Shpërtheu eksplozivin si hakmarrje ndaj pronarit, arrestohet

Elton Tafaruci

Një sasi lënde plasëse artizanale shpërtheu në një panel diellor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krastë të fshatit Halil,  Fushë-Krujë.

Policia arrestoi si të dyshuar si autor Arben Tali  35 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Policia e Durrësit informoi sot: “Në momentin që ka ndodhur shpërthimi  A.Tali ka qenë roje pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Gjithashtu,  nga veprimet e imtësishme hetimore dyshohet se lëndën eksplozive mund ta ketë vendosur vetë  shtetasi i mësipërm, në shenjë presioni për shpërblim nga ana e  pronarit të panelit diellor”

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia thotë se Tali është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Moskallëzimi I krimit”, “Shkatërrimi I pronës me eksploziv”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet  300, 152 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *