Shtëpia shumë e njohur kinematografike e Hollivudit, Warner Bros. Pictures, më datë 19 gusht 2016 do të prezantojë premierën e filmit “War dogs”, “Qentë e luftës”, me regji dhe skenar të Todd Phillips, autorin e Trilogjisë së famshme “Hangover”, e cila njihet si një ndër filmat që ka thyer rekorde të shikueshmërisë në botë me një inkasim prej 1.3 miliardë dollarë.
Bradley Cooper, aktori hollivudian me famë botërore është një prej producentëve të këtij filmi dhe pjesëtar i kastës së aktorëve që marrin pjesë në të.
Jonah Hill një tjetër yll i kinematografisë së Hollivudit, fituesi “Oscar” me rolin e partnerit të Leonardo Di Caprio të “The wolf of Wall street”, ka interpretuar rolin kryesor të Efraim Diverolit, personazhit real të njohur edhe nga publiku shqiptar në vitet 2007-2008, i cili së bashku me ish biznesmenin (e ndjerë) KostaTrebicka nëpërmjet një bisedë telefonike hodhën dritë mbi një aferë të djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha mbi trafikun e armëve që zhvillonte shteti shqiptar në atë kohë.
Subjekti i filmit i referohet një ngjarje të vërtetë, e cila është përshkruar në një shkrim të gjatë investigativ të botuar në revistën prestigjioze amerikane “Rolling Stone” në Mars 2011 nga publicisti, shkrimtari dhe gazetari amerikan, Guy Lawson. Shkrimi mban titullin “The Stoners Arms Dealers: How two American kids became big–time weapon traders”- and how the Pentagon later turned on them: “Mall-iste dhe biznesmenë armësh: Si arritën dy çunakë amerikanë të bëhen grosistë të mëdhenj të tregtimit të pajisjeve luftarake dhe si Pentagoni i kapi më pas…”
Autori Guy Lawson, ngjarjen e treguar me hollësi në këtë artikull e ka detajuar edhe më shumë në librin e botuar, me titull “Arms and the dudes” (Armët dhe çunat), publikuar në 21 korrik 2015. Ngjarja që bëri shumë bujë u demaskua fillimisht nga prestigjiozja, “The New York Times” në Mars 2008 me një artikull bombë në faqe të parë “Hetime për furnizuesit me armë për qeverinë afgane”.
Historia e vërtetë e “çunave të shkathët” nga Amerika dhe Shkëlzen Sali Berisha
Gazeta, revista, romani, por edhe filmi “War dogs”, i cili ka premierën e shfaqjes së tij të premten e datës 19 gusht hedhin dritë mbi një skandal politik-tregtar-ushtarak, i cili ndodhi në vitin 2007. Protagonistët e tij ishin dy njëzet vjeçarët amerikanë Efraim Diveroli (22) dhe David Packouz (25), të cilët krijuan një kompani fantazmë “AEY”, për tregtimin e armëve luftarake, e cila arriti të depërtojë dhe të fitojë një tender prej 300 milionë $ nga Pentagoni për armatosjen e aleatëve afganë në luftën e tyre kundër talebanëve dhe Al-Kaedës.
Kontrata me Pentagonin parashikonte furnizimin me municione fishekë (100 milionë) për pushkët automatike AK-47 të forcave të qeverisë afgane. Nga dy protagonistët Efraim dhe David) ky lloj municioni, u gjet shumë lirë për t’u blerë në Shqipëri. Ata përdorën një njohje që kishin me Heinrich Thomet, biznesmen “armësh” zviceran, i cili nga ana e tij kishte lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Në Shqipëri, municionet që kërkoheshin mund të bliheshin shumë më lirë se në vende të tjera të ish-lindjes komuniste. Zvicerani Heinrich Thomet kishte bërë edhe më parë tregti armësh me qeverinë shqiptare dhe mbante lidhje të forta me ta. Por, ai ishte gjithashtu në “vëzhgim të shtuar” prej kohësh nga qeveria e SHBA-ve, pasi ishte dyshuar për bërje kontrabande armësh apo thyerje të embargove të tregtimit të tyre në vende si Iraku apo Zimbabve.
Heinrich Thomet kishte krijuar një kompani fantazmë offshore të quajtur “Evdin” me qendër në Qipro dhe aktivitetin e ndërmjetësuesit për blerje dhe rishitjen e armëve e zhvillonte nëpërmjet saj. Meqenëse qeveria e SHBA nuk dëshironte të bënte tregti direkte me një vend të korruptuar dhe të paqëndrueshëm si Shqipëria, Efraim Diveroli dhe shoku i tij David Packouz, menduan që të shmangin vëmendjen e Pentagonit duke i blerë municionet jo direkt nga Shqipëria, por nga një kompani tjetër me qendër në Evropë dhe me pas armët do dërgoheshin në Afganistan. Kompania “Evdin” e Heinrich Thomet u mendua nga djemtë se ishte perfekte për këtë punë.
Kompania “Evdin” do blinte municionet nga kompania shtetërore shqiptare e eksportit të armëve “Meico” (drejtor Ylli Pinari) dhe më pas do ia shiste ato çunave të “AEY”-se. “AEY” nga ana e saj, më pas do ta dërgonte ngarkesën e municioneve si porosi dhe kontratë të përmbushur për Pentagonin në Afganistan. Ky operacion tregtar parashikohej t’i pasuronte dy djemtë e “AEY”-se me 30 milionë $. Ata kishin llogaritur që do t’i blinin fishekët me 4 cent copa nga zvicerani i kompanisë offshore “Evdin” dhe do ta paraqisnin si shitje me 8-10 cent copa para autoriteteve amerikane. Ndërkohë që, Henrich Thomet forta i “Evdin” nëpërmjet njohjeve të tij të forta, po e blinte municionin nga qeveria shqiptare vetëm me 2 cent copën.
Problemi i paparashikuar për aferën shumëmilionëshe lindi në Shqipëri. Alex Podrizki, i dërguar në Tiranë nga Efraim Diveroli dhe David Packouz për të kontrolluar cilësinë e municionit që do dërgohej si pjesë e parë e operacionit të blerjes, konstatoi se municioni ishte në kuti të paketuara metali me mbishkrime në gjuhën kineze. Dihej që qeveria amerikane dhe vetë Pentagoni nuk lejonte të bëhej tregti me armët kineze, pasi kishte vendosur një embargo ndaj blerjes së tyre që në vitin 1989, për shkak të ngjarjeve të zhvilluara në “Sheshin Tienanmen”. Malli “kinez” ishte pengesë dhe nuk lejohej që armët apo municionet e kësaj marke të tregtoheshin nga qeveria amerikane, por edhe nga kompanitë që bashkëpunonin me të.
Për këtë shkak, lindi nevoja e vazhdimit të operacionit duke fshehur “logon” kineze dhe ripaketuar municionet nga arka metali në kuti kartoni pa mbishkrimet origjinale. Këtë operacion “ripaketimi” të të gjitha municioneve do ta kryente Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar me qëndrim të mëparshëm në SHBA, i cili kishte krijuar njohje edhe me Efraim Diverolin gjatë aktivitetit të tij.
Kosta Trebicka filloi punën e ripaketimit me kompaninë e tij në Shqipëri dhe në një moment në mes të realizimit të saj, u njoftua se duhet ta ndërpriste atë. Ky lajm iu transmetua nga ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu, i cili i bëri me dije se punën “ripaketim” të nisur prej tij do ta vazhdonte një “shoku i djalit të Kryeministrit”, pra shoku i Shkëlzen Berishës.
Kosta Trebicka refuzoi të pranonte me qetësi largimin e tij nga puna e nisur. Duke pasur dijeni për të gjithë këtë aferë ai reagoi ashpër dhe ushtroi presion edhe mbi vetë Efraim Diverolin, bashkëpunëtorin e tij. Kosta Trebicka filloi të denonconte aferën e “armëve” publikisht, ku edhe shpërndau një bashkëbisedim telefonik të incizuar ndërmjet tij Efraim Diverolit. Biseda ndërmjet tyre dhe fjalët e Efraim Diverolit implikonin rëndë qeverinë shqiptare në nivelet më të larta të saj. Biseda tregonte se “Ylli Pinari drejtori i “MECO” ishte urdhëruar të kryente procesin “ripaketim” me një kompani tjetër dhe kjo ishte një situatë e pakthyeshme pasi ndërhyrja ishte organizuar në nivele shumë të larta nga vetë kryeministri dhe djali i tij”. Efraim Diveroli në një moment të kësaj bisede telefonike deklaron se, “me mafian shqiptare nuk mund të merret…kafshët kanë dalë jashtë kontrollit.”
Afera e ripaketimit u krye nga kompania e imponuar nga Shkëlzen Berisha dhe babai i tij Kryeministër i Shqipërisë, dërgesat “kineze” të fishekëve u transportuan për në Afganistan dhe paratë e kontratës 300 milionë $ filluan të derdhen në llogaritë e “AEY”, ndërsa Kosta Trebicka vazhdoi përpjekjet e tij për të demaskuar publikisht këtë akt korruptiv si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Ai shkoi edhe në SHBA për të vazhduar këtë mision.
Në gusht 2008 prej denoncimit të një kompanie të madhe amerikane të tregtisë së armëve, u hap një investigim shtetëror për cilësinë “kineze” të municioneve që kishte tregtuar kompania e “djemve të shkathët”, “AEY”. Për këtë qëllim u ngrit një komision hetimor nga Kongresi Amerikan, i pasuar edhe nga një hetim i FBI-së. Kosta Trebicka u thirr në SHBA në një nga seancat dëgjuese të punës së këtij komisioni. Pas deklaratave të tij fillestare para komisionit hetimor amerikan, të cilat do pasoheshin nga seanca të tjera pyetjesh, Kosta Trebicka në një pasdite të shtatorit 2008 u gjet i vdekur – “i aksidentuar” pranë një rruge fshati të jugut të Shqipërisë. Tregohet nga dëshmitarët se ai ishte ende i gjallë kur u gjet nga disa fshatarë të zonës dhe se polici i parë që mbërriti në vendngjarje ishte Agron Kuliqi, ish-truproja e ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Pas bastisjes nga autoritetet e FBI-së të zyrave të kompanisë fantazmë “AEY”, afera demaskohet plotësisht dhe dy “çunat e shkathët” arrestohen. Efraim Diveroli dënohet me 4 vite burgim ndërsa bashkëpunëtori i tij David Packouz vuajti disa muaj arrest shtëpie.
Shkëlzen Berisha vazhdoi aktivitetin e tij, ndërsa babai kryeministër mbrojti pafajësinë e tij dhe të qeverise që drejtonte duke e quajtur gazetën “The New York Times” e cila e denoncoi aferën – “letër higjienike”.



Kampioni dixhital përballë Reformës së “amerikanëve” dhe Hollivudit amerikan
Smira depresive e Sali Berishes, ndaj pushtetit socialist të këtyre tre viteve te fundit, është shtuar shumë muajin e fundit dhe sidomos ditët pas datës 21-22 korrik. Ajo dukshëm është tjetërsuar në një smirë armiqësore që kërkon të dërrmojë çdo vlerë apo qenie njerëzore e cila lidhet me Reformën në Drejtësi por më shumë se me të, me vetë qëllimin e saj. Po godet pa pushim, me sa mundet, me ato që mundet, se s’ka shumë kohë, çdo ditë e natë, sepse shkrimet dhe hulumtimet bëhen natën dhe publikohen ditën, pra po godet protagonistët e Reformës në Drejtësi.
Nuk është rastësi që “superstari” i tij dixhital SHB, po hedh përditë nga portali i tij “fishekzjarre” lajmesh, të cilat më pas shpërndahen në të katër anët e medias dixhitale. Po goditen dy nga protagonistët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të çështjes Reforma në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe Romana Vlahutin. “Syri i peshkaqenit” po përgatit kafshime edhe për Donald Lu, ndërkohë që fishekzjarre të vegjël në rrjetet sociale hidhen e nuk mungojnë as për të, duke denigruar origjinën apo pamjen e tij. Xhafaj akuzohet për pandershmërinë e vëllait ndërsa Vlahutin për pandershmëri personale.
Sali Berisha me yryshin e tij 25 vjeçar, të cilit me sa duket po i mbaron rruga dhe inercia, po kërkon këto ditë t’i kundërvihet me çdo mënyrë të mundshme teknikave ligjore të hetimit apo “gjetjes së të vërtetave”. Këto ditë pritet të behet edhe “antivetting-u dixhital”.
Çdo germë, resht, paragraf apo nen të Reformës ai po të kishte mundësi do ta kafshonte apo anatemonte, ashtu si është lejuar të bëjë me çdo gjë apo individ që i qaset kundër në këtë vend, për 25 vite resht deri sa iu kthye në zakon. Po të kishte juridiksion, gjuha e tij e gjatë do të quante zotin Lu, “horr” dhe zonjën Vlahutin “lavire” bulevardi, edhe pse kushtetutën e re dhe “vettingun” brenda e saj i votoi me gjuhë ndër dhembë, si një komunist i lumtur dhe i bindur i cili ka hipur në “varkën” e Reformës.
Retorika e egër publike dhe parlamentare e fjalës së Sali Berishës, pothuajse gjithnjë është shoqëruar me një ekzibicion shpotitës dhe agresiv, të cilin të shumtën e herëve viktimat e tij e kanë “toleruar” duke e justifikuar me natyrën gjysmë komike, gjysmë politike, gjysmë rurale apo gjysmë psikotike.
Madje, kur disa kohë më parë, kur ky ish president dhe ish kryeministër epitetoi “kallogjere” një nga gazetaret e shquara të medias Rudina Xhunga, një deputet i vjetër i parlamentarizmit tonë, Erion Braçe e përkëdheli disi duke e kurorëzuar dhe quajtur “kampion të sharjes”.
Po, kampioni i sharjes Sali Berisha ka anatemuar çdo gjë dhe çdo kënd në këtë republikë parlamentare, në emër të politikës, apo të opozitës, në emër të popullit opozitar apo atij qeveritar.
Si e ka bërë këtë?
Shumë lehtë, shumë hapur; duke urryer gjithçka që i del kundër interesave të partisë së tij, pra të atij vetë, apo të interesave të djalit, gruas, vajzës, dhëndrit bashkë me mbesat e tij.
Ndaj, sot ai po urren Reformën dhe bartësit e saj më shumë se kurrë. Ndaj, sot ai po urren më shumë se më parë gjithçka që nuk është djali i tij, gruaja, vajza apo partia e tij, pasi po kupton se ka një hendek të gjerë ndërmjet asaj çfarë ai është dhe do mbetet dhe asaj që nuk besonte se mund të bëhej ndonjëherë.
Tani po vjen “Reforma”, “Vetting-u”, “War dogs” – filmi i një historie të vërtetë dhe të vërtetat që priten të zbulohen pas tij.
Është koha të besohet se “lehjet”e këtij kampioni dixhital nuk do shqetësojnë më të vdekurit bashkë më të gjallët. S’do shqetësohen më, babai i Ramës, djali i Moisiut dhe gjyshi i Blushit, por as djali i Gramozit, djemtë e Artës, apo familjarët e Taulant Ballës.
Është koha kur vëllai i Fatmirit dhe bashkëshorti i Romanës do shohin pas 19-gushtit të njëjtin film, “War dogs” ashtu si të gjithë shqiptarët, por vetëm me një ndryshim në titrat e tij, disa do ta lexojnë shqip dhe disa kroatisht. Amerikani Lu do ta shijojë në të dyja gjuhët.
Është koha kur Edi Rama të përdorë faqen piktoreske të kryeministrisë si ekran, ashtu si dikur Jozefina faqen e ndërtesës përballë, të shfaqë filmin hollivudian.
Është koha kur shqiptarët të shohin historinë e personazhit “sypeshkaqen” dhe të babait të tij dixhital.
Të gjithë do jenë sy e veshë më pas, të dëgjojnë këtë kampion të sharjes, të cilit s’do t’i mbetet të fajësojë askënd tjetër në këtë botë, veç Kristiano Ronaldos, i cili ka fajin e pafalshëm që e la të “përdalën” Irina Shyek në duart e Bradley Cooper-it.
Me siguri Irina i dha muzë dhe info këtij bastardi amerikan të trillojë dhe prodhojë me paret e pista të Hollivudit një histori krejt të pavërtetë, që tregon për peshq e qen brenda saj.
Tregon për atë vetë!

Ju lumt DITA.Ishalla nuk vdes derisa SB te gjendet me hekura ne duar ose i vet-helmuar ne vilat e tij luksoze te bera me para-krimi.Me vones,por besoj se SHBA me ne fund po i çjerr masken vampirit,shpifsit,hajdutit;vrasrsit serial te ketij vendi ne keto 25 vjet.Besoi do dali e berteta e TREBICKES te vrare nga trimat e tij qe familja po pergjerohet per te..!Oh sa krime ka bere ky njeri-kafshe i stervitur nga agjentura e UDB per ta çbere kete komb.Ai po ben çmos te sabotoi reformen ne drejtesi.Por nd/kombetaret duhet te mos presin me ngritjen e pengesave te pa-qena te PD qe e ka marr peng ky njeri i pashembullt ne bote.Besoi se po vjen fundi tij dhe shpresa e shqipes..!
O METEEEEEEH
TI THUA:…Por nd/kombetaret duhet te mos presin …BLA BLA
sinqerisht mendon se saliserbi nuk eshte krijese e e ndyre e nderkombetareve ???
sinqerisht mendon se sot jane nderkombetaret qe kane frika nga berisha se kane bere aq shume pisllleqe nga 1992 e deri me sot….
nqs se hap gojen saliserbi per ca bolemedhenj ne Washington dhe bruksel..do ngrihet nje cunami me I madh se Watergate me irangate
akoma o sqipetare nk kuptoni se reforma ilegale e drejtesise nga gjynfqaridonald lu eshte netem per te mbrojtur kete kriminel…be continue
e mo sali berisha po tani ca do thuash se ske lene njeri pa perfol, te doli yt bir trafikant.
Po prandaj bejne politiken e shpifjeve se kane frike nga Xhafa se do ti fus ne burg te gjithe!!!
Skishte dyshim qe saliu do perdorte cdo lloj arme e vetem e vetem per te ulur punen e madhe qe ka bere z.Xhafa me reformen ne drejtesi.Saliu kot e ka qe sulmon cdo dite z.Xhafa duke perhapur lajme te rreme e te pabaza pasi reforma do marri formen e saj te zbatueshme ndaj ktyre pseudo politikaneve qe e lane shqiperine ne vuajtje e mjerim duke pervetesuar cdo te mire materiale..Por boll me kaq ishte edhe per kete njerez te ulet !!
Jeni media me e lire e momentit.bravo se te dalesh e te shkruash kunder legenit sali,ca smund te presesh.ai po jep shpirt tashti qe po muratohet reforma ne drejtesi.A do mund ta shohim serine e dyte te filmit pasi te miratohet reforma,kur zeni te kerkohet te ekstradohet per krime kunder njerezimit.
E keqja e ketij vendi eshte Sali Berisha and co po ama dhe ai qe kerkon “konsesusin” eshte akoma me i keq… Burgu i pret pas reformes
Cfare nuk po mundohet te shpife e te trilloje saliu vetem e vetem qe mos ta shohe reformen tek do zbatohet tek ai perpara,e shikon qe edhe pak edhe po i vjen fundi. Z.xhafa ka bere nje pune te palodhshme me reformen dhe ajo do te marre formen e saj perfundimtare dhe do zbatohet mbi kta qenie te ulta qe e lane shqiperine ne mjerim duke u pasuruar vete qe edhe nuk dine ku i kame leket,aq shume kane!!
E keqja e ketij vendi eshte Sali Berisha and co por akoma me i keq eshte ai skuthi qe do “konsensus” … Po te dy brenda do futet sa te behet dhe kjo reforma qe num e duan.. Prandaj e sulmojne pafund dhe Fatmir Xhafen dhe punen e tij te admirueshme.. Se te gjithe brenda do ti fusi
Keta qente te flejne rehat se Xhafa do te arrije me sukses ti fus ne burg keta fundrrina
Stoner = i driguar/ i dehur
Do te dalin te ligat nga hundet o sali, se nuk le njeri pa demtuar. Vdeksh ishalla!
Bravo gazetes Dita! Jam deshmitar se si ajo i percjell komentet e lexuesve, sic i takon medias se shkruar, ne ndryshim nga Tema, e cila shpesh nuk i boton ato! Megjithate, dua te them se tani laku po u shterngohet per fyti atyre qe kane bere sic kane dashur deri me sot, se pari, fale punes kolosale te faktorit nderkombetar. Pritshmeri eshte e jashtezakonshme, dhe shpresat jane tejet te medha per ti derguar fajtoret, si Berishen, Lulin, Mediun, Meten e Meter te tjere pas hekurave sa me pare! Drejtesia vonon por nuk harron – thote populli!
Po tani o ditezi ca do thuash kush eshte trafikanti Xhafa ik mbyt veten o i palyr
jam dakord me larmine e mendimeve ne Dita per reformen ne drejtesi.
por te nderuar bashkelexues dua tju them se i bashkohem rrymes se skeptikeve per kete reforme, ne mos gaboj edhe vete kryeredaktori i kesaj gazete e ka shprehur kete.
te mos i krijojme popullit shqiptar iluzione te reja dhe zhgenjime te reja
nuk ka per te pasur drejtesi ndonjehere per ata qe kane para ta blejne drejtesine.
ketu do jemi dhe flasim prape
po ik o gani trapi se nuk je per kt pun ti trapi i mutit plehr
Jetojme ne nje vend ku ne, te gjithe jemi detyruar te jetojme sipas marrezise dhe per marrezine e atij personi qe eshte perpjekur me gjithe qenien e tij ta shkaterroje kete vend. Eshte perpjekur duke vene ne levizje me te gjithe qenien e tij dhe gjithe ligesine qe mund te gjendet brenda nje njeriu. Sinqerisht, nuk mendoja qe nje njeri mund te mbaje kaq ligesi brenda vetes.
Cudi! Kemi 26 vjet qe jetojme me kete te keqe dhe e fi kush eshte cudia me e madhe? Ne na duket normale cfaredolloj ligesie e ketij personazhi; na duket normale kur e ben ai, familja e tij dhe gjithcka kalon sikur po tregon dicka normale.
Por kjo gje duhet te marre fund. Dhe ai fundin po e ndjen. Prandaj po mundohet me te gjithe qenien e tij qe ky fund te mos vije. Sigurisht, arma e tij me e fuqishme eshte shpifja ne menyren me te eger, me te pameshirshme, me te piset, me bajate.
Uroj qe tia dalim te gjithe ta shpetojme nga kjo ligesi. Duhet ta bejme per veten tone, per vendin tone, per femijet tane. Ata jane e ardhmja dhe nuk duhet te ngelen edhe ata zvarre si ngelem ne, pas nje ligesie te peshtire, ku e keqja nuk ka fund
Me ne fund te cirret dhe maska e Saliut, i cili hiqet si babai i shenjterise, nderkohe qe thurr intriga te papara per njerez qe njihen per merite dhe moral. Te gjthe e dime se Saliu ishte ai qe u shiti arme serbeve gjate luftes se Kosoves dhe ja ku dalin dhe faktet, dhe sdo mund ta mohoj dot. Bravo. Nje shkrim qe meriton nje duartrokitje
Ku eshte Saliu tani??? Pse nuk e denoncon dhe kete gje tek Oficeri dichitalb???? Apo ai publikon vetem ato qe i interesojne, aferat e tij politike ku jane te lidhur djali, gruaja dhe vajza e tij, afera te cilat sjellin te ardhura prej miliona/miliarda euro dhe dollare. Nuk ke goje te flasesh Sali Berisha. Ti je i zhytur ne llumin e krimit dhe flet per drejtesi. Lere qe drejtesine ta bejne ata qe kane dije dhe figura e te cileve eshte simbol i moralit dhe mos bej goditje te shemtuara shoviniste si xhaxhi Enver. Mbyll gojen dhe rri rrehat. Dhe uro qe denimi yt te mos jete aq i madhe sa te mund te dergjesh vitet e tua te fundit ne burg. Uroj vertet qe z. Xhafa dhe te gjithe te tjeret qe kane kontribuar ne reformen per drejtesi te kene forcen dhe mbeshtetjen maksimale ne zbatimin me perpikmeri te reformes per drejtesi, pa dallime politike….
o manjola
nuk e di ku jeton dhe sa vjec je dhe kujt i sherben me keto koment.
prandaj me lejo te deftoj disa gjera me zarar:
ishte kush ishte enver hoxha por
– nuk tradhetoi
-nuk vodhi
-nuk vrau ne popull (por vetem kundershtaret)
…………………
vetem armatimi shqiptar qe u be ELDORADO per shume emisare pernedimore kapte shifra te pa imagjinueshme
vetem prodhimi i enegjise se h/c te xhaxhit beri te mundur qe te rezistojme dhe sot si shtet..shifra e prodhimit te energjise elektrike eshte jashte imagjinates..por ju manjolat e pas 1992 nuk keni takat as te vilni faturat miljardeshe..
enverin sot mund ta shajme perseri..por me nj ekusht qe sali elezbiberisha te jete ne pranga..
me sakte
ka ardhur koha qe vete shteti amerikan te kerkoje te falur per berishen qe e sollen nga beogradi ne 1992..
nje berishe jashte dyerve te burgut me nje shekerdhen berishe qe po tall koqet me jetimet e gerdecit eshte lapidar diamanti per xhaxhi enverin qe i kinte nonen armiqve te kombit
Uroj vertet qe kjo reforme ti jape fund shpifjeve dhe lojrave te pista te Saliut.. Uroj qe me ne fund dhe ne shqiptaret te mund te dime se cfare eshte drejtesia. Uroj qe deputeti Fatmir Xhafa te coje deri ne fund reformen perdrejtesi, si njeriu i vetem qe deri me sot eshte figura me e paster politike
A qe do ti vij dita ketyre mafiozeve te gjitrhe ne burg. Po skane faj e kane vjedh e kane vra kete popull gjithe kohen… Po ska me tani, do ta hane me kete reformen prandaj i bien ne qafe dhe arij Fatmirit se kane hallin e vet
Per saktesi, “War Dogs” perkthehet “Luftenxitesit”
Sinteza e evolucionit te pasluftes: “red dogs”- “war dogs”- “drug dugs”.