Nga Bedri Islami
Njerëzit e duan të kaluarën dhe kundër kësaj dashurie askush nuk mund të bëjë asgjë. Çështja e vetme është se si e sheh të djeshmen, e cila, herë pas here ka lidhje vetëm me ty e herë të tjera është shumë më e gjerë se kaq.
Kjo ndodh edhe atë të kaluar që është shumë më tepër se sa vetjake, e që është pjesë e kombit dhe e historisë së tij, si ishte Lufta nacional Çlirimtare.
Përdallimi mes asaj të vërtete që përjetojnë disa e të vërtetës tjetër që përpiqen të ringrejnë të tjerë, nuk ka të bëjë vetëm me perceptimin, por edhe me përjetimin.
A ishte Balli Kombëtar një organizatë nacionaliste apo thjeshtë një pjesë kolaboracioniste e ndarjes së botës në mesin e shekullit të shkuar; mëtoi ajo të ringritë kombin apo përmes idesë së kombit kërkoi ringritjen e emrit të tij; ishte progresive në një kohë të caktuar apo në lëvizjen e saj fshihej enigma e copëtimit të mëtejshëm të kombit?
Deri në fundin e vitit 1990 askush nuk i ngriti këto dilema, qoftë edhe thjeshtë nga fakti se fitimtarët, dhe ata dihej se cilët ishin, kishin të drejtën e përdorimit të maksimës, “ fitimtarët nuk gjykohen”, që të shkruajnë edhe historinë, ashtu si nga ana tjetër, të humburit, ballistët e legalistët, kishin të drejtën e heshtjes, qoftë edhe për të marrë veten nga gjithë ajo që kishte ndodhur në jetën e tyre.
Shumica e atyre që u bënë elita drejtuese e Ballit kishte qenë armike e Zogut, dhe, pas dhjetorit të vitit 1924, kishin emigruar. Disa në Vjenë e më pas në Paris, disa në Zara, disa në rrethinat e Lionit dhe të Brukselit. Pak prej tyre, si Mit’hat Frashëri, kishin qëndruar në Tiranë. Kishin qenë figura të njohura të politikës, disa nga ata kishin pasur merita në ngritjen e shtetit të parë shqiptar pas aq shekujve, opozitarë apo qeveritarë në atë periudhë të shkurtër 12-vjeçare, që nga nëntori i vitit 1912, por që ishin mundur keqas nga Zogu, i cili, jo vetëm politikisht, u kishte thyer brinjët.
Për 15 vite me radhë kishin pritur ditën e tyre të hakmarrjes politike. Por kishin bërë një lëshim të madh politik e kombëtar, që do i ndiqte më pas në jetën e tyre: për 15 vite radhazi shumica e tyre ishin paguar, jo pak, por për një jetë të rehatshme pikërisht nga qeveria serbe. Duke e ditur nepsin e tyre për një jetë komode, “politikë madhe” pa rrezikuar, qeveria serbe u kishte ofruar menjëherë jetesën e duhur, dhe, nëse ka një njeri me mend që mendon se 15 vite varësi ekonomike,e jo vetëm ekonomike, ndaj një qeverie agresive serbe, nuk të bën raja, ai qoftë. Kjo nuk ndodhi me të dëbuarit e zakonshëm, por me elitën e politikës balliste, që nga Ali Kelmendi e deri tek Sejfi Vllamasi; ndërsa pjesa tjetër, e prirë nga Mustafa Kruja, duke mos i mjaftuar çorba serbe, shkuan e gëlltitën edhe supën musoliane.
Kjo elitë erdhi në Shqipëri pas bajonetave të 7 prillit, erdhi si vazhduese e një pushtimi klasik, dhe, dashje pa dashje, u bë pjesë e këtij pushtimi. Unë mendoj se u bënë me dashje, pasi shpirti u ishte lodhur nga mërgimi, por edhe sepse tani , pas 15 viteve rajizëm, ata kishin gjetur qerren e duhur për vegjetim. Ata, si askund tjetër, u bënë qeveritarë, kryeministra e ministra, anëtarë të Këshillit të Lartë Fashist, ndërtuan xhandarmërinë nën hijen e pushtuesit, u bënë kallauzë të tyre dhe , kur u është kërkuar, u bënë dora e krimit.
Të mos u vësh pushkën këtij llagami bën tradhti kombëtare. Ata, që në kohë paqeje, pas luftës, kërkojnë dialog, marrëveshje, kompromis, apo si quhet sot, konsensus, nuk e dine të vërtetën se lufta është mizore, paqja është budallaqe.
Fati më ka sjellë të jetoj në një familje të lidhur me luftën nacional çlirimtare. Megjithëse familje e njohur, Gjylbegajt, ata e kishin lidhur vetëm me djalurinë. Gjyshi i asaj shtëpie, Muharrem beg Gjylbegu, kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës, dhe në një kohë të vështirë, gjatë rrethimit serbomalazez të Shkodrës, do e thërriste një ditë nipin e tij, Naim Gjylbegun, dhe do e pyeste, përse ai, nga një derë e tillë ishte lidhur me luftën. Ai kishte gjithçka. Nipi iu përgjegj se nuk kishin lirinë dhe se, pas luftës, të gjithë do të jetonin të lumtur. Gjyshi i dha të drejtë dhe megjithëse vdiq disa muaj më vonë, ai nuk pengoi që në atë shtëpi të madhe të strehoheshin që nga Enver Hoxha e deri tek Vasil Shanto. Po në atë shtëpi, dekada më parë kishin qenë miq edhe Gjomarkajt. Pikërisht këto Gjomarkaj, në fundin e gushtit të vitit 1944 rrethuan pesë djem të rinj, më shumë agjitatorë për luftën se sa vetë luftëtarë, por të sprovuar në disa beteja, ku kishin qenë edhe drejtues. I mbajti të rrethuar 6 orë në zallin e tharë të lumit të Vigut. Pa u dhënë kush një pikë ujë. Nuk u tha asnjëherë se jemi miq, jemi vëllezër, ejani të bisedojmë, vendin e kemi të përbashkët, bindjet le ti kemi ndryshe. Sepse në luftë askush nuk arsyeton si në paqe. Dhe pas gjashtë orëve, megjithëse e dinte se cilët ishin të rrethuarit, i vrau barbarisht, urdhëroi që askush të mos guxonte t’i varroste, të kalbeshin në vapën e gushtit, dhe në darkë shpërbleu sejmenët e tij vrasës. Njiheshin Markagjonët si nacionalistë, megjithëse jo shumë vite më parë kishin krijuar, nën pushkët serbe, “Republikën e pavarur të Mirditës” dhe ishin shpallur princër.
Kur lajmi arriti në Shkodër u tha fillimisht pikërisht ajo që mendohej nga “nacionalistët”, njëri kishte shpëtuar, duke tradhtuar shokët, ky ishte Naim Gjylbegaj. Dhe kur dy nga burrat e shtëpisë po niseshin për të vrarë nipin e tyre, sepse nuk ishte derë e mësuar me tradhtinë, erdhi mandata, që në fakt ishte lehtësim.
Kaq seriozisht e kishin luftën këta njerëz, si mundësi lirie, sa që nuk kërkuan asgjë prej saj. E dinë ballistët e sotëm, që dikur rropën Shqipërinë se çfarë punoi pas luftës nëna e Naim Gjylbegajt: thjeshtë ndihmës kuzhiniere. Nuk kishte punuar kurrë në jetën e saj, kishte pasur gjithnjë hyzmeqarë në shtëpitë e tyre, por, duke dhënë gjakun e bijve, pranuan sakrificat.
Pak ditë pas vrasjes së Naimit, pikërisht ballistët “nacionalistë” rrethuan shtëpinë e madhe të Gjylbegajve, arrestuan këdo që ishte aty, dhe, si “konsensualë” rrugës për në kampin e përqendrimit në Prishtinë, vranë Eljazin, djalin e Muharrem Begut, që sapo ishte bërë babë. E bashkë me të, vetëm nga Shkodra, vranë dhjetra të tjerë, shumica në lulen e rinisë. Askush nuk i pyeti se çfarë duan, çfarë kërkojnë, nuk u tha askush “Ejani të merremi vesh”. Ishin 104 të pushkatuar, që “nacionalistët” ua dorëzuan gjermanëve, sepse ishin “armiq”.
Në Shkodër udhëheqës i Rinisë Komuniste ishte Esat Gjyli, nga dera famëmadhe e Mehmet Gjylit, mbrojtësit të Ulqinit, së bashku me Mehmet Becin. Djalë i hijshëm, gjimnazist, por edhe nipi i Sulço Begut, nga vinte nëna e tij, Sabrije Hanmi. Njëri, daja, ishte komandanti i Ballit, një figurë që deri asaj dite ishte ndarë me gisht për burrëri dhe dashuri për vendin. Ai u çoi fjalë nipave, sepse vëllai i Esatit, Arif Gjyli, ishte sekretari organizativ i lëvizjes komuniste, më pas sekretar politik, njeriu që , megjithëse deputet i Shkodrës në vitin 1946, do lexonte në emrin e deputetëve të Vlorës, propozimin për shpalljen e Shqipërisë Republikë, se, ai, si komandanti i Ballit, në se do i zinte, do i vriste. Ishte fillimi i vitit 1942. Ne tetorin e atij viti ai vërtet vrau Esatin, e rrethoi në mesin e qytetit, nuk i bëri thirrje për “konsensus”, por, pa asnjë dhimbje, xhandarët vendas, e vranë. Lejuan vetëm tri veta në varrim: nënën e tij, dy motrat, njëra nga të cilat nëna e Naim Gjylbegajt dhe gjyshja ime. Mbi kokën e të vrarit u vendosën pushkët dhe Sabrije Hanmi, duke ua larguar pushkët u tha “mos u trembni, tani e vratë”.
Komandanti i Ballit tjetër, disa muaj më pas, pasi kishin zënë të plagosur Faik Dibrën dhe Rifat Mujën, i nxori në mesin e qytetit, “trimat” e tij i pushkatuan, por shpirti nuk u doli. Atëherë “konsensuali” i ballit, duke parë se aty pranë po ngrihej një ndërtesë, u tha njerëzve të tij” mbushjuani gojën me çimento, unë po shkoj të pi një kafe, kur t’u dalë shpirti, më tregoni”.
Kushdo që ngrihet në luftë mendon edhe për pushtetin. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe nuk është një zgjedhje specifike shqiptare. Por në Shqipëri ka ndodhur që ata, të cilët, ishin gjakësisht kundër luftës çlirimtare, deshën të jenë edhe pushteti i lirisë.
Kur e mësuan se “djelmuria”, si talleshin mes tyre, ashtu si e kishte pasur seriozisht luftën, e kishte seriozisht edhe pushtetin, ikën pas armatës gjermane.
Faji i tyre është njëri nga më tragjikët e kombit. Nëse ata, “liberatorët” do të kishin bërë thirrjen për bashkim për luftë, para se të bëhej kjo nga komunistët, pra, nëse ata do të ishin vërtet balli e jo bishti i luftës, gjërat do të kishin ndodhur krejt ndryshe. Do të kishim pasur të paktën tri ndodhi historike: do të kishim qenë në vendet që natyrisht, përmes luftës, të ishim pjesë e botës perëndimore; do të kishim pasur një rrjedhë ndryshe të historisë kombëtare përtej Shqipërisë së vitit 1912, e së fundi, nuk do të kishim pasur vitet pasuese të një lifte që ende sot vazhdon mes barrikadave e jo përmes mendjes.

Nje rrefim autentik, pa zbukurime, me fakte dhe emra konkrete. Kjo eshte e verteta, Andrea Stefani, jo ajo qe shkarravit ti. Shapi nga sheqeri duhet ndare dhe, po te mos e bejne kete intelektualet e ndershem te ketij vendi, nder te cilet une deshiroj te te perfsahij edhe ty Andrea, kush duhet ta beje. Faleminderit Z. Bedri per te vertetat qe shtjellon, te cilat duhet te kthjellojne mendjet e krimbura nga mllefi.
E dashur “Dita”, në kete shkrim te z. Bedri Islami, me titull “Balli apo Bishti”, mendoj se ka një lapsus në lidhje me emrin e njërit prej elitës balliste, ku cilësohet si i tillë Ali Kelmendi, i cili, në të vërtetë, ka qenë militant komunist, anëtar dhe i dërguar i Kominternit. Ka të ngjarë që autori, në vend që të cilësonte Ali Këlcyrën si eksponent të BK-së, ta ketë ngatërruar pa dashje me Ali Kelmendin. Ndodhin lapsuse kësodore, për më tepër, kur të dy këta protagonistë janë adashë dhe mbiemri u fillon me të njëjtën shkronjë: “K”, ndonëse të dy u përkisnin dy rrymave krejt të ndryshme politike. Me respekt për ju dhe autorin nga Agim Likaj.
Tradhetare quheshin dhe quhen nga xhihadistet komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk eshte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.
Per ke popull shkruan!?
Ne kete vend pas 25 vjet gjenocid nuk ka me shqipetare .Shumica jane Serbe,muxhahedine e KoQevare qe dikur quheshin kosovare qe nuk flasin shqip por serbisht si dhenderri Sali e djali Sllobodankes Xeni ku nuk dine ta shqiperojne shkronje ‘Ç’ me te cilen fillon edhe emeri i ‘BABAIT’ te gjuhes shqipe Çabejit ata alabakun Kaçi e shqipetojne KA QI!
Po ti o B.I je komunist e kaluar komunistave,prandaj mos shkruaj kot se nuk ti marin per baze.Mire ballistet paskan ngrene pula dhe nuk I linin te shtoheshin,po partizanet cfare hanin?E quan vehten per intelektual.Turp.Une di qe kur vrane IsaTosken ne Fier qe ishin te dy formavionet dhe te vrare pati nga balli dhe jo nga partia juaj,por mallin e vjedhur,ku e coj partia/Ke pyetur ndonjehere.Nuk ja u shperndne atyre qe ju a kishin grabitur,por e couan ne Skrapar.Nuk e di cfare roli luan ti ne keto gjera,por prit ehe ca se ka njerez akoma gjalle qe dine historine e jetuar se si ks vepruar njeri apo tjetri.Te shkruash romane per bemate parties tende.
a e ke parasysh kush ishte isa toska??
ke ndonjë fakt që hedh posht këto që thotë islami??
nu po interpreton asgjë po ti jep të pastra dhe të sakta!!
Thojini Andrea Stefanit dhe gjithe rroberve te balli-fashizmit, qe ta lexojne me kujdes kete shkrim dhe po munden ta konspektojne qe te mos lehin si qener pa zot.
Thashe ta konspektojne se tipa si Stefani, Besim Ndregjoni, Uran Kostreci dhe Uran Butka dhe plot te tjere si keta pulaxhinj apo bije pulaxhinjsh dhe kallauze te psuhtuesit, edhe pse sot derdellisin dhe shpikin histori me gjithfare trillimesh, kane qene ata qe kan studiuar dhe konspektuar veprat e Enverit, se me to bene shkolle dhe kariere, ndryshe nuk do tu gjendej sot as nami dhe as nishani.
Babaxaret e kombit dhe jo baballaret, kane qene personazhe qe e kane marre kete emertim me bekimin jo vetem te kishes por dhe politikes serbe. I tille ishte Ahmet Zogu, te tille ishin ata qe e ndoqen pas por dhe kundershtaret e tij te salltaneteve dhe jo te politikes se tij shtypese dhe antishqiptare.
Krimet e ballisteve, legalisteve dhe gjithe organizatave tradhetare, krijesa te fashizmit, jane te tilla qe edhe me teper se pese shekuj te roberimit otoman, nuk mund te harrohen dhe aq me pakt te neglizhohen apo tolerohen.
Te tolerosh krimet e kesaj kategorie tradhetaresh dhe kriminelesh, as me pak dhe as me shume do te thote qe te behesh pjese e bashkepunetoreve ne vrasjet, burgosjet, internimet dhe torturat ne kampet e perqendrimit nazist, djegiet dhe shkaterimet te kryera nga pushtuesi me ndihmen dhe pjesmarrje e drejte perdrejte te babaxareve delenxhilere dhe tradhetar te kombit.
Shkrimi i zotit B. Islami nuk eshte vetem nje rrefim i ngjarjeve reale te ndodhura ne kohe reale, por eshte nje ridemaskim deri ne çjerrje perfundimtare te maskes nacionaliste te ketyre pseudoatdhetareve qe per interesat e tyre bashkepunuan jo vetem gjate luftes me okupatorin por dhe pas saj me gjithe armiqte shekullor kunder Shqiperise dhe popullit shqiptar.
Balli JO por taman e ke gjete bishti , dhe nenbishti te gjithe ato qe mundohen ti japin vlera antivleres .
Mjerisht, Bedri,
paragrafi juaj i fundit e rrezon komplet tere logjiken prej vocrraku te varfanjakut te legjendes migjeniane…
Por ti mohon, se ashtu ta kane mesuar (si ne te gjitheve-por ti vazhdon ta besosh edhe sot e kesaj dite ate mashtrim…), por Balli i pari e ofroi tryzen e rrumbullakte, komunistet e pranuan, por erdhi porosia nga serbet dhe nisi vellavrasja ne Vlore, atje ku shkuan emisaret e Veriut…
Si ka mundesi te flasesh per besnikeri dhe burreri nga komunistet, kur pak kohe me pare, hidhje dyshime ndaj fatit mister te babait tuaj, ti qofsh…
Si s’e thua dot shkoqur: mbetem ne Lindje, mjerisht, te varfer, pa dinjitet, viktima te sllaveve, kolaboracioniste te ideologjise komuniste, kur…do kishim qene te Perendimit…?
Dhe, te lutem, Bedri, pergjigjmu drejte: Per ku moren arratine nacionalistet shqiptare? Te gjithe per ne Perendim, apo jo?! Me thua dot qe ndokush prej tyre u nise per ne Lindje?!
Ja kaq, le t’ja themi njeri tjetrit dhe te bjere shpirti rehat…
Se cfar do te thuash me shprehjen ‘pse nuk shkuan ne lindje por ne perendim’ vetem ti ndoshta e kupton sepse ata hiken sepse ishin koshiente per ate qe kishin bere.Bashkepunimi i tyre nuk ishte thjeshte se lufta do te mbaronte dhe nazifashistet do te hiknin ne shtepi sepse hikja do te thoshte humbje dhe ata ishin aq te zgjuar qe te mos beheshin pjese e te humburve, por ata ishin te sigurt qe nazifashizmi do te sundonte boten dhe do te ishin fitues ne perandorine sunduese te botes. Edhe ne perendim ku shkuan te gjithe kane kaluar neper gjykata per te vertetuar qe nuk kane qene bashkepunetore te nazizmit qe nga Qazim Mulleti Xhelal Staravecka Markagjonet, Merlika e te tjere aq sa amerika nuk ju jepte vize si bashkepunetore te fashizmit
Faleminderit Bedri Islami per kete rrefim te vertete dhe emocionues.
ISA TOSKA KRYEKRIMINELI I SHQIPERISE SE MESME. DONI TA QUANI PATRIOT APO DESHMOR?PYETENI NJEHERE NIPIN E TIJ ENKELEID ALIBEAJ.
Ah moj Mary sa e mare tregohesh,po ku do te shkonin tradhetaret ne lindje,kur mbare lindja luftonte nazi-fashizmin.Larot e ballit ndoqen nazistet te luftonin clirimtaret e botes moj narciste e lindur(Intelektuali)apo raca e tij.Futuni ne teme o race e qelbur qe tradhetine e djeshme doni ta lidhni me demokracine e sotshme.Megjithate do te te kaloje edhe ty si tere races tuaj te poshteruar nga historia.Ngushellime.
Nuk ka vend pwr pyetie; “BALLI apo BISHTI” z.Islami.Ata,( pra “Balli”me pasuessit e tij),ishin BISHTI dhe “Bishti i qenit”.
Te tjerat,pos sa thoni Ju, ua ka thwne Guri Shyti nw komentine tij konciz, sa pasuesit pas tij.
Paci miresi pwr penen tuaj atdhetare z.Bedri Islami.
Guri Naimit D.
njihet boterisht qe jemi popull mercenar ,dhe i ndare ne fise veriore dhe jugore si indianet e amerikes ,edhe sot qe flasim vazhdon e njejta sage dhe pritshmeri,nuk ja vlen kurresesi te moralizosh sepse eshte absurd
Te c’nderuar zogollinj e zogollesha intelektuhale!
Shapi nga sheqeri eshte ndare njehere e mire pergjate dhe pas LANC, prandaj e keni te kote qe qurraviteni neper forume sot pas 70-viteve.
Se c’ishte BISHTI KORBETAR, ate me mire se kushdo historian tjter e ka pershkruar i ndjeri Kristo Frasheri ne analizat e shumta te tij. Ja se c’shkruan ai nder te tjera ne njeren prej tyre:
Balli Kombëtar hyri që në shtator 1943 në kompromis me qeverinë kuislinge të Tiranës, e cila i lejoi repartet balliste të qarkullonin lirisht në qytetet e vendit me kusht që të mos prekeshin as ushtritë hitleriane, as administrata kuislinge. Për më tepër, gjatë dimrit 1943-1944 repartet balliste bashkëpunuan haptas me ushtritë hitleriane në operacionin ndëshkimor që ato ndërmorën kundër ushtrive nacionalçlirimtare. Përfundimisht, në pranverën e vitit 1944 Fronti Nacionalçlirimtar, doli nga operacioni i dimrit me autoritet të padiskutueshëm, kurse Ballin Kombëtar e pushtoi procesi i shpërbërjes. Edhe Lëvizja e Legalitetit, e cila ndonëse nuk bashkëpunoi me ushtritë hitleriane, por vetëm me administratën kuislinge, shkoi drejt shpërbërjes. Kështu, Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili i qëndroi besnik luftës patriotike që nga fillimi e deri në fund, ka meritën se më 29 Nëntor 1944 e çliroi përfundimisht Shqipërinë e robëruar dhe rimëkëmbi pavarësinë e Atdheut.
Pershendes Bedriun per sjelljen e faktevee te tjera, teresisht te besueshme e me persona reale qe i kane perjetuar mbi shpatullat e tyre bemat e tradhetareve te kombit.
Ja edhe ca fakte per kete bishtin e qenit qe tregojne fytyren kriminale te kumandarit:
Faktet në lidhje me veprimtarinë e Enver Hoxhës po i rendisim më poshtë.
1. Enver Hoxha ka qenë përgjegjës, si anëtar i Komitetit Qendror Provizor të PKSH, për aktet terroriste të kryera nga komunistët e Gjirokastrës, si pasojë e të cilave u vranë 11 persona dhe u plagosën 5 të tjerë. KQP u vendos në dijeni për këto krime, të cilat atij i prezantoheshin si suksese, më 14 nëntor 1942.
2. Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për pushkatimin e gjashtë xhandarëve të marrë rob nga Brigada I te postkomanda te Varri i Bamit në Tiranë. Ai është vënë në dijeni nga Gogo Nushi në tetor 1943 për vrasjen e xhandarëve, dhe po brenda atij muaji i ka kthyer përgjigje se vrasja e tyre ishte direktivë e PKSH. Nushi ishte shprehur kundër këtij akti (Xhandarët ishin shqiptarë, forca të ruajtjes së rendit, plus që, pasi u kapën robër ata duheshin trajtuar si robër lufte).
3. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për pushkatimin e 130 robërve italianë (i vranë për t’u marrë rrobat) në Orenjë, në tetor 1943, dhe 63 robërve ballistë në Matjan të Lushnjës. Për këto krime, Shtabi i Përgjithshëm është vënë në dijeni nga autorët kryesorë të këtij veprimi: Mehmet Shehu dhe Tuk Jakova, komandanti dhe komisari i Brigadës I, më 29 tetor 1943. Në korrespodencën me Shehun, Enver Hoxha nuk i përmend më italianët e masakruar, megjithëse vrasja e robërve ishte krim lufte. Për fshatarët myzeqarë, ai i tërheq vërejtjen Mehmet Shehut, në letrën e 5 nëntorit 1943, por duke e trajtuar çështjen si një problem politik dhe jo si një krim. Sipas tij, fshatarët s’duheshin vrarë se ashtu mbillej urrejtje në popull ndaj ushtrisë partizane, jo se vrasja e tyre ishte krim lufte. Për këto krime nuk u ndëshkua askush, duke u inkriminuar kështu gjithë Shtabi i Përgjithshëm, anëtar dhe komisar i të cilit ishte dhe Enver Hoxha.
4. Enver Hoxha është urdhëruesi i vrasjes së partizanit Tele Baçit, pjesë e batalionit “Reshit Çollaku”. Më 24 mars 1944, ai i shkroi Tuk Jakovës: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, t’i bëni gjyq dhe ta pushkatoni”. Dhe ashtu ndodhi.
5. Enver Hoxha ka përgjegjësi për grabitjen (shiko ligjin për grabitjen dhe plaçkitjen e pasurisë) e 400-500 kokë bagëti në fshatin Bozhigrad të Korçës, nga batalioni “Fuat Babani”, në prill 1944. Ai urdhëroi më vonë që këto bagëti të ktheheshin, për arsye politike, por krimi nuk u dënua, dhe në të njëjtën letër, 3 maj 1944, Hoxha porosiste që të grabiteshin vetëm bagëtitë e “ndonjë armiku të popullit”. Ai s’kishte asnjë tagër ligjor të përcaktonte kush ishte armik i popullit dhe kush jo.
6. Enver Hoxha ka lëshuar urdhër më 1 qershor 1944 për spastrimin e zonës së Çermenikës, Zaranikës, Tiranë dhe Dibrës, nga kundërshtarët politikë, i cili u shoqërua me humbje jetësh, si nga banorët e këtyre zonave ashtu edhe nga partizanët, dhe shkatërrimin e pronës.
7. Enver Hoxha ka urdhëruar më 1 qershor 1944 vrasjen e Abaz Kupit.
8. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, që më së shumti ai ishte vetë shtabi, ka përgjegjësi për urdhrin, 1 qershor 1944, e djegies së shtëpive të kundërshtarëve politikë, që cilësohen si “tradhtarë” ose “reaksionarë”. Shtabi s’kishte asnjë lloj legjitimiteti dhe tagri ligjor, ai vetë ishte një organizmi i paligjshëm sa kundërshtarët e vet politikë.
9. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtar i KQ të PKSH, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për mobilizimin me forcë të popullsisë në radhët e ushtrisë partizane. Kjo vërtetohet me letrën e Liri Gegës për Shtabin e Përgjithshëm, 16 qershor 1944; nga raportet e Brigadës VIII për KQ të PKSH, 7 korrik 1944, 10 korrik 1944 dhe 17 korrik 1944; nga raporti i Sami Gjeberos, anëtar i sektorit politik në Brigadën VII, 25 korrik 1944.
10. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha ka përgjegjësi për këto vepra kriminale të kryera nga Brigada II, në zonën e Dangëllisë, dhe të raportuara në Shtab me letrën e 2 qershorit 1944, nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi. Në Frashër, Përmet: a) sekuestrimin e pasurisë dhe zaptimin e një pjese të shtëpisë (nga partizanët) së Mazllëm Skënderit, partizan i dezertuar; b) sekuestrimin e pasurisë së Hodo Skënderit, se ishte “aspirant në radhët e legalitetit”; c) sekuestrimin e shtëpisë së Seid Skënderit, kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar që kishte kaluar me Ballin. Në Zavalan, Kolonjë: a) djegien e shtëpisë së Izet Hysniut dhe sekuestrimin e bereqetit; b) sekuestrimin e një pjese të pasurisë së tundshme të Halit Kamberit, i akuzuar si ballist dhe pjesëmarrës në djegie shtëpish. Në Piskal: a) Sabri Nuredinit, ballist i akuzuar si pjesëmarrës në djegie shtëpish, iu sekuestrua pasuria, shtëpia nuk iu dogj se i ishte djegur nga gjermanët (kjo specifikohet në dokument nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi); b) Shaqir Mysliut, partizan dezertor, “ju sekuestruan të pestë dhënt qi kishte”. Në Bablaz: Qazim Goblarës iu sekuestrua pasuria, iu dogj shtëpia dhe iu mor peng djali Xhevir Goblara, me kushtin që të lirohej kur të braktisnin Ballin Kombëtar babai dhe dy vëllezërit e tjerë të tij. Në Radovickë: Avni Radovickës, ballist, iu sekuestrua pjesa e pasurisë së tij, shtëpia nuk iu dogj se në të jetonin dhe familjet e dy vëllezërve të tij partizanë (në dokument specifikohet: “çky nuk akuzohet për faje të rënda”). Në Miçan: Nexhip Mustafait dhe Fadil Abdurramanit iu sekuestrua pasuria dhe, nëse nuk braktisnin Ballin brenda 15 ditësh, do t’iu sekuestrohej dhe bereqeti.
11. Si komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi, i informuar nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi, ai ka qenë në dijeni për këto krime në zonën e Kolonjës dhe, përderisa nuk ka marrë asnjë masë ndaj kriminelëve, i ka aprovuar ato: a) për “internimin e disa nga baballarët e vëllezërit e elemntave të përlyer në punërat e Ballit Kombëtar”, internimi është, në fakt, pengmarrje, sepse bëhet derisa “të dorëzohen në forcat t’ona vëllezërit ose djemt e tyre”; b) për djegien e pesë shtëpive në fshatin Qafëzez, të cilat u përkisnin personave të akuzuar nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi si strehues të ballistëve dhe informatorë të Ballit; c) për ekzekutimin përpara popullit, me qëllim përhapje terrori, të Dalip Çaushit, i akuzuar si strehues i ballistëve.
12. Si anëtar i KQ të PKSH, ka pasur përgjegjësi, sepse ka aprovuar krimet e Brigadës V, për të cilat e ka vënë në dijeni Manush Myftiu, zv/komisar i brigadës, me raportin e 5 gushtit 1944: a) pushkatimin e 15 vetëve të pafajshëm, njerëz që i morën në shtëpira ose i ndeshën në rrugë, në Kurdari, Kukës; b) djegia e fshatit Sinë në Dibër, “pa asnjë arsye, vetëm për hakmarrje të shokëve të vrarë” (pasi i dogjën shtëpitë, shkruan Myftiu, partizanët shkatërruan dhe gjithçka që kishte shpëtuar nga zjarri).
13. Si komandant i UNÇ, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për vrasjen e partizanit Neki (mungon mbiemri) dhe e ka dënuar vrasësin Nuri Huta. Masa që mori, në dokument të shkruar prej vetë Hoxhës, Nuri Hutës i hoqi vërejtje (20 gusht 1944) dhe e këshilloi të mos provokonte më ngjarje të tilla (pra, vrasësi ishte dhe provokatori). Ngjarja ka ndodhur në Brigadën II. Dokumenti i ShP, nr. 10/rezervat. Për këtë krim janë përgjegjës dhe Beqir Balluku, Vasil Konomi dhe Kiço Ngjela.
14. Si anëtar i KQ të PKSH, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për vrasjen e Dr. Rashës, i cili u vra vetëm se Kristo Themelko, komisar i Çetës së Pezës, autor i raportit për KQ (8 shtator 1944), mendonte se ai ishte “agjent i Gestapos dhe i rrezikshëm”. Myslim Peza, komandanti i çetës, ishte kundër.
15. Si anëtar i SHP dhe komisari i tij, Enver Hoxha ka përgjegjësi për djegien e krejt fshatit Starovë, me përjashtim të pak shtëpive “qi qëndronin mirë”, nga Brigada I dhe IV në rrethin e Pogradecit, prill 1944.
-IV-
Lista e krimeve për të cilat Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi direkte ose indirekte si një nga drejtuesit kryesorë të UNÇ është e gjatë, por dhe kaq mjaftojnë që çdo gjykatë, e përbërë nga juristë natyrisht, do ta shpallte kriminel lufte, në të gjallë apo pas vdekjes, duke u bazuar vetëm në ligjin ushtarak të vetë KANÇ-it, i datës 23 janar 1945, që e kemi cituar në hyrje të artikullit. Për të kuptuar më mirë personalitetin kriminal të Enver Hoxhës, mjaftojmë të citojmë vetë atë, nga një letër që i shkruan Gogo Nushit në lidhje me bashkëpunimin e partizanëve të Beratit (me në krye Gjin Markun) me gjermanët: “Për çështjen e Beratit do të na bëni shumë mirë të mos na shkruani asgjë, pse organizata e Beratit ose, më mirë, udhëheqësit e Beratit janë të tërë rebelë. I kanë prerë krejt lidhjet me ne dhe me Shtabin dhe kur do t’i lidhim këto penjë do ti lyejmë ca me gjak.” Ky citim tregon dimensionin real (makabër, në cilësi) të natyrës kriminale të Enver Hoxhës. Në 15 argumentet historike të mësipërme, duhet pasur parasysh që, kur përmenden ballistët e akuzuar për djegie shtëpish apo krime të tjera, akuzat janë bërë nga kundërshtarët e tyre dhe ata nuk i kanë shoqëruar akuzat me prova. Përveç kësaj, edhe sikur t’i marrim të mirëqena akuzat, ballistët dhe partizanët kishin të njëjtin autoritet ligjor, ose, e thënë ndryshe, asnjëra palë s’kishte tagër ligjor për veprime të tilla. E dyta, në tekst është përmendur shpesh fjala sekuestrim, ngaqë kjo fjalë është përdorur në dokumentet origjinale, por realisht sekuestrimi, rekuizimi dhe konfiskimi janë eufemizma për grabitjen. Çdo hajdut mund të pretendojë që nuk vjedh, por sekuestron, megjithatë prokuroria nuk do ta merrte parasysh këtë justifikim. Si drejtues i PKSH, Enver Hoxha ka qenë përgjegjës për shumë krime, por ne u ndalëm te krimet e luftës, edhe te këto vetëm aty ku ai ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Prej këtyre fakteve, ai rezulton se ka qenë kriminel lufte dhe një kriminel lufte nuk mund të nderohet. Jo vetëm kaq, një luftë e drejtuar nga një kriminel lufte, i cili kishte në varësi ca kriminelë të tjerë, nuk ka asgjë për t’u krenuar.
http://www.albeu.com/dossier/15-faktet-pse-enver-hoxha-eshte-kriminel-lufte/134511/
o info leshit na i erdhi goja!?
e çundritëshe!!
po si mor debil na paske prurë tërë këto fate të pamontueshme!?
shko mor legen!!
ishte luftë or gomar,ishin partizanë dhe skishin burgje!duhej mobilizuar populli se nuk shkohet tërë kohës me vullnetarë,bëhen gabime dhe faje,bëhen dhe hakmarrje kur të ka ardhur në majë të hundës!!kur të kanë vrarë shokët në gjumë dhe pabesi!!
or debil çfar kujton ti se luanin me celularë kush gjen pokemonin e rradhës??
ysh debila!!
sado budallallëqe të lëshosh nuk e lan dot mutin që ju ka mbuluar!!
lexo një herë protopapën dhe do të kuptosh se duhet heshtur!!
ai e thotë fare mirë”ne ishim në anën e gabuar”!!
qënja e tij,ballit,në anën e gabuar bëri që të fitonin pa asnjë konkurencë komuistët!!
tradhëtia është tradhëti sado që të sofizoni ju!!sofizma a fakte gjysmake nuk jua heqin llumin që i keni hedhur vetes!!të parët e tu ndoshta nuk kishin të njëtin informacion që kemi sot për atë kohë,por ti jo vetëm që po i ndyn më tepër por po ndyn dhe veten tënde!!
kot si thonë “sa më shumë ta ngacmosh mutin aq më shumë qelb”!!bëni atë që bënë francezët!!mbyllni gojën dhe ti harrojmë ndyrësitë tuaja!!
Kisha lexuar me pare shkrimin e z. Vukaj rreth ndeshkimit te kolaboracionisteve ne Evropen e pasluftes, ku sjellja e fakteve te dokumentuara vinte nga hulumtimet e bera. Bedriu nga ana e tij sjell ngjarje te perjetuara. Pa qene nevoja te bombardojme kete forum me qindra fakte te tjera, te njohura apo te panjohura per lexuesit, konkluzioni i njejte qe rezulton nga leximi i ketyre dy shkrimeve rrezon pertoke hipotezat e ngritura kohet e fundit nga bythecer e paguar.
Pervec ilustrimit me foto qe s’i pershtatej aspak artikullit te Shaqirit, me beri pershtypje dicka qe s’e kisha hasur asgjekundi deri me sot. Fjala eshte per deportimin ne Siberi etj. te disa popujve kolaboracioniste me pushtuesit, midis te cileve, sipas z. Vukaj, perfshiheshin dhe… “ballkaret”.
Upsss, stop! Cfare ka per te qeshur? Fjala ballkar dikujt Mund t’i tingelloje vertet qesharake, por ata kane qene po aq kolaboracioniste dhe po aq tradhetare sa ball-hajdaret tane.
@ “Info analitike”, saktesisht Gomar i Baba Tasit qe vetem pordhe kishte, se per pune te hante mune.
Tamam ta thote mire komentuesi me nick “anticensure”, te paska ardhe goja o belbezues.
Ato qe ke zhgarravitur si fakte, o hajvan e gjysem, jane vetem broçkollitje dhe jargaviutje idiotesh dhe injorantesh bashke. Po pse mor qen dhe bir qeni per ata bij nenash qe u vrane dhe nuk po flasim per partizannet qe rane duke luftuar me pushtuesin dhe te paret e tu, por ata qe u rrembyen nga shtrati ne gjume me 4 Shkurt, dhe gjate gjithe kohes se pushtimit gjate reprezaljeve , me arrestime, internime, vrasje , djegie dhe shkaterime, sipas logjikes tende ishin veprime normale. Gomar ! Lexo dhe mos ha mut kot! Lufta nacional çlirimtare ishte lufte per çlirimin e vendit dhe te gjithe armiqte e saj u pushkatuan apo u vrane sepse duhej te vriteshin. Madje ajo qe nuk u be siç duhet se duheshin kerkuar ne vrime te miut , ata qener qe mbeten te gjalle, te ekstradoheshin, te gjykoheshin per krimet e kryera, dhe te ndeshkoheshin duke i varur ne litar. Po te ishte bere mire kjo detyre e pasluftes, ose nuk do kishte plehra ose ato do ishin me pakice. Ne lufte ose te vrasin ose do vrasesh. Kjo eshte alfa e luftes mor injorant me brire. Oj ky kelysh kolaboracionistesh qe me ne fund e nxori koken, qenka bere hataja se u vrane xhandaret, qe pushtuesi i kishte armnatosur per te vrare popullin!
Ato faktet tua nuk bejne as per te fshire bythen mor teveqel. Jepsja Uran Kostrecit dhe Uran Butkes, se bashku me ate gazetar loqe Stefanin te bejne nje shkrim demaskues per “padrejtesite” qe nacional çlirimtarja dhe Enver Hoxha i paska bere pulaxhinjeve qe i sherbenin pushtuesit me ç’te mundnin, madje dhe duke u lene ne dispozicion grate e tyre, se per vete benin roje.
Per “infot banale” do te kisha nje sugjerim. Ne shkrim nuk behet fjale per diktatorin patriot, por per ate se c’ishin bishtat o korbit. Faktet jane aq te shumta e kokforta, sa qe ato s’ka zog ku… t’i kundershtoje me forcen e te arsyetuarit. Ja se c’shkruan pshm. docente si z.Dingu.
E vërteta është se Balli Kombëtar kishte kaluar që më parë në kolaboracionizëm me pushtuesit italianë në luftë kundër LANÇ dhe ushtrisë partizane. Kështu: që kur u krijua në nëntor 1942 Balli Kombëtar, iu kundërvu Frontit Nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste shqiptare duke zhvilluar një luftë propagandistike ndaj tyre, të cilët i quante organizata shitur tek rusët dhe aerbët. Ndërsa në zbatim të marrëveshjes (protokollit) Dalmazzio – Këlcyra që me të drejtë oficeri britanik Gilbert që ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës, në monografinë e tij “Fitorja e hidhur” ka shkruar se kjo marrëveshje e Ballit Kombëtar me forcat italiane ishte për të luftuar së bashku me të gjithë mjetet e forcat e ushtrisë partizane: kështu gjatë muajve korrik-gusht 1943 forcat e Ballit Kombëtar së bashku me forcat italiane goditën forcat partizane në krahinën e Mallakastrës. Pas dështimit të prapaskenës së Mukjes korrik 1943 Balli Kombëtar doli hapur në kolaboracionizëm me forcat gjermane kundër Frontit dhe ushtrisë nacionalçlirimtare. Kështu në fillim të tetorit ushtria gjermane e mbështetur në të dhënat e Ballit Kombëtar dhe e drejtuar nga agjentët e tij sulmoi forcat partizane të Pezës dhe të brigadës së tretë në Arbanë, me synim që të asgjësonte Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ që ndodhej aty.
Qëndresa heroike e partizanëve bëri që forcat gjermane të pësojnë humbje të rënda.
Pra Balli Kombëtar kishte kaluar në kolaboracionizëm me pushtuesit fashistë para se të urdhërohej Ushtria Nacionalçlirimtare për likuidimin e forcave të Ballit, sepse ishte e domosdoshme që të anullohej direktiva e dhënë më parë që UNÇ të evitonte përpjekjet me armë me forcat e Ballit Kombëtar. Ngjarjet e mëvonshme treguan se Balli Kombëtar mori pjesë aktive së bashku me forcat gjermane për asgjësimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Për këtë ka shumë fakte e dokumente të pakundërshtueshme. Kështu ish gjenerali britanik Dejvis para se të zihej rob nga forcat balliste të komanduara nga Haziz Biçaku, të cilët ja dorëzuan gjermanëve, njoftonte Shtabin e Forcave Aleate të Mesdheut se forcat e Ballit Kombëtar veprojnë së bashku me njësitë e Forcave Ushtarake Gjermane, të armatosura e të drejtuara nga oficerë gjermanë dhe të veshur me uniforma të ushtrisë së tyre, të cilët bëjnë krime të tmerrshme duke vrarë qindra partizanë e civilë e duke djegur dhjetra fshatra e qindra shtëpi”.
Njësitet e Ballit Kombëtar të shkrira me ato gjermane ishte vështirë të dalloheshin nga gjermanët. Ato njiheshin se ishin shqiptarë vetëm kur ziheshin ose dorëzoheshin tek partizanët se flisnin shqip. Edhe kur forcat e Ballit Kombëtar nuk ishin të shkrira me ato gjermane, por që në shumë beteja drejtoheshin nga oficerë gjermanë, ato mbështesnin forcat gjermane në luftë kundër forcave partizane duke bërë goditje prapashpine, ose duke zënë rrugëkalimet. Në një vend të pushtuar siç qe Shqipëria, kontradikta themelore në këtë kohë ishte midis pushtuesit fashist dhe popullit shqiptar, pra lufta e zhvilluar gjatë viteve 1939-1944 për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë ka patur karakter nacionalçlirimtar. Në të njëjtën kohë u luftua dhe kundër forcave kolaboracioniste të Ballit Kombëtar që bashkëvepronin me forcat pushtuese gjermane për likuidimin e LANÇ dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pra Balli Kombëtar nuk është luftuar si forcë e veçantë politike dhe ushtarake. Me këtë bashkëpunim është e qartë se Balli Kombëtar synonte që të shfrytëzonte Forcat Ushtarake gjermane për likuidimin e LANÇ dhe të UNÇ me synimin që të siguronte marrjen e pushtetit mbas çlirimit të vendit. Lufta ka karakter civil vetëm atëherë kur ajo zhvillohet në një vend Sovran që nuk është i pushtuar, ku kontradikta themelore është ajo në mes klasave apo grupeve politike dhe që në mes të tyre zhvillohen luftë për të marrë pushtetin.
E ashtuquajtura “luftë civile” që neoballistët e sotëm çirren është vetëm demagogji që përdoret nga ata për të mbuluar krimet që ka bërë Balli Kombëtar në bashkëpunim me pushtuesin nazist ndaj popullit shqiptar.
Faktet sado kokeforte nuk e thyejne dot fanatizmin dhe perrallat me te cilet jane brumosur disa syresh per 45 vjet. Perpara se te merresh me pasojat merru me shkakun se pse balliste i luftuan partizanet. Qe ushtria enveriste ishte e shitur tek serbi eshte fakt i provuar dhe nga krimet e luftes se partizaneve. Nuk behet historia me perralla partie. Ti me quan mua “banal” por sjell vet argumentet me banale per te mbrojtur tezat e tua.
Une ju drejtova infove banale ne pergjithesi o trap, se po te ishte vecmas per ty, asaj fjales banale do ja kisha hequr pa teklif ate b-ne.
Tani urdhero ketu se c’tregojne veterane te luftes e bashkeluftetare te gjysherve tane partizane.
Shuko Minga ne nje interviste shprehet se:
Populli nuk i ka harruar krimet e ballistëve që bashkëpunuan me okupatorin nazi-fashist në luftën e Dytë Botërore. Le ta shikojmë me gjakftohtësi historinë. Me ndihmën dhe përkrahjen e pushtuesve fashistë italianë në nëntor 1942 u shpall me ngut krijimi i organizatës politike që u quajt “Balli Kombëtar”. Qëllimi i Ballit Kombëtar ishte: -Lufta kundër PKSH- Shkëputja e masave popullore,e sidomos e fshatarësisë nga PKSH dhe të shuante LANÇ dhe kështu të siguronte për vete gjithë pushtetin politik pas lufte. Për të arritur qëllimin Balli u lidh dhe bashkëpunoi me okupatorin, sepse lufta kundër PKSH ishte edhe qëllimi i pushtuesve italianë, e me vonë e atyre gjermanë. Dalja e Ballit si pjellë e reaksionit dhe vegël e pushtuesve fashistë e ndërlikoi situatën. PKSH me zgjuarësi e largpamësi bëri një diferencim midis radhëve të Ballit, nëpërmjet afrimit të disave, demaskimit të të tjerëve që u komprometuan nga fashistët duke i demaskuar para popullit. Kjo ishte prova e zjarrit. Balli Kombëtar jo vetëm nuk ju përgjigj thirrjes për luftë kundër okupatorit, por u bashkua me pushtuesit. Misionet ushtarake të Aleatëve të Anglisë, Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik që e ndoqën nga afër luftën pohojnë dhe vërtetojnë me dokumenta të kohes se ballistët jo vetëm nuk luftuan kundër okupatorit, por ata luftuan përkrah tyre. Përfaqësuesit e qeverisë angleze të atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL me dokumenta provojnë se çetat e ballistëve u angazhuan në krah të pushtuesve duke kryer operacione luftarake kundër forcave partizane si në: Pezë-Kurvelesh-Korçë-Tepelenë-Mallakastër etj. Gjenerali anglez Dejvis, shefi i misionit anglez në Shqipëri, me një telegram njoftonte qendrën e tij në Kajro me datë 17 dhjetor 1943 se ballistët dhe zogistët bashkëpunojnë me forcat gjermane. Partizanët në të gjitha luftimet janë ndeshur me forca të përziera gjermano-balliste.
Kush i vrau 10 Këshilltarët e Hekalit? Ballistët i vranë. Ka krim më të madh se ky. Po le të shikojmë edhe disa raste të tjera. Më 12 janar të vitit 1944 ballistët bashkë me gjermanët bënë krimin më të shëmtuar në Vranisht, ku rrethuan fshatin, të gjithë burrat i mbyllën në xhami të lidhur me tela i dhe të nesërmen i ngarkuan si kafshë me arka municioni me plaçkat e marra nëpër shtëpi dhe i shpunë në Brataj dhe i pushkatuan. Më 17 Janar Vranishti u bë thertore njerëzish. Historia nuk njeh barbarizma më të fëlliqura se sa pasojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave balliste e gjermane, aq gjera të lemerishme ndodhën. Unë rrëqethem edhe sot e kësaj dite nga gjithë këto që po tregoj dhe gjithmonë kam pyetur veten si është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu Kjo është e tmerrshme e llahtarshme. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy. Vranishti është quajtur Borova e dytë. Me 19 Janar vranë një nënë me vajzën e saj 3 vjeçare dhe të riun Shefit Bitri, 14 vjeçar. Gjatë natës ballistët bashkë me forcat gjermane kryejnë operacionin në çdo shtëpi, arrestuan 72 burra e djem te rinj 12-25 vjeç dhe i mbyllen ne xhaminë e fshatit. Në mëngjes vranë të riun 18 vjeçar Dervish Skëndo pa asnjë arsye. Një femije të quajtur Remzi i lyen një copë bukë me gjakun e nënës së vrarë dhe e detyruan ta hante, ndërsa motra e tij 2 vjeçe e quajtur Peshqeshe pinte gji ne gjoksin e nënës së vdekur.
Isa Toska është një nga figurat më të zeza dhe më kriminale të asaj kohe. Ai në bashkëpunim me forcat pushtuese italiane ndërmorën një sulm mbi Mallakastër duke vrarë, plaçkitur, djegur, shkatërruar shtëpi e katandi. Trupat kishin urdhër që mos të harxhonin municion por t’i thernin e t’i digjnin të gjithë ata që mbështesnin luftën dhe partizanët. T’u digjnin shtëpitë dhe të bëheshin plaçkitje shtëpive. T’u merreshin bagëtitë dhe gjedhet për t’i përdor për forcat e tyre. Gjatë këtij operacioni bilanci i humbjeve arriti në 319 burra të pushkatuar, 70 fshatra të djegur, 47 mijë bagëti të imta të asgjësuara etj.
A e dini që partizanët goditeshin befasisht nga ballistët? Çfarë të bënin partizanët? Të bënin sehir? Jo mor jo. Në luftë ka ligje të tjera. Mua më vjen keq kur dëgjoj të bëjnë llogari dhe të thonë se partizanët ishin kriminelë. Jo mor, jo. Ballishtët dhe zogistët kanë bërë krime të panumërta që nuk ka për t’u shlyer kurrë nga historia. Turpi do t’i ndjekë pas gjithë jetën.
Masakra e 4 Shkurtit 1944 në Tiranë, është jo vetëm nga më të përgjakshmet, por edhe nga më të turpshmet për Ballin Kombëtar. Vërtet atëherë ishim nën pushtimin gjerman, por ajo masakër nuk do të kishte ndodhur pa bashkëpuniminin e ballistëve. Çfarë ndodhi më 4 shkurt 1944 në Tiranë? Ballistët me bashibozukët e Xhafer Deves kryen terror në rrugët e Tiranës ku ndalonin punëtorë e tregtarë që të shkonin në punë dhe i vrisnin në vend pa asnjë shkak. Rrugët kryesore në mëngjesin e 4 Shkurtit 1944 dhe rrugicat e Tiranës binin era gjak, u mbushën me kufoma të vrarësh. Terrorin në Tiranë e udhëhiqnin dhe drejtonin kriminelët,Xhafer Deva, Abaz Kupi, Osman Kazazi etj. Operacioni filloi në Tiranën e re ku Kadri Cakrani dhe Xhelal Staravecka, kapen dhe pushkatuan Todi Shkurtin, Vangjel Capo, Hasan Celiku , etj.. Natën e 4 Shkurtit forcat e regjimentit “Kosova” dhe ballistët e Tiranës bastisen 230 shtëpi. Nga 84 të vrarët vetëm 32 mundën të identifikoheshin, se të tjerët ishin copëtuar e grirë në pjesë shumë të vogla. Nga njerëzit e vrarë janë parë njerëz me gishta të prerë se u kishin marrë unazat e floririt. Ne Tujan kapën dhe vranë 15 partizanë dhe i sollën trupat e tyre në qytet duke i tërhequr zvarrë me kuajt e karrocave, kur disa nga ata ishin të gjallë. I gjithë muaji shkurt në Tirane u quajt muaji i terrorit, muaji i kasaphanës.
Natyrisht që jehona e kësaj masakre ishte e jashtëzakonshme. Por më lini të vazhdoj me masakrën e Tiranës. Më 29 Shkurt, me urdhër të kriminelit që bashkëpunonte me gjermanët Xhelal Staravecka, u arrestua i riu 24 vjeçar Muhamet Gjollesha dhe pas shumë torturash të nesërmen e varën të vdekur në Pazarin e Ri. Ballisti tradhtar dhe kriminel, Osman Kazazi, arrestoi dhe pushkatoi me dorën e tij dy vëllezërit Haki e Maliq Huta. Shtypi i Ballit, Gazeta “Kombi” atë ditë shkroi një artikull ku thuhej: “Gjaku duhet të rrjedhë rrëke në rrugët e Tiranës, se një ditë terror siguron 10 vjet qetësi”. Këto raprezalje e këtë terror forcat balliste e gjermane i bënin në prag të agonisë, sepse në Frontin e Lindjes forcat sovjetike dhe Anglo-Amerikane i kishin vënë përpara hordhitë hitleriane. Rajhu e kish marr tatëpjetën. Gjermanisë naziste po i vinte fundi . Tani ballistet filluan t’i luteshin zotit që Hitleri të shpikte bombën atomike dhe të nënshtronte botën. Ballistet u bashkuan e bashkëpunuan me nazistët gjermanë kur anglo-amerikanët ishin bashkuar me Stalinin kundër gjermanëve. Kjo tradhti e ballistëve nuk do mbulohet kurrë. Sot asnjea shqiptar nuk duhet t’u besojë dhe të mbështese ata që e vranë dhe e dogjën e shkatërruan për llogari të pushtuesit. Kurrë shqiptarët s’e kanë pasur zakon të ulen në tavoline me armiqtë e të bëjnë pazare me ta. Shqiptari ka mbetur edhe pa bukë, por kurrë pa nder.
A e do dhe linkun o info banale, aka selfo qorri?
Kerko ke Dita per “Ju tregoj krimet e ballistëve gjatë luftës antifashiste” se e gjen te plote intervisten.
Ec tani info banale, shko e germo ndonje mufke te Uran Butkes dhe postoje se jeni ne disavantazh.
A jo keshtu o kar azmatik merre me me qetesi e dashuri.. Me perrallat e xhaxhi veteraneve u regjem per gjysem shekulli po ty te pelqen ti biesh fyellit ne nje vrime ndaj vazhdo. Po te kursej nje carcaf me krimet e partizaneve ne malesite e jugut e ato te veriut se me ty eshte kot. Te thashe kerko shkaqet jo pasojat po me sa duket nuk mbush hic nga ai krah. Bindjet e tua nuk sjellin asnje argument qe te te vene ne avantazh po me ty eshte kot te flitet per dialektike e logjike se nuk arrin aq larg. Rri dhe zhgerryhu ne propaganden enveriste se aty e ndjen veten ne shtepi.
Ah jo kaq banale o fycka e ballit, jo! Zbuti pak tonet e ashpra o ballgervishur, se po le koqen e namit duke ju ngjitur sa njerit e sa tjetrit si bajga pas kepuce.
Je regjur 45 vjet me mufka me thua, dhe ti kujton se nuk ta besoj? Ta besoj fycke, ta besoj. S’ke c’i ben, t’i kane bere trute sallate uranet e butkave, e je indroktinuar aq keq, sa s’ka as historiane, as docente dhe as profesore te ta kthjellojne ate karadaken tende mikroskopike.
Po s’ma ke fajin ti o fycke jo! Fajin e ka Enveri qe ju meshiroi, ju toleroi, ju dha dije, punra, shtepia dhe sot 30 vjet pas vdekjes jeni ringritur ti hani kockat.
Pse s’e ngrinit zerin kur ishte gjalle xhaxhi “diktatori”, o QYTA qe mbaheni per TYTA.
Ec tash info banale, kref bishtin, se na le pa lexuar lajmet me te reja nga Epopeja e Bishtit.
o info leshi
kokëfortë tek ti është vetëm radakja tënde!!
ti vazhdo dhe ha sa të duash,se nuk ja vlen të të shash e jo më të diskutosh me ty!!
Keni mbetur si qente e rrugeve jetim prej padronit qe ju ka lene shendene me kohe dhe lehni e shkumezoni si te terbuar. Lexo ore veten perpara se te ankohesh per te tjeret qe te fyejne. Ik tani dhe lepij ndonje kocke rruges e merr me vete dbe kete konen tjeter qe mbeti duke share.
Ato qe ka shkrojtur Enver Hoxha nuk eshte nevoja ti permendesh ti o profesor i mar-le.se flitet per gabime dhe menyren per te shmangur ato gjate luftes ndaj pushtuesit nazifashist.O felliqesira te kombit nuk ka patur levizje tjeter pervec nac-cl. ne ate periudhe se si balli edhe legaliteti qene pjesa me e diskredituar per mbare popullin shqiptar.Balli perfaqesohej nga ata qe i pinin gjakun popullit qe ne kohen e turkut e deri ne kohen e tradhetarit te kombit AHMET zogu ikurves.Keta bejlere e matrapaze organizuan qellimisht me qeallaret e tyre dhe nje pjese te genjyer per te mbrojtur pasurite e poshtersite etyre per kete u mbeshteten edhe tek pushtuesit nazifashiste.Lufta ka ligje o INFO….. o me ne o me armikun prandaj kjo kope kolabracionishtes u denua ne mbare boten. Me keto qe po llomatisni dhe periudha 26 vjecare tregon se sa i madh paska qene AI bure shteti me emrin ENVER HOXHA qe ju tmeron ju letyrave te kombit.LAVDIdjemve qe dhane jeten per liri dhe poshte kjo race e qelbur tradhetaresh e llum i kombit shqiptar.
Ti po qe paske argumente. Me te vertete nje thesar informacioni i cmuar per keta te tipi pa karizem por me tik.
AMAN O BEDRI ISLAMI ME JASHTEQITJET NE GROPEN SEPTIKE TE PARTISE SE PUNES!
Aman me perrallat me mbret me partizane, ballista e kolaboracionista, te cilat i jashteqisni papushim ne media dhe qe duken ne DITA si filmat me Rajmonda Bulkun dhe Arben Imamin. Aman dhe Derman se na plaset shpirtin ju, sigurmisat e Enverit!
Nje Sigurmis tjeter i Enverit Shaqir Vukaj gjithashtu doli si Matrazovi per te mbrojtur Kauzen e Partise dhe te Enverit dhe spjegoi hollesisht si e kishin pesuar kolaboracionistet ne Bote pas Lufte, por nuk u kujtua te thote asnje fjale per Bahri Omarin ku jetoi Enveri gjate gjithe luftes megjithe Nexhmijen e tij dhe se nga kjo vile pasanikesh ne mes te tiranes Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe shume te tjere pas tij.
KUSH ESHTE ATEHERE BISHTI I TRADHETARIT?
Per te kthjelluar kujtesen po te shkruaj nje histori tjeter tragjike pabesie enveriste pervec asaj te Qemal Stafes qe e dinte gjithe Tirana ate kohe, por qe nuk e dine enveristet ne DITA, te cilet sa hapet tema e pabesive makaber te Enverit u trashet gjuha dhe behen si shurdhmemece:
Ja ku e ke historine e VERTETE:
Enver Hoxha per mikun e tij Llazar Fundo:
TORTUROHENI DHE VRITENI!
Ja dokumenti:
Enver Hoxha është nder te paktet diktatore te Europes Lindore ish Komuniste qe ka lene me doren dhe firmen e tij nje urdher vrasjeje shoqeruar me tortura. Ne dallim nga vrasja e pabese e kunatit te tij Bahri Omari qe e kercenoi se do t’i nxirrte te palarat per spiunimin tek fashistet te Qemal Stafes dhe te komunisteve te tjere idealiste, kur Enver urdheroi Bedri Spahiun me nje shkrim ne leter dore dhe e asgjesoi me pas kete leter, tani ne rastin e “mikut” te tij te Frances Llazar Fundo eshte bere publike dhe botuar nga media një urdhër makaber dhëne kundër nje ish mikut te tij te shkolles dhe nje militanti te Partise Komuniste. Ky pra ishte Llazar (Zoi) Fundo qe e ndihmoi Enverin ne France dhe e njohu per here te pare lidhur me komunizmin dhe bolsheviket.
Dokumenti qendroi i mbyllur ne arkivin personal te Hoxhes per me shume se 50 vite derisa ai u zbulua dhe sot ndodhet ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Tashme duket se http://www.opinion.al disponon nje kopje te tij te cilen e kane marre edhe rrjetet sociale.
DOKUMENTI
Behet fjale per nje urdher dite qe mban daten 21 Shtator 1944 dhe numrin protokollar nr. 46. I drejtohet Komandantit te Forcave Partizane ne Veri. Urdheri ishte pergjigje ndaj nje njoftimi se ishte kapur Zoi Fundo, nje komunist i vjeter dhe luftetar antifashist. Fundo ishte duke luftuar kunder gjermaneve ne ikje sebashku me Said Kryeziun dhe me Misionin Britanik kur papritmas u kap nga forcat partizane qe konsideroheshin aleate te Britanikeve. Enver Hoxha e njihte mire Llazar Fundon dhe e kishte pasur mik jo vetem ne France, por edhe me pas.
Ja cfare urdheri dha ai per ish mikun e tij:
“Zain e Fundos ta torturoni deri ne vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! Ti kerkohet te jape shpjegime per kete pyetje: Pse ka ardhur ne Kosove? Kush e ka derguar dhe me c’direktiva? Cilat jane qellimet e Ganiut dhe te Englezeve. Te japi shpjegime per aktivitetin e tij te meparshem dhe per tradhetine e tij. Deponimet e Zaiut na i dergoni kendej menjehere me nje njeri te sigurte. Zain e vrisni andej. Enver”
Zai Fundo perfundoi realisht i vrare pas disa oresh tortura. Sipas Mediave, deshmitaret rrefejne se kthilmat e tij degjoheshin deri larg. Mekati i vetem ishte se Enver Hoxha nuk e donte me “mikun” e tij te Frances qe e kishte ndihmuar edhe me te holla edhe me keshilla dhe faji kryesor i Zoit ishte se ai kishte besimin e Britanikeve sepse kishte mbetur i tmerruar nga krimet e Stalinit ne Rusi dhe e donte Shqypnine si pjese e Botes Perendimore dhe Demokratike, ashtu sic po kerkon te behet sot, pas me shume se 70 vjetesh.
Një ndër liderët e rrallë komunistë të Europës Lindore që ka lënë me dokument të shkruar një urdhër për vrasje ka qenë Enver Hoxha.
Dokumenti në fjalë u përpilua më datë 21 shtator 1944 dhe mban numrin protokollar 46, i drejtohet Forcave të Armatosura në Veri të vendit.
Urdhëri ishte përgjigje ndaj njoftimit se ishte kapur Zija Fundo, një komunist i vjetër dhe antifashist. Zija Fundo e kishte njohur Enverin per komunizmin dhe bolshevike ne France ku ai mesonte per ekonomi.
“Zain e Fundos ta torturoni deri ne vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! Ti kerkohet te jape shpjegime per kete pyetje: pse ka ardhur ne Kosove? Kush e ka derguar dhe me c’direktiva? Cilat jane qellimet e Ganiut dhe te Englezeve. Te japi shpjegime per aktivitetin e tij te meparshem dhe per tradhetine e tij. Deponimet e Zaiut na i dergoni kendej me nje njeri te sigurte. Zain e vrisni andej. Enver”, shkruan diktatori.
E vërteta është se Zia Fundo realisht mbeti i vrarë pas disa torturave të tmerrshme.
Shikoje mire fotografine NASTRO poeti. E pe? He si thua, kush nga ata kater “pejgamerat” me qylaf me gjel e ka pas lojtur me mire shahun? Eh sikur te ishte gjalle ndonjeri prej tyre qe t’i fusje nje dore ke lulishtet e Enveritt…
PO C’TU DESH O ENVER DJALI,
QE NA E ZBUKUROVE TIRONEN,
ME PARQE RINORE E TAJVANE,
PER CA PEJGAMERE HAJVANE?
Kush eshte Enveri, do thuash ti? Pyet historianin Paskal Milo se ai te tregon akoma me shume se sa kjo intervista e publikuar ke “Shekulli”
Roli i Enver Hoxhës në çlirimin e Tiranës
***
Në doktrinat ushtarake e në historinë e luftërave njerëzore kapja e kryeqendrës politike dhe administrative të palës kundërshtare ka qenë gjithnjë një objektiv madhor strategjik e që në përgjithësi ka shënuar edhe përfundimin e armiqësive ose afrimin e fundit të tyre. Pushtimi apo çlirimi i një kryeqyteti ka simbolikën e vet pavarësisht nga shkalla e konfrontimit jo vetëm për peshën strategjike e rrjedhojat, por edhe për vlerat morale të saj. Për të hyrë në temën tonë, beteja për çlirimin e Tiranës i kishte këto karakteristika në përmasa shqiptare e për të cilat do të na flasin pjesëmarrës, dëshmitarë e studiues të saj.
Kontributi im është diçka më ndryshe, padyshim i lidhur me ngjarjen, por i përqendruar në aspektin politik të zhvillimeve para e gjatë betejës për çlirimin e Tiranës. Zhvillimet politike janë sa të brendshme aq edhe ndërkombëtare. Në vjeshtën e vitit 1944 ato ishin të vrullshme, interesante e të ndërthurura midis tyre. Por jo vetëm për arsye kohe në kumtimin tim do të përqendrohem në disa prej zhvillimeve të brendshme politike. Ka prej tyre që nuk kanë dalë në dritë ose për të cilat është heshtur e nuk ka patur lëndë dokumentare të mjaftueshme për t’i ndriçuar e interpretuar.
Këto vite të fundit studiues të veçantë u janë qasur atyre, kanë dhënë kontribute, por mbetet ende punë për të bërë. Zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri në pragbetejën për Tiranën e gjatë saj duhen parë të paktën në një plan tredimensional: zhvillimet brenda forcave kryesore politike, marrëdhëniet midis tyre dhe qëndrimet e raportet me pushtuesin e aleatët e Kombeve të Bashkuara. Në vjeshtën e parë tri ishin forcat kryesore politike e ushtarake në Shqipëri: Fronti Nacional Çlirimtar nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, Balli Kombëtar si përfaqësues i rrymës republikane, nacionaliste e antikomuniste dhe Legaliteti si një linjë monarkiste e po aq antikomuniste. Duke filluar nga muajt e verës këto forca hynë në fazën finale të luftës për pushtet. Çlirimi i vendit dukshëm ishte çështje kohe e afërt.
Fronti Nacional Çlirimtar dhe ushtria e tij me operacionet në veri të vendit goditi bazat kryesore të mbështetjes së rivalëve të tij politikë. Përpjekjet e Aleatëve për të ndalur këtë rrjedhë të ngjarjeve dështuan. Enver Hoxha dhe PKSH u ndjenë të fuqishëm dhe refuzuan çdo kompromis për të ndarë pushtetin e ardhshëm me Ballin Kombëtar e Legalitetin. Këto të fundit, të komprometuara në bashkëpunim me pushtuesit gjermanë, u braktisën me pak dhimbje nga aleatët anglo-amerikanë, në favor të mbështetjes së Frontit Nacional Çlirimtar si alternativa e vetme e besueshme dhe efektive e brendshme shqiptare në luftën kundër fashizmit. Ata ishin sa realistë për forcën e kontributet e formacioneve partizane aq edhe të ndërgjegjshëm se ato udhëhiqeshin nga komunistët. Zgjedhjen më tepër e përcaktoi prioriteti i mobilizimit të forcave efektive antifashiste kundër armikut të përbashkët dhe jo afeksioni ideologjik.
Në prag të betejës për çlirimin e Tiranës, shtabet ushtarake e zyrat politike britanike e amerikane të Mesdheut në Bari të Italisë nuk kishin më asnjë mëdyshje. Armët dhe municionet e tyre u parashutuan me bollëk në duart e brigadave partizane. Aeroplanët britanikë e amerikanë bombarduan trupat dhe infrastrukturën ushtarake gjermane në luftën për çlirimin e kryeqytetit. Udhëheqjet e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit për faj të tyre, të braktisur edhe nga qendrat vendimmarrëse në Londër e Uashington, u ndodhën në udhëkryq e në dilemë për fatin personal. Aty nga mesi i shtatorit të dy forcat bashkë bënë një përpjekje të fundit duke shpallur krijimin e një qeverie në Prezë me kryetar Mit’hat Frashërin e komandant të përgjithshëm Abaz Kupin. Deklaruan angazhimin e tyre për të luftuar kundër gjermanëve, por siç i shkruante qendrës së tij një ndër oficerët ndërlidhës britanikë që e mbështeti këtë krijesë, Bill Maklin, ishte “një qeveri vetëm në letër, e cila përfaqëson pak më shumë se anëtarët e vet” dhe se qëllimi ishte “të arrijnë një marrëveshje me partizanët si bllok nacionalist dhe jo si individë”. “Qeveria e Prezës” dështoi ende pa u formuar.
Partizanët i goditën menjëherë forcat e Ballit e të Legalitetit të përqendruara në zonën përreth, të cilat u ç’thurën e u shpërndanë. Edhe përpjekja e fundit e Maklinit për t’i furnizuar me armë e materiale luftarake u refuzua në Shtabin britanik të Mesdheut. U gjykua se këto forca ishin të pakta e “me karakter të paqëndrueshëm”, se ato nuk jepnin asnjë garanci se “armët do të përdoreshin kundër gjermanëve” dhe se “do të dëmtonte marrëdhëniet tona me partizanët”. Në fund të shtatorit e në fillim të tetorit liderët nacionalistë, republikanë e monarkistë humbën çdo shpresë. Shumica zgjodhi arratinë për të shpëtuar, jo aq për politikën mëkatare të kolaboracionizmit se sa nga hakmarrja e paralajmëruar e rivalëve komunistë. Ndërsa një pakicë provoi dhe kërkoi kompromisin e orëve të fundit me Partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën.
Kjo histori është pjesa më pak ose aspak e ndriçuar e pragçlirimit të vendit dhe që ngërthen në vetvete dramën e mikrokozmosit politik e njerëzor shqiptar të kohës. Dëshmitë e reja dokumentare që kanë dalë në dritë tregojnë se krerë të Ballit Kombëtar si: Bahri Omari, Koço Muka, Kol Tromara e Zenel Gjoleka në mesin e shtatorit kërkuan të dorëzohen te forcat partizane e të viheshin në dispozicion të F. N. Çl me kushtin që t’u sigurohej jeta. Mehdi Frashëri, Ibrahim Biçaku dhe Hysni Dema i kërkuan po në këtë kohë Myslym Pezës që të dorëzoheshin në besë të tij. Në fillim të nëntorit është përsëri Mehdi Frashëri me Hasan Dostin që kërkojnë të dorëzohen pa kondita sipas radiogramit që Dali Ndreu, komandanti i Korparmatës së I-rë i dërgonte në këtë kohë Enver Hoxhës.
Kërkesat u diskutuan në një rreth shumë të ngushtë të udhëheqjes së PKSH e në një konspiracion të thellë, aq sa u shmang edhe Omer Nishani, kryetari i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar e një nga njerëzit që ishte përdorur për të komunikuar në mjaft raste me nacionalistët. Nishani i prekur në sedër protestoi te Enver Hoxha për anashkalimin e tij dhe për politikën e faktit të kryer që u ndoq në adresë të tij. Ndaj edhe i shkruan: “Unë, Enver, s’jam njeri që mund t’i pranoj gjërat të bëra gati dhe t’i vulos. Dua që të ndodhem dhe unë në bisedimet që bëhen. Ne këtu kemi një Kryesi, kemi një Komitet. Duhet pra që një çështje si kjo e krerëve të Ballit, që ka një rëndësi politike, të vendoset në një mbledhje të posaçme. Ja jemi shokë, ja s’jemi. Apo jo?” Vendimi shkaktoi tronditje e pakënaqësi edhe te drejtues të tjerë të lartë partiakë ose jo. Në emër të tyre Kristo Themelko i shkroi një letër Miladin Popoviçit në të cilën e njoftonte se lajmi për faljen e eksponentëve të Ballit kishte shkaktuar shumë keqkuptime ndaj edhe kërkohej ndihma e tij për t’u sqaruar. Letra nuk ra në dorën e Popoviçit se në fund të shtatorit ai ishte larguar ndaj edhe ajo gjendet e ruajtur në arkiv pasi i është dërguar Enver Hoxhës.
Përmbajtja e vendimit nuk figuron e shkruar dhe qëllimisht nuk u hartua si dokument i veçantë. Se çfarë u vendos bëhet e njohur nga përgjigja që Enver Hoxha i ktheu Dali Ndreut në 17 shtator. E urdhëron që t’i pranoj krerët e Ballit që të dorëzohen me kushtin e sigurimit të jetës “por asnjë gjë nuk duhet t’u jepet me shkrim. Por fjala është fjalë. Kjo gjë bëhet vetëm për këta të katër, pse kërkuan vetë falje. Për të tjerët do t’u dërgohet vija e përgjithshme. S’është nevoja me e trumbetue konditën që u kemi vënë ktyre”. Ajo që tërheq vëmendjen është kujdesi për ta mbajtur sekret vendimin e pa lënë gjurmë të shkruara. Me sa mund të supozohet ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë, ndofta përmes edhe debatesh e në pritje të zhvillimeve të tjera. Radiogrami lejon të kuptohet se në shtabin e Enver Hoxhës kishte pritshmëri për kërkesa të tjera ose për përpunimin e një qëndrimi më të kujdesshëm e më kolektiv po të merret në konsideratë edhe reagimi i Omer Nishanit, Kristo Themelkos e të tjerëve.
Liri Gega njoftonte se shtabi i Divizionit I-rë ishte në kontakt me Koço Mukën e të tjerë, se ishin të gatshëm për bisedime me Hasan Dostin nëse ai kërkonte e me persona të tjerë gjithnjë në titull individual e jo si përfaqësues të formacioneve politike kundërshtare. Përcaktimi i “vijës së përgjithshme” ndaj kundërshtarëve politikë që kërkonin të dorëzoheshin po të merret në konsideratë kjo shprehje e Enver Hoxhës kishte të bënte edhe me fatin e krerëve të mirënjohur të Shqipërisë së Veriut, Gani Kryeziun e Muharrem Bajraktarin, por edhe të Zai Fundos. Nëse për këtë të fundit urdhëri ishte kategorik e këmbëngulës për t’u vrarë, për dy krerët bajraktarë u la e hapur edhe alternativa e bashkëpunimit por vetëm nën autoritetin e komandën e forcave partizane.
Gani Kryeziu manovroi ndonëse u rrethua e u provokua nga forcat partizane për t’u vrarë. Enver Hoxha e ktheu mbrapsht urdhrin për vrasjen e tij pasi hyri në kontakt me vëllanë e vogël të Kryezinjve, Seitin. Bisedimet me Muharrem Bajraktarin dështuan dhe ai i shpëtoi rrethimit për t’u vrarë. Të gjitha këto ngjarje ndodhën brenda harkut dy javor pasi ishte dhënë fjala për sigurimin e jetës të katër krerëve të Ballit në rastin kur ata do të dorëzoheshin. Ndryshimi i shpejtë i situatës në terren në favor të forcave të F.N.Çl, braktisja thuajse e hapur e Ballit Kombëtar e Legalitetit nga britanikët dhe amerikanët si dhe kundërshtimi nga disa eksponentë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare e radikalizoi përfundimisht qëndrimin e PKSH.
Nuk përjashtohet që në ndryshimin e qëndrimit të ketë ndikuar edhe i dërguari i ri i P.K. të Jugosllavisë në PKSH, Velimir Stojniçi që zëvendësoi Miladin Popoviçin. Në 29 shtator Enver Hoxha urdhëroi Dali Ndreun që të mos zbatohej fjala e dhënë për Bahri Omarin me shokë e se “ato hynë në kategorinë e horave të tjerë”. Fati i tyre u paracaktua. Unaza e rrethimit të Tiranës nga forcat partizane po mbyllej e së bashku me të edhe mundësia për të arrirë në kompromis mes kundërshtarëve politikë. Marrëveshje kompromisi me udhëheqjen e forcat partizane kërkoi edhe kryetari i Regjencës, Mehdi Frashëri në 26 tetor në prag të ofensivës për çlirimin e Tiranës. Duke shpallur dorëheqjen ai iu lut forcave partizane që të mos luftonin në kryeqytet pasi gjermanët po largoheshin vetë.
Por ndryshe mendonte udhëheqja e Partisë Komuniste dhe e Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Në 30 tetor Enver Hoxha urdhëroi Divizionin e I për të sulmuar e për të marrë me çdo kusht Tiranën dhe të mos pritej sa të tërhiqeshin gjermanët. Marrjen e kryeqytetit ai e vlerësonte si një sukses të madh politik e me rrjedhoja të mëdha brenda e jashtë vendit. Disa ditë më parë në Berat ishin marrë vendime të rëndësishme, ishte krijuar Qeveria e F.N.Çl. me në krye Enver Hoxhën dhe ishte kërkuar njohja e saj nga qeveritë e tri Fuqive të Mëdha të Kombeve të Bashkuara. Afrimi i çlirimit të vendit dhe i marrjes së pushtetit kishte filluar të trazonte ujërat e fjetura e ambiciet e tulatura brenda udhëheqjes së PKSH. Krijimi i qeverisë shërbeu si katalizator që i nxori ëndrat për pushtet nga sirtari i thellë i vetëdijes të mjaft prej krerëve komunistë. Berati në nëntor, me kontributin e veçantë edhe të të dërguarit të Titos, Velimir Stojniçit u bë arena e kacafytjes së parë të madhe mes komunistëve shqiptarë që inauguroi serialin pa mbarim të tyre për gati 40 vjet.
Nëse do të duheshin disa fjalë kyç për të përshkruar se çfarë ndodhi në gjirin e udhëheqjes komuniste në nëntor 1944 në Berat do të ishin të mjaftueshme:intrigë, pabesi, lakuriqësi, dyfytyrësi, transparencë vrastare dhe egërsi. Në Berat u shfaqën dy grupe që luftuan ashpër: grupi sulmues i kryesuar nga Sejfulla Malëshova, Koçi Xoxe e Nako Spiru e i dirigjuar në prapaskenë nga Velimir Stojniçi dhe grupi në mbrojtje i përbërë nga Enver Hoxha, Liri Gega, Ramadan Çitaku, etj. Kishte edhe një grup të tretë thuajse neutral në të cilin bënin pjesë Tuk Jakova, Ymer Dishnica, Bedri Spahiu, Hysni Kapo, Gogo Nushi etj. Në pleniumin e K.Q. të PKSH u goditën shumë krime e gabime të rënda që ishin bërë por edhe arritje të rëndësishme të Luftës Nacional Çlirimtare.
Enver Hoxha gati u ç’kurorëzuar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH. Pranoi thuajse gjithçka për çfarë u akuzua. U krijua përshtypja e një “autokritike të sinqertë” kur në fakt ishte një lëvizje taktike e tij për të ruajtur kryesimin e PKSH e për të marrë pushtetin në Shqipërinë që po çlirohej. Kacafytja u la përgjysmë se ndërkohë Tirana ishte çliruar. Kryeqyteti u përgatit për të pritur çlirimtarët e fitimtarët. Hynë aty me meritën e tyre të padiskutueshme se luftuan, u gjakosën e u vranë me pushtuesit për lirinë e Shqipërisë. Me veprën e tyre, heronjtë e dëshmorët që ranë nënshkruan pavdekësinë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë që jetuan merituan respektin e mirënjohjen e brezave. Përvjetori i 71 i çlirimit të Tiranës është një rast që u jepet shqiptarëve që të kujtojnë të rënët e të nderojnë luftëtarët ende të gjallë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si një manifestim e përbetim se vepra e tyre nuk do të harrohet kurrë.
Link: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=350432
Ja kam lexuar shkrimet Bedri Islamit helmin e tij ideologjik komunist qe cfaq në keto shkrime nje lloj si Guri Shyti por sot me kete hartim ideologjik mora informacionin se qenka pjese e atyre familjeve qe kan kryer vrasje si gjate luftës civile te ashtuquajtur lufte nac-clirimtare me nje logjike te ftohte kriminale paraqet deformimet e kohes dhe historise se asaj periudhe ku shqiptaret komuniste te ideuar me mesimet e shovinisteve serbe te internacionalizmit proletar vrisnin shqiptare te pafajshem vetem se ato nuk deshen ideologjine kriminale te komunizmit. Flet për vrasjen e Gjylbegut me mirditoret dhe nuk flet sa Kazaze e familjet te tjera fisnike shkodrane vrau ideologjia e bandave komuniste te jugut qe duke helmuar ca individ nga Shkodra mbushen zallin e Kirit me kufoma intelektualesh e fisnikesh shkodrane. Per Bedriun vetem Naimi eshte hero se u vra në Mirdite ku nuk kishte pushtues dhe se ishte komuniste, kur se postribasit shkodranet malsoret e maleve dune shin vrare se nuk ishin komuniste. Per Bedriun lufta e nacionalisteve shkodran qe e priten me arme me Abas Kupin në Durres dhe u vrane nga komunistet ata duhet te queen tradhetar. Zoti Bedri me dhjetra familje zogiste Jane internuar ne Itali nga fashizmi nuk ka pasur asnje komuniste a po familje komuniste te perndiqej nga fashizmi. Tani arkivat Jan hapur dhe po shikohet në driten e diellit edhe “heroizmat” e komunisteve dhe ” tradhetia” e nacionalisteve.
ne vazhdim per “besnikerine” e partizaneve shqiptare ndaj vellezerve kosovare. Artikull i botuar ketu tek Dita:
http://www.gazetadita.al/pse-thoshin-partizanet-kosovare-na-tradhtuat-or-vllaznit-e-shqipnise-se-mocme/
ketu keni te renditura krimet e kryera nga Mehmet Shehu me shoke e qe tregojne fytyren e pabese, barbare dhe kriminale te ketyre monstrave. Vete djali i Mehmetit e ka cilesuar te atin kriminel: http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=1830:masakra-ne-malin-me-gropa-dhe-krimet-e-mehmet-shehut
Mund te sjell me dhjetera dokumente por per disa eshte e kote se do te vazhdojne te turren te shajne e te lehin.
Ketu nuk ka as per te share e as per te ofenduar njeri. U be lufta kunder pushtuesit. Luften e bene partizanet te udhehequr ne Enver Hoxha. Ashtu si plehrat sot ne demokraci, ashtu edhe ne lufte ka pase plehra. Perkrah perendimit dhe lindjes qe fitoi luften, ishte dhe Shqiperia. Shqiperia perfaqesohej realisht nga komunistet. Te tjeret e kishin humbur davane qe kur perpeliteshin bashke me okupatorin. Nje ballisti andej nga anet e jugut i u propozua qe nje perfaqesues i larte partizan qe te kthente rrugen dhe ti bashkohesh levizjes partizane; ballisti iu pergjigj: kam dhene fjalen ketyre dhe s’kam se ç’te bej. Paç veten ne qaf i tha ai tjetri. Tani veshtroni te miratoni ato ligjet e reformes se nuk kemi me kohe te merremi me ballistat. Po na hani kohen kot se jane me te rrezikshem ballistat e sotem.
Shko e beri homazhe se nuk mbetet ky vend pa gomar si puna jote o shoku sekretar partie fshati me kater klase.
Bishtballistet e djeshem dhe demoballistet e sotem jane e njejta e keqe e madhe e kombit shqiptar qe vazhdon te largoje shqiprine nga civilizimi evropian , dje luftuan me pushke kunder popullit shqiptar per ta mbajte te roberuar e te coptuar sot luftojne me gjakun e djersen e 50 viteve per ta stervjedhur e detyruar te largohet nga vendi i tyre kte popull qe e ka mbuluar varferia , injoranca , padrejtesia , korrupsioni dhe koncensionet masive per cdo sherbim ne kte vend .Ky popull shef vetem nje drite ne fund te tunelit 25 vjecar , reformen ne drejtesi , gjithmone nen mbikqyerjen e Amerikes e te Evropes .
Mos u viasitni shume o te uruar se kush ishin fitimtaret dhe kush ishin humbesit u vendos ketu e 72 vjet me pare. Si do qe te perpeliten te humburit nuk mund te perdorin dot karten e demokracise apo lidhjen me perendimin.Ishin ata dallkauke qe vodhen e skllaveruan popullin si nen turqine,zogun etj.Ishin edhe trima jo vetem ju shijonin pulat por u reshtuan ne krahun e gabuar,prandaj ngushellime viktimave te pa fajshme por jo kokave qe hanin sa nga serbi.greku.italia apo se fundi nazizmi gjerman.Nje gje e tille ndodhi ne mbare boten dhe ndaj keta lloj luftetaresh u quajten kolabrocioniste pra turpi i kombit dhe kur u denuan ne mbare boten nuk kishte aresye qe ketu ti dekoronin.Lufta ka ligje dhe tradhetaret ndeshkohen.Jepni shembuj sa te doni por lufta e cubave si ne veri e ne juge duhet denuar pasi edhe aleatet njohen vetem nje force qe luftonte pa kompromis pushtuesin dhe kjo qe nacional-clirimtarja kurse forcat e tjera ishin ne bashkepunim me pushtuesin.Eshte e dhimeshme per pinjollet e kesaj kategorie por jeta vazhdon,le te behen te denje sot per te demokratizuar vendin dhe mjaf me zenka per mustaqet e celos.Kne kaluar 70 vjet o popull i molepsur mbas hakmajes e krimit.Le tu jepet fund ketyre diskutimeve pa buke dhe le te gjykojme qete per BALLISTET e sotshem qe e katandisen vendin ne kete terexhe qe jemi sot.
Se si e katandisen kete vend cubat fitimtaret e pa e gjithe bota me eksodin e ’90-s.
I shkreti kombi yne pa koke e pa bisht, hedh ai gomari i Partise balliste nje gure ne lume dhe nxiton Andrea me Karten universale te te Drejtave te njerit e s’ka zot ti shpetojme rrotulles se majmunit. Per Mithat beun ka shkruar Cajupi i madh “Klubi i Selanikut”, ku i thote, po ti qenke turk more beu yne…Kot u lodhet gjer tek Noli, Mithat beut dhe natyres se tij prej pazarxhiu e megalomani i erdhi hakut Cajupi dhe e denaskoi qe ne krye te heres. Ka ca tipa qe sjellin per fakt kujtimet e shkruara te oficereve angleze apo amerikane, a thua se ata nuk jane ndikuar nga tendenca e manupulimit te ngjarjeve duke i ndertuar ndodhite sipas interesit te tyre. Fakt mbetet qe ballistet u bene njesh me pushtuesin, por me e keqe nga kjo ishte pjesmarrja ne operacione ndeshkimore ndaj popullates. Dhe pastaj iken pas gjermanit, jo si bishti por si Bajga e Kombit, se puna e tyre vinte ere. C’è trazioni bajgen, doni qe te kundermoje akoma? Me duket se argumenti u ezaurua; na mbyti era e bajges, Andrea zhvilloi leksionin klasik te dikurshem te materializmit dialektik, supozoi te kunderten dhe sondazhi u be me nja 100 komente, tani te propozojme armepushim, dmth ti leme faktet ne shenjterine e tyre. Lereni Thanon e shkrete te beje nje dore pushime se lufta ka 70 e kusur vjet qe ka mbaruar. Kujdes vec nga pulat e importit se pulat e vendit s’e ngriten me koken nga genocidi i organizuar i trimave te beut te Klubit te Selanikut.
Zoti Bedri. Beni nje autokritike neser, per futjen e pavend te emrit te Ali Kelmendit ne kete shkrim. Kelmendi ishte koka e te derguarve te Komiternit e s’kishte fare lidhje me mufkat qe me vone krijuan Ballin.
Nje sqarim pwr “info analitik-un”…
Se pari ne Frashwr Partizanet nuk kane djegur asnje shtwpi…Gjermano-Ballistet po.
Per komentin “info analitike” qe paska kaqe te dhena per Dangelline.pse nuk shkruan per masakrat gjermano balliste nw Dangelli.Dhe ne Frashwr, kush i dogji shtepite e Nezirit,partizanet apo ballisten?! udheheqes te krimeve gjermane. Ne Zavalan dy shtwpi partizanesh sa spitalin partizan ne Mican e tij.Po Selenicwn kush e dogji-partizanet?!
Me saktw,le te na thote, kush i dogji dy shtwpitw e partizaneve; (Stavri. e Rushan.)nw Zavalan dhe, pse u dogj ajo e Izetit ballist e jo e komandantit ballit Myslim nga ky fshat….nga partizanet?…megjithse;Komanda partizane sa di,- ketw veprim e kritikoi; ate djegie te shtepise izetit si hakmarie,, nuk duhet te behej.
Asnje nga pjestaret e familieve partizane nuk beri asnje konflikt me ato te balisteve,pavarsisht se kishte 3-4 djem aktive balliste. Pas lufte, unitet kishte.
Mos na e ngaterro unitetin e Zavalanllinjve o komentuesi “info analitik”.
Ne je i ri dhe si di,-mesoji si ka qene situata ne ato kohe,(flas per Dangelline…
Dielli me shoshe nuk zihet o zoterinj pinjolle balishte.(Edhe baballarwt tuaj po te ishin gjalle, nuk do mbanin kete qwndrim per atw luften clirimtare-Partizne).
Nuk wshtw atdhetar, kjo nxitie armiqwsie mes shqiptareve.
Me cudit kjo fushate e madhe qe po behet, per polarizimin armiqesor mes vetes; ne- shqiptarwt?!
Kjo ju shwrben vetem atyre qw s’na duan tw miren e shqiperisw sone.Fitimtaret e L.N.Clirimtare i ka marre historia.
Mos harroni se jemi VELLEZER more tw mjerw.
E- Mos harrroni o te marre se jeni shqipetare!.
A kthehemi dot ne Dangwlli sa nw mbarw shqiperi?!
Kjo duhet tw na shqetwsojw/
Mjaft hamw kokwn me njeritjetrin. Armiqtw fitojnw.
Mjaft me e lagu s’e lagu. Mendoni c’duhet bwrw?
Dhe kjo behet, -jo me gwrr-mwrre,(gridie),po me unitet veprimi ne interes te atdheut. Kush mendon ndryshe,gabon.
Me dhimbie pwr,tw vwrtetat dhimbie.
Pena Bedri Islami- mos u nda nga istikami.
Toronto 09-08-2016 Golik Kokojka D.
Ore po ju te gjithe ish sigurimsat e Partise se Punes pse keni zgjedhur Kanadane qe te shpetoni koken more mjerane te felliqur, po pse nu shkoni tek Putini i rusise dhe tek Kimi i Korese se Veriut qe te jetoni me partizanet tuaj gjakatere dhe xhelate te Internacionales Komuniste o te pacipe qe thoni:
BENI SI THEM UNE NE DITA, POR MOS BENI SI BEJ UNE NE TE VERTETE.
Po si nuk ju vjen pa turp per keto pacavure qe shkruani ne DITA si analfabete qe kane harruar gjuhen amtare more debila te Enverit.
Ore po ju te gjithe ish sigurimsat e Partise se Punes pse keni zgjedhur Kanadane qe te shpetoni koken more mjerane te felliqur, po pse nu shkoni tek Putini i Rusise dhe tek Kimi i Korese se Veriut qe te jetoni me partizanet tuaj gjakatare dhe xhelate te Internacionales Komuniste o te pacipe qe thoni:
BENI SI THEM UNE NE DITA, POR MOS BENI SI BEJ UNE NE TE VERTETE.
Po si nuk ju vjen pa turp per keto pacavure qe shkruani ne DITA si analfabete qe kane harruar gjuhen amtare more debila te Enverit.
Artikulli i sotem ne gazeten e mirenjohur gjermane “spiegel Online”
m.spiegel.de/panorama/justiz/a-1106771.html
Tregon se si po zbulohen dhe po ndiqen ne gjermani 4 burra e 4 gra te datelndjeve midis 1918 – 1927 qe kane qene roje apo sekretare apo centraliste ne kampet e perqendrimit ne gjermani. Prokurorria po ngre akuzen si ndihmesa te regjimit nazist dmth bashkepunetore ne vrasjen e kush e di sa njerezve ne kampet famekeqe te perqendrimit
Cthone ballister tane?
Ate qene anrikomuniste dmth pro fashiste e pro naziste me duar te lyera me gjakun e bijve me te mire te shqiperise qe k spiunuan i tradhetuan i torturuan e i vrane. Per kete “duhen rehabilituar e dekoruar”
Mjaft llomotisedhe mos nwneshkruaj me me firmen “intelektuali”.!
Lexuesit do ti lutesha tia japi pwrgjigjen ketij “Intelektuali” komentues “papagall berw ne KOMENTE”,pwr emigrimin ne Kanada tw “shqiptareve tw vwrtete”,qw falenderonw shtetin kanades pwr sa bwm, si shtet human model..
Vetw fakti zgjedhur Kanadane, jo “sigurimsat apo komunistat si thoni ju, trego kush jane emigrantwt shqiptare…qw paraprijw e i kanw dyert hapur kudo,pwr
.. “Njerwz tw punes – tek vendi ..punes”.
Ne Kanada kerkoi AZIL skrapalliu Sulo Gradeci. A ja ke degjuar emerin more shqyptar qe nuk di te shkruash shqypen? Ja se ta thote Intelektuali. Pasi shetiti per nje kohe te gjate ne vendet ish komuniste te Kampit Socialist per ndonje pension pleqerie i kamufluar si i persekutuar nga regjimi i Hoxhes, me fjale te tjera pasi provoi te gjente strehe ne QYMEZIN e vet, krimineli i Enverit Sulo Gradeci pas viteve 90 papritur dhe papandehur u paraqit para zyrave te imigracionit ne Kanada dhe fatmiresisht dosja e tij mu dergua mua. He pra si thua ti si do te veproje ti po te ishe ne vendin tim? Se une autoriteteve kanadaze i tregova te VERTETEN, qe Sulo Gradeci nga Skrapari i Shqypnise nuk ishte ballist ashtu sic deklaronte ne biografine e tij, por ishte VEGLA me vrastare e Enverit qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone me urdhera direkt nga Enveri, qe vriste foshnjat e maternitetit te Tiranes per te bere tranfuzionin e gjakut te Enverit, qe vrau edhe Mehemet Shehun ne gjumin e nates dhe e kamufloi kete vrasje te pabese me vetvrasje depresioni dhe qe tani para autoriteteve kanadeze hiqej si viktime e regjimit komunist sepse kishte qene ballist. Keshtu shkruhej ne biografine e tij, por jo vetem ne biografine e tij, por edhe te shume ish sigurimsave te Enverit, hetues, prokurore, sekretare Partie qe si vemje te poshtra enveriste kishin shfrytezuar pikerisht HUMANIZMIN Perendimor te shtetit kanadez per te shpetuar koken nga ndeshkimi i Drejtesise lidhur me krimet e tyre makaber qe kishin bere kunder popullates. Mund te vazhdoj te permend emera si hetuesi Bajraktari, zevendesi i Fecor Shehut, por mund te tregoj edhe per gardianin tim te burgut qe kur e takova ne Kanada nuk pati guximin te me shikoje ne sy, por mermeriti vetem fjalet:
KESHTU ISHIN KOHET!
prandaj edhe ne intelektalet properendimore shqyptare qe u masakruan nga Enveri dhe bandat e tij gjakatare te themi o Golik Kokoja enveristi nga Kanadaja:
PSE NUK SHKONI JU, ENVERISTET TEK VENDI I ORIGJINES QE ESHTE KOREA E VERIUT, POR KENI ZGJEDHUR KAPITALIZMIN KANADEZ QE ISHTE ARMIKU I PARTISE SE PUNES?
Letër e Hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
«Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
Agim Hamiti/Proletari.com
E Merkure, 04/05/2011
P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.
Bedri, ato pulat në kapelet shqiptare të ballistëve vëri me ndonjë dhi po deshe te kapelet e partizanëve të Shqipërisë, yzmeqarëve më budallenj e kriminelë të jugosllavëve që ka parë Shqipëria. Të kesh turp që krahason shqiponjën me pula. Ylli i kuq i partizanë është simboli i cili meriton të poshtërohet e pështyhet e jo shqiponja.
“Ndiesw” shefit te dosieve z.”intelektual”
Me vjen keq qe futem ne polemike, me nje njeri te kesaj kategorie “mjeshter te mjeshterave” te asaj pune ai bere.
Me vjen mire,
qe nuk kam qene i asaj sere..’sigurimsash”…
Ju.z.’intelektual”, me qe jeni “kopetenti” i “dosieve” me publiko dhe dosien time ne e ke. ta di “kush jam”sipas tyre,sa te marish vesh dhe Ti, kush jam.
Kjo jo vetem per Ty.
Faleminderit.
Sa per Kanadane(autoritetet) laje gojen para se te flasish, te pakten sa njohur une dhe “gjaku” im.
Qe te mos lodhesh, megjithse Ti i di te gjitha, Golik Kokojka eshte, mesuesi nje jete Dhimiter M. Xhoga, nipi i Kapedan Jano Xhoga Zavalanit. kwtw nuk ta them per “mburoje”,po se jam Gjaku i tij dhene jeten per VATANE, qw me vjen mire, gjite brezat pasues te tij si Ai, ATDHETARE.Jo me kot, Qarku i Gjirokastrws, nderuar Atw me tiull: “MIRENJOHIE” me motivacionin:
“I jepet titulli: “MIRENJOHIE”, z.Jano XHOGA(pas vdekies) nga Qarku i Gjirokastres me vendim Nr 26,dt,10,04.2015 me motivacionin:
“Patriot, luftetar dhe komandant me cilesi te larta ne mbrojtie te trojeve shqiptare ne vitet e para te Pavaresise Kombetare. me 10-12-1913”
Sekretari Kryetari
(Kristaq Lengo) (Sulo Mucobega)
Keto jo per te rahur gjoksin..z. “intelektual”..
( ti dosien e ke besoj po po te jap identitetin e plote si “analfabet” qe jam..) po erdhe ne Toronto, mes miqve e shokeve me gjen. Cudi si sju njoh…unw kwtu sot e 10 vjet “lavieres”,se ku te shpie femija,nuk te con perendia.
Une kam parimin”Opozitare (te vertete)po Vellezer.”!
(Per bindiet politike nuk imponoj njeri,Jane vetiake.)
Nw Kanada nuk jam i “strehuar politik’,po jam krenar se jam SHQIPTAR , sa krenar, qe shteit Kanadez me dha dy- shtesi;”Shtetas Kanadez”.
Mirenjohie sa detyrim si shtetas ta nderoj.
Toronto 09-08-2016 Golik Kokojka(Dhimiter M Xhoga)