Atentat në mes të Tiranës, vritet biznesmeni i ndërtimit

redaktor

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të ditës së diel pranë rrugës ‘Ali Visha’ në Tiranë. Viktima është identifikuar nga policia si Ikmet Kotorri, biznesmen ndërtimi, i cili është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.

Policia ka mbërritur menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Nga hetimet paraprake mësohet se Kotorri është ortak i një tjetër biznesmeni që i është hedhur makina në erë një muaj më parë në zonën e Kopshtit Botanik.

Kotorri është një ndërtues i njohur ne Tiranë I cili ka ndërtuar në disa zona të kryeqytetit sidomos në zonën e Freskut. 45 vjecari Kotorri është me origjinë nga Përmeti.

Share This Article
3 Comments
  • Biznesmenë ne Shqipëri? Gangsterë po. Dhe një fund i tillë nuk është ndonjë cudi e madhe….

  • Shqiperia eshte kthyer ne nje vend te frikeshem…shqiptaret jane kthyer ne nje qenie te eger, primitive, me moral te degjeneruar, shoqeria perdite po kalbet dhe eshte e pafuqishme te reagoje. Shembull jane te tilla krime…..

    Keni krijuar te keqen!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *