Ja pse notari kanadez i tregon të atit gishtin e mesit para çdo gare

redaktor

Notari 21-vjeçar Santo Condorelli, i rritur në Portland, Orgeon ka nënshtetësi të dyfishtë kanadezo-amerikane, por ai do të përfaqësojë Kanadanë në Rio 2016. Ajo që ka rënë në sy tek 21-vjeçari para çdo performancë është fakti se drejtohet nga i ati dhe i tregon gishtin e mesit.

Në një intervistë për revistën, ‘Swim Swam’, sportisti rrëfeu arsyen e ritualit të çuditshëm që kishte nisur vite më parë, kur ai ishte i vogël dhe konkurronte përballë sportistëve të rritur.
Në atë kohë, babai, i cili ishte edhe trajneri i tij që nga mosha 5-vjeçare, e këshilloi të qetësohej dhe të imagjinonte sikur asnjë tjetër nuk ekzistonte përreth.

‘Kështu ai më vështroi në mes të turmës dhe të dy i treguam gishtin e mesit njëri-tjetri. Pas kësaj ai nisi të fitonte garë pas gare dhe nuk u kthye më pas”, rrëfen babai i 21-vjeçarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *