Rreziku nga terrorizmi, forca speciale në Vatikan

Dita

Në kuadër të planit të masave “Gushti i Sigurt”, krerët e agjencive ligjzbatuese në Itali kanë vendosur të nxjerrin në terren agjentë civilë në pikat turistike detare të “çizmes” dhe njësi të specializuara anti-terrori në monumentet e kulturës.

Kështu, patrulla të shumta, përfshirë ato kalorsiake, janë vendosur pranë objekteve që përbëjnë atraksion turistik.

Në selinë e shenjtë të Vatikanit, për të ruajtur sheshin Shën Pjetër janë vendosur forcat speciale të Karabinierisë, të pajisur me armë automatike dhe snajpera.

Vëmendje i është kushtuar edhe zonave me kriminalitet të theksuar, kryesisht atyre ku shpërndahet droga, si dhe stacioneve hekurudhore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *