Turqia dhe Europa. Shumë fronte të hapura dhe pak shpresa. Marrëdhënie e vështirë, plot dyshime, armiqësore nga të dyja palët. Një marrëdhënie që në fund të fundit, nuk nisi kurrë, pas pranimit historik në vitin 2005, të Ankarasë, si vend kandidat për hyrje në Bashkimin Europian.
Por atëherë ishte një tjetër EUropë. Por edhe një tjetër Turqi, që në krahasim me premtimet, nuk ka zgjidhur një seri nyjesh, të cilat e vendosin në rrugën e përplasjes tashmë jo vetëm me BE, por me Perëndimin. Më poshtë janë ato më urgjentet;
Liberalizimi i vizave
Ndoshta është problemi më i madh që përvijohet: Në ditët e fundit, Ankaraja është rikthyer duke përplasur grushtin mbi tavolinë me BE-në: ose të liberalizohen vizat e hyrjes deri në vjeshtë, ose marrëveshja e firmosur për imigrantët do të “griset”.
Pozicion i shprehur pak ditë më parë nga ministri turk për çështjet europiane, Mevlut Cavusoglu, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung. “Nëse deri në fillimin apo mesin e tetorit nuk do të ketë liberalizim të vizavem do të jemi të detyruar të distancohemi nga marrëveshja”. Deklarata që pasojnë ato të Erdoganit.
Çështja e migrantëve
Marrëveshja e arritur në pranverë, mes Brukselit dhe Ankarasë duket se po lëkundet. Deri tani, sipas vlerësimeve, migrantët e parregullt janë kontrolluar mjaftueshëm prej Ankarasë, që ka penguar një fluks të përgjithshëm njerëzish drejt perëndimit. Po kështu, Turqia ka pritur në kufirin e saj më shumë se 3 milionë refugjatë sirianë, dhe marrëveshja me BE ka vendosur një kompensim në ndihma prej 6 miliardë Eurosh.
Erdogani ankohet se vetëm një pjesë e vogël është derdhur tashmë. Dhe është në gjendje të vendosë si të rregullojë ဠuksin e migrantëve që shtyjnë në dyert e Europës. Në Bruksel ka nga ata që hedhin hipotezën e një plani B, për t’ia hequr problemin (dhe paratë) Ankarasë, dhe për t’ia ngarkuar Athinës. Një hap që do ta zemëronte Erdoganin.
Lufta në Siri
Për më shumë se tre vite, qeveria konservatore me frymëzim fetar, në pushtet në Ankara prej vitit 2002, ka mbyllur njërin sy para kalimit – në territorin e saj – të xhihadistëve që donin t’i bashkoheshin Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Qëllimi i Erdoganit ishte që të siguronte rrëzimin e Assadit, ish miku i tij politik dhe personal.
Vetëm kur presidenti amerikan, Barack Obama “trashi zërin”, në viti 2015, Erdogani nisi të bombardojë ndjekësit e Al Baghdadit në Siri, por duke vënë mbi të gjitha në shënjestër luftëtarët kurdë, që nga ana e tyre i luftojnë terroristët (dhe që zhvillojnë edhe një luftë ndaj militantëve turq në juglindje të Anadollit). Ankaraja i konsideron rebelët kurdë si terroristë, por koalicioni ndërkombëtar i ka aleatë në luftën kundër ISIS.
Baza e Incirlik
Në jug të Turqisë ndodhet një prej infrastrukturave ushtarake më të rëndësishme të NATO-s. Baza e Incirlikut përfaqëson një bastion të perëndimit, për të frenuar rreziqet që një herë e një kohë vinin nga Bashkimin Sovjetik dhe sot nga Lindja e Mesme.
Këtu Turqia ka të paktën 50 raketa bërthamore. Ankaraja ka adoptuar një politikë gjithnjë e më provokuese në bazën ushtarake – prej ku nisen avionët që bombardojnë në Siri – dhe instalimi mbyllet e hapet sipas dëshirës. Kohët e fundit, Shefi i Shtabit amerikan, gjenerali Dunford, shkoi të bisedojë më Kryeministrin turk, Yildirim, për këtë temë.
Përqafimi i Putinit
Rusia dhe Turqia i kishin prishur marrëdhëniet pas rrëzimit në nëntor të një avioni rus, Sukhoi, që për 17 sekonda kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Moska reagoi duke mos dërguar as edhe një turist në brigjet e Turqisë, duke kontribuar kështu për gjunjëzimin e sezonit veror në vend, që edhe kështu ishte dobësuar prej sulmeve dhe atentateve.
Më pas, Erdogani i shkroi një letër zëdhënësit të Putinit, dhe rinovimi i marrëdhënieve do të vuloset sot, në takimin e Shën Petërsburgut. Një takim që mund të shënojë një pakt të ri Moskë-Ankara, antieuropian dhe antiperëndimor, duke krijuar kështu një bosht të paprecedentë.
La Repubblica

Natyrisht ky është komenti italian i LaRepublica , që jo gjithmonë përkon me interesat italiane.
Në botën moderne, pavarësisht nga llustra, në marrëdhëniet midis shteteve dominojnë interesat ekonomike , pra pragmatizmi .Ka qënë gjithnjë kështu por pas rënies të sistemit të socializmit real, marrëveshjet , aleancat dhe kundërshtitë midis shteteve kryesisht janë të natyrës ekonomike e gjeostrategjike dhe ideologjia zë një vënd gjithënnë e më të vogël .Është kjo arësyeja themelore e ripērtëritjes së marrëdhënieve ruso turke …
Në kushtet kur Kosava është e pavarur , pra praktikisht kemi dy shtete shqiptare plus një pjesë shteti në Maqedoni , politika jonë duhet të tregojë një zhdërvjelltësi të madhe Kjo do të thotë të forcojmë marrëdhëniet me USA , BE , veçanërisht me Gjermaninë dhe Italinë .Por ndërkohë duhet të shfrytëzojmë në maksimum interesin kinez kur praktikisht Kina është investitorja më e madhe në ekonominë botërore .Por edhe paratë e arabëve dhe kujdo që do të ivestojnë për ne janë të nevojëshme , me kushtin e mos ndërhyrjes në punët e brëndëshme .Dhe kinezët në këtë drejtim janë korrektë .Politika dhe media jonë duhet të qëndrojë sa më larg polemikave dhe përplasjeve midis të mëdhenjëve , sepse praktikisht nuk kemi interes por edhe ndikimi ynë është afër zeros .Përderisa shtete si Zvicra, Suedia, Finlanda, Austria nuk pfrononcohen për ngjarjet botërore , ne përse duhet të flasim …Parimi ynë duhet të jetë , neutralitet dhe përfitim nga rrethanat.
…dhe kinezet ne kete drejtim jane korrekte…. E bukur kjo… Ne fakt kinezet e kane shume merak mireqenien e vendeve ku investojne, dhe nuk shtyjne fare influencen e tyre, vetem japin leke se i kane teper, dhe kaq…
Asnje shtet nuk investon ne nje shtet tjeter pa arsye, ashtu si cdo njeri nuk iveston nqse nuk pret dicka ne kembim. Dhe ne kembim Kina merr ate qe marrin te gjithe kur investojne – ndikim ne politiken e jashtme, nje vote pro Kines ne ceshtjet e hapura ne OKB, nje rritje te sferes se influences, nje sy qorr e nje vesh shurdh per problemet e brendshme te Kines, dhe nje pershtatje e pergjithshme me interesat kineze, edhe per ceshtje qe nuk kane bythe ku te rrijne, si psh ceshtja e ishujve ne detin e Kines Lindore etj etj etj.
Plus kuptohet qe firmat qe marrin punet jane kineze, dhe punetoret jane kineze qe edhe buken e marrin me vete nga Kina, po nejse, kjo deri diku eshte e pranueshme
pak nga pak po fillojnë të falsin perëndimorët!!po fillojnë ti tregojnë historitë e erdos!!
Më vjen keq Albi , jeton akoma me të kaluarën, edhe pse për ne kjo e kaluar kanë qënë miliarda investime dhe zhvillimi më i madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria .Ndoshta ti bën pjesē në ata që thonë …bukë me bar dhe parimet nuk i shesim….ndērsa ne i kemi shitur të gjitha , kemi pērzënë gjysmēn e popullsisë aktive dhe 90 përqind kanë rroga urie..Pra sipas teje USA që ka shitur qidra miliardë Kinës nga borxhi i saj, Merkel që çdo 6 muaj shkon në Kinë pēr të shitur dhe blerë, G.B.që e pret me karrocën mbretërore presidentin kinez për të tërhequr miliardat e tregut financiar kinez, Brazili, Argjentina Sërbia dhe lista nuk mbaron që tērheqin investime miliardare kineze paskan rënë nën ndikimin kinez …Aha ti ke problemin e të drejtave të njeriut në Kinë …çudi , dhe jo të drejtën e shqiptare për të patur një jetë dinjitoze ….Unë preferoj mirëqënien e shqiptarëve për të jetuar më mirë , ashtu siç bëjnë zviceranët , austriakët , finlandezët ….nuk merrem me hallet e botës sepse jam tepër i vogël dhe nuk më interesojnë ëndrrat..