Për të mbrojtur dhe për të shërbyer.
Kjo është motoja e policisë.
Këto foto kanë prekur zemrat e miliona njerëzve jo vetëm në Itali, por në mbarë botën.
Oficerët e policisë në Romë u njoftuan nga fqinjët e Michele, 94 vjeç dhe Jole, 89 vjeç, se ata po qanin.
Çifti, që ka mbi 70 vjet i martuar, po qante nga mërzia e vetmisë.
Ata po qanin pas lajmeve që kishin parë në TV.
“Sulme, abuzime me fëmijët. Duket se e keqja ka zbritur në tokë,” thanë ata.
Fqinjët e shqetësuar thirrën policinë, duke menduar se mos bëhej fjalë për grabitje.
Policia iu përgjigj thirrjes.
Oficerët panë se çifti nuk kishte shumë ushqim.
Prandaj ata vendosën të gatuajnë për ta spageti.
Veprimi i tyre ka tërhequr miliona falenderime.

