Rusisë ka njoftuar se po llogarit ndihmën e ushtrisë kineze dhe asaj serbe, në zbatim të operacioneve humanitare në qytetin sirian të Alepos.
Kjo ministri sqaron se Republika Popullore e Kinës dhe Republika e Serbisë janë shprehur të gatshme ta ndihmojnë shtetin rus në rolin e saj në Siri, raporton agjencia e lajmeve TASS.
“Ministria i është mirënjohëse Republikës së Serbisë dhe Republikës Popullore të Kinës, të cilët ishin të parët që e kanë përkrahur iniciativën ruse-siriane për zbatimin e operacioneve humanitare.
Operacioni zhvillohet për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të Alepos”, thuhet në deklaratë.
