Veliaj: Projekti për lumin shpëton Tiranën dhe komunitetin rom

Elton Tafaruci

Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës ka arritur në 90% të përfundimit të punimeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për projektin e Lumit të Tiranës, i cili parandalon situata  e përmbytjeve në këtë zonë.

Kryebashkiaku i Tiranes tha se aktualisht në këtë pjesë të qytetit ka një situatë problematike me banorët që kanë uzurpuar shtratin e lumit dhe që në fakt jeta e tyre është e para që rrezikohet nga rreshjet .

Ne keto kushte Bashkia e Tiranës u ka ofruar dy mundësi strehimi familjeve që jetojnë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të fëmijëve në shtratin e lumit: bonusin e qerasë ose strehimin në Qendrën Tranzitore të Emergjencave.

“Bashkia ka miratuar bonuset e qirave, që kompensojnë zhvendosjen e tyre në një banesë që e zgjedhin ata vetë. Kemi përcaktuar edhe repartin ushtarak në Shkozë që me emergjencë do të rehabilitohet para se të na vijnë shirat e vjeshtës dhe i gjithë komuniteti të transferohet aty në banesa shumë më të mira se sa barraket që kanë aktualisht”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës solli në vëmendje problematikat e krijuara çdo vit në këtë zonë, ku në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit që shtohen reshjet, ka pasoja deri në humbje të jetës së njerëzve të banorëve që jetojnë përgjatë Bregut të Lumit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i beri apel organizatave te huaja, qe kush e do realisht kete komunitet duhet të ndihmojë qoftë modestisht me punë bindëse, qoftë financiarisht apo fizikisht me të mira materiale si shtëpi të reja.

Ai u shpreh se sapo të hyjnë në fuqi dy opsionet e dhëna nga Bashkia e Tiranës për këtë komunitet, do të nisë edhe lëvizja e tyre.

Lumi i Tiranes shtrihet në një gjatësi prej 7.4 km, duke filluar që nga Ura e Kamzës, deri tek Ura e Brarit. Ky projekt parashikon rehabilitimin e brigjeve të tij me anë të mbrojtjes primare me mure gabioni në zona me rrezikshmëri rrëshqitjeje dhe me boulders.

Përmes këtij projekti do të bëhet mbrojtja dytësore, në zonat ku paraqet përmbytje në periudhe kthimi deri në 1 herë në 100 vjet. Projekti do të ndikojë dhe në rritjen e infrastrukturës kryesore dhe dytësore të kanalizimeve të ujërave të zeza në të dyja anët e lumit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *