Peshëngritësi Briken Calja renditet i 6 në Olimpiadë

Elton Tafaruci

Briken Calja, i vetmi peshëngritës kuqezi në turneun më të rëndësishëm sportiv të vitit nuk ka arritur dot që të ngjitet në podium duke e mbyllur garën në vendin e 6.

Gjatë garës Briken Calja ngriti 145 kg në shkëputje dhe 181 kg në shtytje.

Rezultatet e kaluara të peshëngritësit nga Shtërmeni bënë që ai të ishte pjesë e baterisë finale, ku medaljen e artë e mori kinezi Shi Zhiyong, i cili ngrit në dygarësh 352 kg, medalja e argjendtë i shkoi turkut Daniyar Ismayilov i cili ngriti 351 kg, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi peshëngritësi nga Kirguzstani, Izzat Artykov, i cili ngriti 339 kg.

Share This Article
2 Comments
  • Ore a jeni ne terezi ju apo jo? Po si shkruani “nuk arriti dot podiumin”, a thua se prej tij pritej mrekullia? Ata te tre qe dolen te paret ishin komplet planet tjeter, e filluan garen kur te tjeret kishin mbaruar, ju beni sikur Brikeni do tundte sallen. Avash o vlla, se nuk eshte aq e lehte. Brikeni ne shkeputje doli i 8, pastaj ne shtytje fitoi dhe 2 pozicione te tjera, dhe bravo i qofte. Ju flisni sikur medalja eshte buke e djathe…. ne vend qe ta pergezoni e ta inkurajoni. Gazetare 2 leksh

  • Paraqitje e shkelqyer e peshengritesit sulovar.Pse cfare doni ju,ata rrugacet me doping kali qe e kthyen sportin shqiptar ne cerdhe dopingu?Kina ka nje program 30 vjecar shkencor te pergatitjes se medalisteve olimpike.Per kete punon nje komb 1,5 miljarde,nga me te zhvilluarit ne bote,superfuqia boterore e sportit.Per kete arritje sportdashesit shqiptare te falenderojne kete djale te urte me vullnet te celikte,te varfer,por te ndershem dhe trainerin e tij Leonard Toska.E ardhmja e sportit shqiptar i perket njeresve te ndershem.Perpara Briken!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *