Policia e Lezhës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim me kontratat e punësimit.
Gjatë ditës së hënë, Sektori Kundër Krimit Ekonomiko -Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë ka bërë ndalimin e shtetasit Kol Gjokaj, 43 vjeç, banues në Gjakovë Kosovë.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se në muajin maj 2015 , në Lezhë, ka mashtruar 8 shtetas duke ju premtuar kontrata pune në Austri kundrejt një pagese prej 800 Euro secilit.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë me datë 05.02.2016 , ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
