Ajeti rikuperohet për Kupën e Italisë

Elton Tafaruci

Arlind Ajeti pritet të rikthehet titullar në takimin e ardhshëm me Torinon në Kupën e Italisë. Mbrojtësi kuqezi u dëmtua në ndeshjen miqësore të zhvilluar pak ditë më parë ndaj anglezëve të Hall Sitit.

Mediat italiane shkruajnë sot se trajneri Mihajloviç pritet ta ketë në dispozicion mbrojtësin në ndeshjen e Kupës ndaj Pro Vercelli­t. Dëmtimi në pulpën e majtë e detyroi Ajetin të kryente stërvitje të diferencuar dhe këtë praktikë do ta ndjekë për 5 ose 7 ditë.

Një tjetër rikthim për Torinon është edhe Nikola Maksimoviç. Një problem muskulorë bëri që ai të humbiste ndeshjen e fundit miqësore, por me sa duket dëmtimi nuk është aq serioz dhe ai pritet të rikthehet titullar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *