bajges me llagapin Tonm
Falenderoj Moikom Zeqon per gjithshka shkruan per Eqerem Cabej, kolos te gjuhes shqipe.
Me duket se komentuesja Linda, eshte Lida, e shoqja e Moikomit. Cfare gallate!
@Raimond Vlonjati! Personalitete si ty i duhen shkences shqiptare,sidomos atje ne SHBA.Atje ne SHBA jetojne shume greke qe mbushin tavolinat e dasmave,lokalet,zyrat e administratave me lloqe te tipit:Te gjithe gjuhet e botes rrjedhin nga greqishtja;,historine e keni prej grekeve,Demokracine e keni prej grekeve,kur ju te tjeret jetonit neper peme, I gjithe ballkani ka qene banuar prej grekeve,Iliret kane qene greke,epirotet pa dyshim,Alexandri i madh ka qene grek,po ashtu edhe Pirro Epirit,;Shqiptaret i kane sjelle turqit ne keto ane, etj,etj.Kur ndeshte ne te tille polemizues,Cabeu i madh,ngrihej nga vendi dhe i largohej ballafaqimit dhemb per dhemb me injorancen e sigurte ne argumenta “shkencore”.Po aty kur terhiqej Cabej,hyn ne fushe Raimond Vlonjati.qe i argumenton “shkencerisht” polemizuesit grek se Shqiptaret jane me te lashte se grekerit ne ballkan,se edhe pellazget kane qene shqiptare,se edhe Hititet shkuan ne Azi nga Shqiperia,se nena e te gjitha gjuheve indo-europjane,sanskrishtja,lidhjen me te afert e ka me shqipen gegerisht;se edhe ILIADA e HOMERIT eshte shkruar fillimisht ne dialektin e shqiptareve gege,,prej andej e kane marre greket ketu e 3850 vjetr me pare,se edhe fjala Karizmatik nuk ka te beje me italishten -caro=i dashur,por me penisin e shqiptareve,qe greket e lashta e kishin dobesi etj.Aty ku nuk bejne pune argumentat e Cabeut,hyn ne loje Raimond Vlonjati,i cili nuk i shmanget polemikes dhemb per dhemb me te ngjashmin grek.Per kete i duhen shqiptarise personalitete si Raimond Vlonjati,sidomos kur jane me banim ne Greqi,ne SHBA dhe ne Evrope.
O demo , pse vuan kaq shume o lumadhi ti ?
Une nuk them qe pellazget jane shqiptare , apriori , por del indirekt prej fjales se Detit Jon
Ti kundershtoje me argumenta , nuk ka nevoje te besh ironi kinezi
Psh Cabej thote qe nuk ka lidhje midis ilireve dhe pellazgeve
por lidhje te Ilireve me pellazget Patjeter ka pas se kane jetuar bashkarisht ne te njejtin te kohe dhe ne te njetin rajon per nje kohe shum te gjate
Dhe Jonianet jane popullsi jo greke ne fillimet e tyre kur erdhen nga Azia e vogel sic thote Herodoti
Aq me teper pastaj , Nuk mund te jesh kategorik per dicka qe ka ndodhur ose nuk ka ndodhur 4 mij vjete me pare
Megjithate une shpreha mendimin tim , pa ofenduar
Sa per Hititet , e thote Enciklopedia Americane Collins qe Hititet kane jetuar ne Ballkan para se te shkonin ne Azine e vogel e ne Siri
Pra ngule ne koke nuk esht shpikja ime , por e thone Enciklopedite perendimore qe Hititet ishin nje popullsi europiane e cila jetonte ne Ballkan para se te shkonte ne Azi te vogel
Dhe shkrimet hitite jane deshifruar tani vone me duket
dhe une lexova vete ate librin e studjuesit frances qe kish bere deshifrimin e disa shkrimeve hitite , dhe aty pash qe kishte fjale te ngjashme me shqipen sic kam thene me lart
Biles do vete ta kerkoj ate luber dhe po e gjeta do i fotokojoj ato faqe dhe ti sjell ketu tek Dita
Ndersa ajo fjala Kariznatik ka shum rendesi per Dhkrimin Linear B grek , sepse akoma dhe sot ka dyshime qe ai shkrim nuk esht ne gjuhen greke
Dhe une mendoj se ajo fjale esht kyci i atij shkrimi sepse vete studjuesit e huaj thone se ajo fjale ka ardhur e pa prekur qe nga koha e Mikenes kur jetonin Akejte
Nje falenderim per gazeten Dita qe boton shkrime te njerezve te shquar per personalitetet e kultures sone. Bravo Moikom Zeqo, qe din te analizosh e te vleresosh kontributet e dhena ne kulturen, gjuhesine e historine e Shqiperise sone te dashur.
Kam qene student i profesorit te nderuar Eqrem Cabejt. Ligjeratat e tij per gjuhen shqipe, per historine e gjuhes sone, per marredheniet e shqipes me gjuhet indoeuropiane ishin dhe kane mbetur edhe sot margaritare te shkences se gjuhesise dhe ndjehem krenar qe kisha fatin ta degjoje fjalen e gjalle te prof. Cabejt.
Nuk marre guximin dhe as qe mund te behet fjale qe UNE ,”injoranti” i gjuhes time shqipe te sugjeroi kolloset e mdhenj te saj !