PS: Do të marrin pjesë në zgjedhjet e Dibrës

Elton Tafaruci

Partia Socialiste do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 11 shtatorit në Dibër edhe pse është kundër dekretit të presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë datë.

Qëndrimi është shprehur nga përfaqësuesit i kësaj forcë në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ku u miratuan afatet procedurale për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Ndërkohe partitë politike nuk kanë bërë publik emrat e kandidateve, që do të bëhen pjesë e garës për të zëvendësuar Shukri Xhelilin, në bashkinë e Peshkopisë.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka rrëzuar dhe kërkesën e një grupi nismëtaresh për mbajtjen e një referendumi për disa çështje që lidhen me zonat e mbrojtura dhe lejet e ndërtimit në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *