Merruni me faktet, jo me emrat

redaktor

Letër e nënshkruar,

Latif Mana

 

E dashur Dita ! I dashur Thano !

Çdo ditë lexoj gazetën tuaj Dita dhe as që dua ta ndërroj me tjetër. Kohet e fundit edhe unë po e ndjek debatin e hapur përsa i përket Luftës Nacional Çlirimtare dhe Ballit Kombëtar. Nuk mendoj se jam kompetent për të dhënë ndonjë mendim rreth këtij debati. Por një gjë bie lehtësisht në sy. Pothuajse të gjithë ulërasin në kor kundër Andrea Stefanit. Dhe kjo është çudia! Askush nuk merret me mendimet e tij, por merren me vetë Andrean.

Unë nuk kam ndëemend të mbrojë Andrea Stefanin, as Ballin dhe as Komunistët. Por jam i bindur dhe besoj fort se historia e Shqiptarëve nuk është plotësisht ajo që na serviri Enver Hoxha. Ballin Kombëtar le ta marrim të mirëqenë se e ka vendin në Kryq. Po Komunizmi dhe Enver Hoxha me premtimet e bujshme për liri dhe demokraci ku e ka vendin? Të gjithë këta që ulërasin sot dhe gjekan veç trimëri dhe fitore tek Komunistët do t’ju lutesha që të bënin një llogari të saktë: Sa janë viktimat që ka shkaktuar Balli Kombëtar duke bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët dhe sa janë viktimat që kanë shkaktuar Komunistet gjatë Luftës, por edhe gjate sundimit të tyre 50 – vjeçar ?Përveç fashistëve dhe nazistëve sa shqiptarë vranë komunistët dhe pse? Kush janë ata që e miratojnë këtë. Vrasësit duhet të mbajnë të njënjtën përgjegjësi apo jo? Kush është ai që sot akoma nuk e ka kuptuar se Enver Hoxhën dhe dishepujt e tij kurrë nuk i hëngri meraku për popullin dhe lirinë e tij, veçse etja për pushtet. Propaganda, po ishte në emër të popullit ashtu si edhe sot. Po Shqipërinë dhe shqiptarët askush nuk i ka mallkuar më shume se Islamizmi i ardhur nga Osmanllinjtë dhe mbas kësaj mortaje Komunizmi i zbatuar nga Enver Hoxha. Me këto që po them nuk po lavdëroj Ballin Kombëtar. Por ama kjo organizatë përballë gënjeshtrës Komuniste ngjan si demode. Lidhur me këtë debat, kur lexoj thënien se fitimtarët nuk gjykohen… Për mua është me shumë se lajthitje. Tashmë bëmat famkeqe të komunizmit duhej të ishin gjykuar. Po nga kush? I them Bedri Islamit, për të cilin kam shumë respekt le ta përdorë këtë shprehje edhe për Sali Berishen që me demek paska sjellë demokracinë në vitet 90!??. ” Fitimtaret nuk gjykohen”. Sot i pari që duhet gjykuar për tradhëti të lartë shtetërore dhe kombëtare është Sali Berisha. Nuk e ka fajin Andrea Stefani për çfarë ka bërë komunizmi. Ata që nuk pranojnë mendim ndryshe, ata që vetëm shajnë e mallkojnë janë dhe mbetën më afër kësaj ideologjie që polli mortajën dhe qe akoma sot nuk po shpëtojmë dot. Unë kurrë nuk mund të jem kundër Luftës N C L. Por kurrë nuk mund të pajtohem me sektarizmat që kanë ngjarë gjatë kësaj lufte dhe sidomos me diktaturën që “Bijtë e Revolucionit ” vendosën më pas. Dhe për rezultatet nuk kanë pse heshtin sot ata që kryqëzojnë një analist të nderuar dhe ndër më të mirët në vend sot si Andrea Stefani. Kur ky Stefani i ka dhënë dërmën Berishës ishte shumë i mirë, sot gati shpallet armik! Pse? Sepse ka gjetur nja dy dokumente që diskreditojnë Enver Hoxhën! Gjithmonë janë përçarë shqiptarët dhe sot nuk vlen debati kush ishin më të mirë Ballistët apo Komunistët. Sot vlen bashkimi dhe uniteti i shtetit dhe i kombit për të ecur përpara. Ballistët le ta mbajnë përgjegjësinë e tyre, por ama edhe komunistët le të mos fshihen pas luftës, le të dalin përballë historisë për përgjegjësinë e tyre. Edhe këta që na  gënjyen me këtë biçim demokracie duhet të mbajnë përgjegjësi. Por këtu mesa duket vazhdon avazi, hedhin gurin dhe pastaj fshehin dorën. Faleminderit në të dyja rastet edhe nëse e botoni, edhe nëse jo.

 

Share This Article
1 Comment
  • Familja ime eshte keqteajtuar nga ballistet dhe babai i denuar me pushkatim. Fati beri te shpetoje. Zotni kerkon te besh lubrifikuesin ne kete konflikt qe nga vitet 40 apo edhe me pare. Si ti efhe Stefani harroni se kur kan ndodhur ngjarjet. Lufte,lufte dhe teadheti. Dhe tu referohesh disa deklaratave te bera ne momente jo te stabilizuara api predioni,nuk vlejne. Stefani kete bene. Familja ime e vuajtur mendon krejt ndryshe nga ju bile na lendono me qendrime pro tradhetareve e kundra clirimrareve. Shkurt se nuk eshte vendi:tradhetia e Ballit eshte madhe dhe denimin e kan vebdisur me veprimtarine e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *