Tenton të fusë 6 celularë në burg, arrestohet

Elton Tafaruci

Një grua 41-vjeçare është arrestuar duke tentuar të fusë 6 celularë në burgun e Fushë Krujës. Liljana Toluli nga Kamza i kishte fshehur ato brenda bombolës së kafesë, sipas porosisë që kishte marrë nga i biri, që vuante dënimin në këtë burg.

Policia njoftoi se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë e arrestuan në flagrancë Tolulin pasi “më datë 9.08.2016, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë – Krujës, ka tentuar të fusë për djalin e saj, i cili vuante dënimin, 6 copë celularë.

Celularët i kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”parashikuar në nenin 324/a të Kodit Penal.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *