Vret dhe gropos kushëririn, vihet në pranga

Elton Tafaruci

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen në Greqi të një shtetasi shqiptar.

Blutë kanë arrestuar  shtetasin Denis Zaka, 26 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në lagjen numer 15, Durrës, i cili akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij.

Për ironi të fatit do të ishte pikërisht 26-vjeçari, i cili sëbashku me babain e viktimës do të bënte kallëzim në Policinë e Fierit se i kishin vrarë kushëririn në Greqi.

Policia e Fierit me profesionalizëm dhe metoda proaktive zbardhi ngjarjen.

Policia e Fierit thotë se bashkëpunoi me Interpolin dhe Policinë Greke, ku policia Greke gjeti të groposur trupin e viktimës.

“Më datën 07.08.2016, është paraqitur në Sektorin e Hetimit të Krimeve të rënda shtetasi Mersin Murrizi i cili ka kallëzuar se djali i tij Vladimir Murrizi është vrarë në Greqi, duke sjellë edhe si deshmitarë shtetasin Denis Zaka, kushëririn e parë të tij me të cilin ka qënë bashkë në Greqi”.

Lidhur me këtë kallëzim, policia thotë se u kryen veprimet procedurale si: pyetja e katër personave që kanë dijeni për veprën penale, u bënë kqyrja e telefonave, tabulateve, SMS-ve dhe rrjeteve sociale me të cilët kishte komunikime.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale lindën dyshime të bazuara se ishim para një krimi vrasje dhe se i dyshuar ishte shtetasi Denis Zaka, kushëriri i parë i tij.

Blutë sqarojnë se “u intervistua shtetasi Denis Zaka, i cili kishte shumë kontradikta në thënie që nuk përputheshin me tabulatet telefonike”.

I vendosur para provave kontradiktore për ato që kishte deklaruar, pranoi se ai e kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij, shtetasit Vladimir Murrizi, duke dhënë shpjegime të hollësishme për motivin, mjetin me të cilin kishte realizuar vrasjen, dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi.

Policia e Fierit bashkëpunoi me Drejtorinë për Krimet e Rënda dhe Interpol Tirana dhe të gjitha të dhënat ju percollën menjëherë autoriteteve policore greke, të cilat nga ana e tyre shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën kufomën e groposur.

Për këtë arsye, me datën 08.08.2016, u bë ndalimi i shtetasit Denis Zaka, 26 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në lagjen numer 15, Durrës.

Për këtë ngjarje ju referuan materialet Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *