FOTOT / Si u grabit banka në ish-bllok përmes murit

Dita

Dyshohet se kanë qenë tre persona ato që kanë kryer grabitjen e kasafortës në bankën e nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut.

Ata kanë arritur të çajnë murin duke hyrë kështu në ambientet e brendshme të bankës nga ku kanë marrë 19 milionë lekë.

Grabitësit kanë shfrytëzuar një ambient ngjitur me bankën për të çarë murin dhe për të shkuar të kasaforta, raporton “Panorama”.

Çarja e cila mendohet se është realizuar gjatë dy netëve është e madhësisë 50 cm gjerësi dhe 30 cm lartësi.

Ndërsa për të identifikuar autorët, policia shpreson të gjejë gjurmë gishtërinjsh.

Në vendngjarje janë gjetur dhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së vendosur pranë bankës.

Share This Article
1 Comment
  • Hajdutet e medhenj bankat, po vidhen nga hajdute vocrrake, nuk ka asgje per t’u shqetesuar po marrin pjesen qe u eshte grabirur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *