Eqrem Çabej dhe albanologjia sot

redaktor

 

Prof. Nelson Çabej

 

Kur kthejmë sytë prapa në rrugën 5-6-shekullore të zhvillimit të albanologjisë, vepra e Eqrem Çabeut (1908-1980) na del para si Tomor i lartë, në peizazhin e gjerë e të larmë të kulturës shqiptare. Përmasat e jashtëzakonshme dhe shumanshmëria e veprës së tij e bëjnë të pamundur rrokjen dhe paraqitjen e përshtatshme të saj në një shkrim të shkurtër si ky, dhe autori këtu i ka vënë vetes një qëllim shumë më modest.

 

Formimi i shkencëtarit

Eqrem Çabej ishte bir i një familje të kulturuar e atdhetare, i një “dere të parë” gjirokastrite. Arsimin fillor e kreu në Gjirokastër, por falë vetive të tij personale, ai fitoi një bursë të Bashkisë së qytetit për të vazhduar për 12 vjet studimet në Austri: në St. Pölten (në familjen Rienmüller) tetëvjeçaren, në Klagenfurt gjimnazin dhe në Grac e Vjenë studimet e larta. Pas mbarimit të studimeve dhe mbrojtjes së tezës së doktoratës me “Studime Italo-Shqiptare (Italo-albanische Studien), ai kthehet në Atdhe.

Te studiuesi i ri u harmonizuan disiplina dhe serioziteti në punë, logjika e fortë, përpikëria dhe ‘fanatizmi’ në kërkimin e së vërtetës me edukimin e tij intensiv në Austri e sidomos në Universitetin e Vjenës, që në atë kohë ishte qendra botërore e studimeve albanologjike, ku punonin dhe ligjëronin autoritete nga më të shquarat të gjuhësisë indoeuropiane, arkeologjisë dhe historisë. Djaloshi gjirokastrit pati fatin të ishte student i albanologut më të madh të kohës, Norbert Joklit, dhe të kishte udhëheqës teme një nga helenistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, Paul Kretschmer-in, dy mbështetës dhe zëdhënës të mëdhenj të teorisë së prejardhjes ilire të shqiptarëve.

Ai kthehet në atdhe me dëshirë të madhe dhe besim për të ndihmuar edhe vetë në ndriçimin e historisë së gjuhës e kulturës sonë kombëtare. Ende në të njëzetat e jetës së tij, ai kreu disa punime serioze e udhëhapëse në fushën e folklorit, etnografisë, mitologjisë dhe historisë së letërsisë shqipe, që u botuan kryesisht në një numër revistash shkencore europiane. Ato punime u pritën me interes dhe u cituan gjerësisht, sidomos në literaturën historike e gjuhësore europiane të viteve 30 të shekullit të kaluar, nga autorë si Norbert Jokli, Carlo Tagliavini, Georg Stadtmüller, etj. Për t’u përmëndur janë artikujt Sitten und Gebräuche der Albaner (Tradita dhe doke të shqiptarëve) (1935); Rumänisch-albanische Lehnbeziehungen (Marrëdhënie huazimi rumuno-shqiptare) (1936); Albaner und Slaven in Suditalien (Shqiptarë dhe Sllavë në Italinë e jugut) (1938); Miszellen (Shkrime të ndryshme) (1938), në Revue Internationale des études balkaniques; Mundartliches aus Italien (Elemente dialektore nga Italia) (1936) në Glotta; Volkstum und Volksname der Albaner (Karakteri kombëtar dhe emri kombëtar i shqiptarëve) dhe Kult und Fortleben der Göttin Diana auf dem Balkan (Kulti dhe mbijetesa e perëndeshës Diana në Ballkan) (1941) në Leipziger Vierteljahrsschrift für Sudosteuropa; Der albanische Dichter Gjergj Fishta (1941) (Poeti shqiptar Gjergj Fishta) në Südost-Forschungen. Ai mori pjesë si bashkëpunëtor edhe në hartimin e Enciklopedisë Kroate (Hrvatska Enciklopedija) të botuar në vitin 1941. Me këto punime Çabej u bë zëri më i dëgjuar, në mos i vetmi, i shkencës shqiptare në Europë, qysh në vitet 30-të të shekullit të kaluar.

Në vështrimin e parë, këto punime të krijojnë përshtypjen se studiuesi i ri po kërkonte të gjente veten dhe fushën e tij të posaçme të studimit në të cilën do të bënte emër. Megjithatë, në prapavështrim, të gjitha ato jo vetëm ishin brenda fushës së gjerë të kërkimit albanologjik, por ishin një prelud dhe përgatitje për sulmin ballor që ai do të ndërmirrte më vonë për ndriçimin e historisë së gjuhës shqipe, etimologjisë dhe morfologjisë së saj e, më tej akoma, për prejardhjen ilire dhe vëndin e formimit të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar. Ato punime janë pjesë e pandarë e truallit kërkimor mbi të cilin do të lartohej ngrehina e tij e papërsëritshme albanologjike.

 

Prurjet e në albanologji

Në vitin 1952 Çabeu nisi të mirrej me studimin e vëndit të formimit të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar, të cilave iu kthye në mënyrë të përsëritur si një problem madhor i historisë së shqiptarëve. Ato 3-4 punime që ai do të botonte lidhur me këtë temë gjatë viteve 50-60 janë gurë themeli të teorisë së sotme plotësisht shkencore të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre. Në këtë mënyrë, nga vitet 60 emri i Çabeut ishtë bërë sinonimi i autoktonisë së shqiptarëve. Paralelisht, gjatë viteve 50-të, ai punoi për probleme të drejtshkrimit dhe leksikografisë shqipe, duke përfshirë punën e tij në grupin e hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954.

Kësaj periudhe i takojnë, si bashkëautor me Aleksandër Xhuvanin, edhe veprat fundamentale për fjalëformimin e shqipes, Parashtesat e Gjuhës Shqipe (1956) dhe Prapashtesat e Gjuhës Shqipe (1962).

Pjesë e rëndësishme e punës së tij përgatitore për veprën madhore të etimologjisë së shqipes, që do të ndërmirrte më vonë Çabej, ishte dhe transkriptimi dhe transliterimi i Mesharit të Gjon Buzukut, që mund të konsiderohet si punimi më i rëndësishëm filologjik i tij, te cilin ai e përfundoi në vitin 1958, por, për shkak të rrethanave socio-politike të kohës, botimi i kësaj vepre të rëndësishme për gjuhësinë dhe kulturën shqiptare u vonua dhjete vjet, deri në vitin 1968. Botimi ishte pajisur me një hyrje dhe me një studim kritik, thellësisht shkencor për gjuhën dhe vlerat e librit dhe të autorit. Ky studim për historinë dhe dialektologjinë e shqipes, do t’i shërbente atij si pikë e shpeshtë referimi në përpjekjet për të rindërtuar format më të hershme të fjalëve shqip.

Në vitin 1960 ai fillon botimin e një serie të gjatë artikujsh në Buletini i Universitetit Shteteror të Tiranës (Seria Shkencat Shoqërore), të cilët dolën edhe në dy vëllimet e para të veprës së tij 6-vëllimshe Studime Gjuhësore, botuar në Prishtinë në vitin 1976.

Çabej hyri në studimin e historisë së gjuhës shqipe në një kohë kur ishte përcaktuar përfundimisht se gjuha shqipe ishte pjestare e familjes së madhe të gjuhëve indo-europiane, por ende mbeteshin probleme themelore dhe komplekse për të zgjidhur, të tilla si:

  • – Saktësimi i fondit themelor të trashëguar indo-europian të shqipes dhe raporti i tij me huazimet nga gjuhët e huaja, latinisht, turqisht, sllavisht e greqisht.
  • – Prejardhja e gjuhës shqipe dhe, lidhur me të, lidhja e shqipes me ilirishten dhe trako-dakishten.
  • – Koha e formimit të dy dialekteve të mëdha të shqipes.
  • – Vëndi i formimit të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar.
  • – Kontributi i ilirishtes në gjuhët latine dhe greke.

Në të gjitha këto drejtime ai dha kontributete e tij të shënuara dhe, në shumë raste, vendimtare.

Hetimet e tij, shumë herë shteruese të prejardhjes së fjalëve të shqipes, lidhjet leksikale të shqipes me gjuhët balte, kelte, gjermanike dhe sllave nga njera anë, dhe konkordancat me greqishten dhe armenishten nga ana tjetër, e shpunë atë te ideja e evolucionit të parashqipes në rrugën e mërgimit të fiseve indo-europiane parailire nga Europa veriore drejt trojeve të sotme shqipfolëse ku u formua etnosi ilir dikur nga epoka e bronzit.

Në kushtet e heshtjes relative të njoftimeve për shqiptarët në burimet e Mesjetës së hershme, të dhënat historiko-gjuhësore mirrnin një rëndësi që nuk mund të mbivlerësohet, sepse gjuha e një populli përfaqëson dokumentin më të vjetër të historisë së tij. Çabej, si askush para tij, shfrytëzoi njohuritë e tij të thella historiko-gjuhësore për sqarimin e prejardhjes së shqiptarëve dhe të vëndit të formimit të popullit shqiptar.

Pasi botoi në vitin 1958 artikullin Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emravet të vëndeve, ai i rikthehet kësaj çështje me punimin tanimë klasik Die älteren Wohnsitze der Albaner auf der Balkanhalbinsel im Lichte der  Sprache und der Ortsnamen (Vëndbanimi i lashtë i shqiptarëve në siujdhesën ballkanike në dritën e gjuhës dhe emrave të vëndeve) paraqitur në kongresin VII ndërkombëtar të shkencave onomastike në Firence në 1961, për të dalë rishtas në vitin 1970 me punimin L’illyrien et l’albanais (Ilirishtja dhe shqipja) e një vit më vonë me Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe.

Mbeten klasike kundërargumentet me të cilat ai rëzoi pikëpamjet e gjuhëtarëve të mëdhenj si Gustav Weigand-i dhe pasuesve të tij si Vladimir Georgievi, sipas të cilëve evolucioni i emrave të vëndeve të tilla si Shkumbini, Shkodra, Durrësi, etj. tregonin se shqiptarët mund t’i kenë marrë emra ato përmes një popullsie joshqiptare që mund të ketë banuar më parë në Shqipëri.

Çabeu theksonte fort faktin që shqiptarët jetojnë në trojet e lashta ilire dhe në historinë e këtyre trojeve nuk ka asnjë të dhënë, jo vetëm të drejtpërdrejtë, por as tërthore, për një imigrim të tyre në këto troje dhe, në këto rrethana, argumentonte ai, “barra e provës” (burden of proof ose Beweislast) bie mbi kundërshtarët e autoktonisë, që duhet të provojnë se shqiptarët mund të kenë ardhur nga diku tjetër. Me këtë, sipas  gjuhëtarit të madh kroat Radoslav Katičić, “Z. Çabej…i ka dhënë një bazë metodologjike të shëndoshë çdo diskutimi mbi prejardhjen e gjuhës shqipe.” [Katičić, R. (1974). Antroponimia ilire dhe etnogjeneza e shqiptareve. Kuvendi i Studimeve Ilire Tiranë, f. 96].

Studimet e tij argumentojnë dhe provojnë, në mënyra dhe nga aspekte të ndryshme, pikëpamjen se territoret e sotme shqipfolëse përfaqësojnë një trevë rudhjeje (restriksioni), si pasojë e romanizimit, migrimit të popullsive të huaja, por edhe për shkak të asaj luftës për dominim fetar e politik midis botës romano-perëndimore dhe asaj greko-bizantine.

Eqrem Çabeut i takon merita e madhe e plotësimit të zbraztisë që kishte lënë mungesa e shqipes në studimet e linguistikës ballkanike. Më shumë se kushdo tjetër, ai bëri të njohur rolin dhënës të shqipes në ato gjuhë.

Me gjithë intensivitetin e lartë të punës në fushën e etimologjisë së shqipes, në dy dhjetëvjeçarët e fundit të jetës ai vazhdoi të kontribuonte ndjeshëm në problemet aktuale të zhvillimit normativ të shqipes, të drejtshkrimit e standardizimit të gjuhës shqipe si dhe në leksikografinë shqipe, duke përfshirë pjesëmarrjen në hartimin e një numri të madh fjalorësh shumëgjuhësh të terminologjisë shkencore shqipe.

Por, pa dyshim, kryevepra dhe opus vitae e tij është seria 7-vëllimshe Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes, kurorëzimi i punës së tij gjithëjetësore në fushën e historisë së fjalës e gjuhës shqipe. Nga niveli, vëllimi dhe rëndësia shkencore ajo përfaqëson korpusin më të madh e më të rëndësishëm që është krijuar deri sot në historinë 3-shekullore të shkencave albanologjike.

Kontributet e Çabeut u shtrinë në të gjitha fushat e albanologjisë (gjuhësi shqipe, etnografi, mitologji e folklor shqiptar, histori e Shqipërisë dhe letërsisë shqipe, etj.) e madje edhe përtej fushave të shkencave shoqërore. Njohuritë e tij ishin të gjithanëshme. Kur them këtë mua më vete menjëherë mëndja te një bisedë që kam pasur me të nga fillimi i viteve 60 të shekullit të kaluar, kur unë sapo isha diplomuar dhe kisha rënë në kontakt me gjenetikën si shkencë (që ishte ende në ”ilegalitet” në Shqipëri) nëpërmjet një teksti plotësues për pedagogët e biologjisë të shkollave të mesme gjermano-lindore. Kur unë isha duke i treguar i entusiazmuar për ligjet e trashëgimisë të Mendelit dhe nuk po gjeja dot termin shqip për ligjin e dytë të Mendelit, ai më plotësoi duke më pyetur me modestinë karakteristike se mos e kisha fjalën për Spaltungsgesetz (ligjin e veçimit), duke me lënë të shtangur me njohurinë e tij në një fushë aq të largët nga gjuhësia dhe albanologjia.

 

Mjeshtri i metodës

Në punën e tij për etimologjinë e fjalëve shqip dhe rindërtimin e formave të mëparëshme të tyre, Çabej zbatoi jo vetëm metodën e krahasimit me kognatet (fjalët e ngjshme dhe me prejardhje të përbashkët) me gjuhët e tjera indoeuropeane. Ai e plotësonte këtë me metodën e rindërtimit të brëndshëm, nëpërmjet krahasimit të formave të ndryshme brënda shqipes. Ai nuk besonte në ligjet e pandryshueshme të evolucionit të fjalëve të gramatikanëve të rinj (Junggrammatiker), por theksonte se ekzistojnë vetëm regulla të evolucionit të tyre, që kanë edhe përjashtime. Kjo dukej sidomos në ekzistencën e varianteve dialektore të fjalës dhe ai ishte i pari që zbatoi rigorozisht metodën e kërkimit të evolucionit në hapësirë të fjalëve të shqipes.

Ndryshe nga shumë gjuhëtarë të mëparshëm, ai udhëhiqej nga parimi se në fillim duhej të hetohej në se fjala mund të shpjegohej brënda shqipes e me mjetet e saj. Vetëm kur të provohej se kjo nuk të shpie në burimin e saj, të shikohej në se ajo mund të ishte huazuar nga gjuhë të tjera fqinje, latine, sllave, greke, turke, etj. Dhe nëqoftëse një fjalë mund të shpjegohej po aq mirë edhe si fjalë e trashëguar e shqipes edhe si huazim nga një gjuhë tjetër, parimi shkencor i parsimonisë (përparësia e shpjegimit më të thjeshte dhe me më pak hamëndësime) na thotë se duhet parapëlqyer shpjegimi i parë, si një fjalë e trashëguar e shqipes.

Etimologjizimin e çdo fjale ai e niste me shqyrtimin kritik, skrupuloz dhe shpesh shterues të kërkimeve të mëparëshme të titanëve të indoeuropianistikës dhe albanologjisë, duke vënë në dukje meritat, dobësitë, dhe vlerën relative të tyre. Për të ndjekur evolucionin e fjalës shqipe në hapësirë e në kohë ai gjurmonte format dialektore brënda dhe jashtë trojeve të sotme shqipfolëse, deri në ngulimet mesjetare të shqiptarëve në Greqi, Itali, etj., si dhe veprat e autorëve shqiptarë nga Buzuku e këtej. Vetëm pas shqyrtimit të punës së gjuhëtarëve të mëparshëm, burimeve të literaturës së shkruar dhe gojore shqipe, të dhënave dialektore dhe të folmeve të krahinave të ndryshme shqiptare dhe të ngulimeve shqiptare jashtë trojeve etnike shqiptare, ai formonte mendimin e tij të matur e të peshuar mirë, duke rindërtuar format para- e protoshqiptare për të arritur deri në rrënjët indo-europiane të tyre.

Ai theksonte me forcë nevojën e një qëndrimi objektiv në studimet etimologjike, për t’i dhënë shqipes vetëm atë që i takon, kërkonte të dallohen mirë fjalët e trashëguara nga huazimet ose, siç shprehej ai, “të ndahet mirë grurët nga egjra”. Me përkushtimin e tij proverbial në kërkim të së vërtetës shkencore, ai nuk nguroi asnjëherë t’i kthejë mbrapsht si huazime nga gjuhë të tjera edhe fjalë që studiues të huaj i kishin njohur si fjalë të fondit të trashëguar të shqipes. Kështu, në faqen 45 të vëllimit I të Studimeve Etimologjike në Fushë të Shqipes (Tiranë, 1982) ai na tregon qartë moton që përshkon fund e krye veprimtarine e tij shkencore: “Në dallim parimor nga disa të tjera rryma linguistike jemi larg nga synimi për t’i veshur fondit të trashëguar … për të shtuar me çdo kusht përqindjen e elementit të trashëguar të leksikut; kështu edhe për disa fjalë që i kanë marrë më parë për të vendit kemi treguar burimin e huaj”.

 

Me etikë të lartë në shkencë e në jetë

Çabej mbetet shëmbulli i përsosur i intelektualit dinjitoz e të pakomprometueshem, që në krijimtarinë e tij nuk bëri lëshime metodike ndaj trysnisë ideologjike, edhe kur kjo bënte të pamundur botimin e veprës së tij. Me këmbënguljen e tij ai citoi dhe vlerësoi punën e figurave ”armiqësore” si Gjergj Fishta, Mustafa Kruja, etj. Qëndrime të tilla të papërkulura e vunë atë shpesh në konflikt me autoritetet administrativo-shkencore, duke i krijuar situata të vështira dhe të rezikshme, deri në akuza  publike për pikëpamje dhe qëndrime antisocialiste. Të gjitha ato ai i përballoi me dinjitet dhe krenari. Ai është, mbase, i vetmi intelektual shqiptar që në veprën e tij e madje edhe në artikujt publicistikë që i kërkonin të shkruante, përfshirë edhe  fjalën e tij me rastin e themelimit të Akademisë së Shkencave, i ka lejuar vetes luksin të përjashtonte sloganet e pashmangshme të lavdeve për “kujdesin  e Partisë dhe të shokut Enver” etj. Dhe e gjitha kjo nuk ka qënë pa kosto për të.

I matur në shkencë, po ashtu si dhe në jetë, ai edhe pasi jipte argumentat shtrënguese për të mbështetur pikëpamjen e tij, linte hapët mundësinë e një interpretimi alternativ.

Ai u shqua edhe për kujdesin e madh që tregonte për përgatitjen e brezit të ri të studiuesve në fushën e albanologjisë, për çdo të ri që tregonte prirje dhe talent në fushën e albanologjisë dhe shkencës në përgjithësi.

Ai mbetet modeli i njeriut që respektonte dhe hynte në bisedë e në diskutim në të njëjtën mënyrë e me të njëjtin respekt si me dijetarin dhe me njeriun me të thjeshtë, pavarësisht nga niveli i përgatitjes shkencore ose kulturore të përgjithshme të  bashkëbiseduesit të tij.

Edhe në kushtet e ngurtësisë doktrinare të qëndrimeve dhe strukturave shtetërore dhe partiake të Shqipërisë në atë kohë, ai luajti një rol të pakrahasueshëm për liberalizimin e ambientit shkencor në Shqipëri, që vihet re jo vetëm në botimet e tij ne shtypin shkencor të huaj e shqiptar, në pjesëmarrjen e tij të shumë të suksesshme në veprimtari shkencore në Europën perëndimore dhe në letërkëmbimin e tij me autoritete të huaja shkencore, por edhe në vizitat e studiuesve të huaj, përfshirë ata që kishin pikëpamje të kundërta me të dhe me albanologjinë shqiptare, duke u krijuar atyre mundësinë për të shprehur publikisht brenda në Shqipëri pikëpamjet e tyre e për të debatuar me albanologët shqiptarë në simpoziumet dhe konferencat albanologjike të mbajtura në Tiranë në vitet 60-70-të.

Duke folur për ndikimin e tij në krijimin e një fryme njerëzore e tolerante në Institutin e Gjuhësisë, Th. Gjika tregon se sjellja dhe kultura e tij ndikonin në mentalitetin e gjithë punonjësve të atij instituti dhe “secili prej punonjësve mundohej të ishte sadopak më zotri, sadopak më Eqrem”.

 

Atdhetari i madh

Eqrem Çabej ishte një dijetar i madh idealist që ia kushtoi pasionin e lindur për shkencë dhe tematikën e studimeve jo thjesht prirjeve dhe interesave të tij shkencore por, në radhë të parë e mbi të gjitha, interesave të atdheut te tij. Fati i Shqipërisë, e ardhmja e saj, u bë ylli polar që përcaktoi dhe orientoi veprimtarinë shkencore gjysëmshekullore të Çabeut.

Me njohuritë që kishte në fushën e gjuhëve indoeuropiane, ai mund të ishte sot në radhën e indoeuropianistëve të shquar të botës. Këtë ka parasysh albanologu gjerman Wilfried Fiedler (2006), kur vë në dukje se “Njohuritë e Çabeut në fushën e gjuhëve indoeuropiane ishin të gjera dhe të thella, por megjithatë, ai i vuri ato plotësisht në shërbim të gjuhës së tij amtare” (Çabejs Kenntnisse auf dem Gebiet der idg. Sprachen waren umfassend, er stellte sie jedoch ganz in den Dienst an seiner Muttersprache) shkruan ai në Einführung in die Albanologie. Dhe, me syrin e një të huaji, gjuhëtari austriak Hermann Ölberg do të shprehej se është për të ardhur keq që Çabej nuk formoi një shkollë gjuhësore indo-europiane të vetën.

 

 

Vijon nesër

Share This Article
10 Comments
  • Cabej i ka dit te gjitha por nuk ka guxuar te thot te verteten?
    Lindi ne gjirokaster ku lindi edhe diktatori hoxha u priviligjua nga diktatori si krahinor dhe pikerisht studioj ne austri qe deri me sot ne prapaganden e tyre medjatike e kohes se 100 vjetve te fundit ortodoksine as e ka prapaganduar ndonjehere por vetem veriun?
    Megjithate e kuptoj se cabej ka pas probleme inferjore ndaj studimit te tij ne austri per shkak te kultures se vet vendit austrise,nes do te studjonte ne itali ose serbi,greqi mbase do te shprehej ndryshe e pa probleme inferjore ndaj albanologjise!
    Her pas here ka pas momente te shkeputjes se tij nga ankthi i diktatures per te then te verteten?
    Megjithate respekt per studimin e tij ndaj albanologjise nga me realistet esht vetem zoti ardian vehbiu e theksoj se deri diku nuk esht inferjor por i takon brezit qe ka demaskuar manipulimin e ceshtjes albanologjise per te then te verteten!
    Nuk ka rendesi se nga vijn popujt,kur ata harijn te kuptohen e verta dhe realiteti esht nje mjet qe politika duhet te reagoj per me teper social dhe jo demagogji pushteti duke perdorur nacionalizmin ekstrem dhe epitete dukuri qe esht shfaqur her pas here ne historin e 100 viteve te shtetit shqiptar!

  • Po mire dakort qe popullsite ne Ballkan jane te ardhurr nga veriu i Europes sepse ajo ushte edhe ruga e njeriut Indoeuropian
    Porse atje psh kur ata gjuhetaret e huaj argumentonin se fjalet Shkumbin dhe Shkoder mund te jene perdorur me pare nga nje popullsi jo shqip- folese
    Une do linkundershtoja me emrin e detit Jon qe nuk ka ndryshuar aspak
    Dhe duke qene se Latinet detin Jon e perkethyen dhe e quanin Mare Nostrum
    Kjo tregon se te pakten qe kur u krijuan Latinet si popull , aty esht fol shqip

    Porse duke pas parasysh se ky emer i detit Jon esht shum i lashte sipas Mitologjise greke dhe historianeve grek
    Pra kjo fjale shqipe Jon shkon pertej ne … Para-historine e larget , dhe tregon se aty esht fol shqip

    Sepse kuptimin shqip te kesaj fjsle na i kane dhene Latinet kur e quajten Mare Nostrum

    Pra , me fjalen Jon i bllokon komplet kundershtaret dhe nxjerr konkluzion qe aty esht folur shqip para se te vinin Iliret qe ne para histori

    Tani ka dicka :… Kush ja ka dhene kete emer detit Jon ?

    Ne dime qe nga historianet grek ky emer esht i pronesuar nga Jonianet

    Mirpo Jonianet jane nje popullsi qe ka ardhur nga Azia e vogel ne paralashtesi dhe kjo popullsi ka qene nje dege e Pellazgeve , se edhe Pellazget jane te Ardhur nga Azia e vogel
    reth 4 mij vjet para Krishtit sipaas arkeologeve frances
    Heredoti thote qe Jonianet nuk ishin popullsi greke , por u helenizuan me vone

    Ne te njejten kohe ne Ballkan perpara se re vinin Jonianet , aty kane jetuar Hititet , sic kam lexuar ne Enciklopedite Amerikane

    Mirpo Hititet 5 mij vjet para Krishtit gjenden ne Jug te Azis se Vogel dhe ne Siri dmth ata duhet te kene jetuar be Ballkan reth 7-10 mij vjet para Krishtit
    Dhe natyrisht edhe Hititet jane popullsi e ardhur nga veriu Europes. vecse Hititet kishin paksa tipare aziatike , pavaresisht se ishin popullsi europiane
    Esht botuar nje liber i vogel me deshifrimin e fjaleve hitite nga nje studjues frances. Une e kam lexuar ate liber dhe fjalet qe shprehin kevizjet si :. Para , mbraoa , anash etj jane njelloj si ne gjuhen shqipe
    Por hititet per ujin kishin fjalen angleze Vatar , pothuaj e ngjashme me anglishten

    Isha kurioz te dija cili esht mendimi i Cabejt ne lidhje me greqishten e lashtesise , sidomis greqishten homerike , sepse atje ka shum fjale shqipe qe nuk jane perdorur asnjehere ne greqishten e mevoneshme me perjashtim te asaj kohe

    psh ja disa fjale kyce nga Historia e Grewise se lashte qe shpjegohen vetem shqip

    Si psh Herodoti thote se ” vendasit Akilin e therisnin Aspetos meqe ai vraponte shpejt ”
    Ne greqisht kur vrapon shpejt i thone Grigora , pra nuk ka lidhje fare me gjuhen greke

    Per Helenen e Trojes historuanet greke thone se e populli i Mikenes e quanin Helena Karista meqense ajo organizonte ne pranvere buze detit ne darke , mbremje valllezimi me vajzat e Mikenes reth nje penisi te madh
    Pra kuptohet qe fjala Karista esht shqip , jo greqisht

    Mirpo kjo fjale thone stidujuesit vjen direkt nga koha e prrdorimit te Shkrimit grek Linear B dhe nqs oerdorim metoden e Induksionit , sic do thoshte Aristoteli ne kete rast , atehere Shkrimi linear B duhet deshifruar duke perdorur gjuhen shqipe

    Pra nga keto fjale te perdorura ne Greqi ne kohen e Paralashtesise , atehere kur ndikimi i Pellazgeve ne shkrimin grek jka qene akoma i forte , del se duhet te kete i paur nje gershtim apo edhe shkrirje midis popullsise Hitite qe gjendej ne Ballkan para te t tjereve me popullsine Pellazge dhe popullsine Ilire
    Natyrisht kur kane ardhur Iliret , Hititet duhet te kene qene ne numer shum te vogrel , sepse hititet ishin larguar ne shumic per ne Azi , Ndersa Pellazget kane qene shumice ne gjith Greqine dhe patjeter qe kane pasur kontakte me I iliret

  • Injoranti grekofon nuk eshte vetem injorant,por eshte edhe i shejtanezuar.Po c`pune kishte Cabeu me ortodoksine,kur si studiues i gjuhes nuk cfaqte asnje interes per dogmat fetare dhe dogmat ideologjike?Pse duhej te studionte Cabeu ne Greqi,ne Serbi,kur niveli shkencor i universiteteve Austriake ne ate kohe ishte nder me te lartet ne bote.?Duke filluar qe me themelimin e shtetit grek nga shqiptaret arvanitas,Greqia e sotme nuk ka nxjerre nje shkencetar te nivelit te Cabejt.Historine e Greqise e shkroi historiani Tirolez, Jakob Falmejarer i Universitetit te Vienes,.Kapitujt e gjuhesise greke,duke filluar qe me “Hyrje ne Helenistike” i shkroi Paul Kretcmeri i Universitetit te Vjenes,Folklorin ua mblodhi Dozoni,Arkelogjia greke fillon me Shliman dhe Artur Evans.Dy shkencetare ka nxjerre Greqia-Shejtan Kozmain dhe djallin Janullatos.I pari cpiku shkencen e shnderrimit te shqiptareve ortodokse ne greke,;i dyti cpiku marifetin e uzurpimit te kishes autoqefale shqiptare me ndihmen e khalifit te Vucidolit.

  • Etimologjia, preajrdhja e fjaleve, per fat te keq, konsiderohet nga shumekush, madje edhe nga intelektuale, si fushe ku cdo njeri mund te kontribuoje pa pasur njohurite elementare te kesaj dege komplekse te gjuhesise, pa njohur fare ligjet komplekse te evolucionit te fjaleve ne cdo gjuhe, ligje qe e bejne etimologjine “prone” te nje numri shume te vogel gjuhetaresh te kualifikuar e te specializuar e jo te cdo gjuhetari..
    Nje nga gabimet elementare qe bejne te gjithe keta amatore eshte se marrin fjale te shqipes se sotme dhe duke gjetur fjale te ngjashme me to ne burimet e lashta mendojne se kane gjetur nje “lidhje” midis tyre. Keto lidhje te stisura jane zakonisht te gabuara sepse 2 deri 3 mije vjet me pare fjala e sotme e shqipes ka qene shume e ndryshme nga forma qe njohim ne sot.
    Keshtu keta njeres te pakualifikuar arrijne ne perfundime fantastike si ato se shqipja eshte burimi i gjithe gjuheve te tjera, etj. etj.,te cilat do te na benin qesharake ne syte e botes.
    Eqrem Cabej, nje gjeni i rralle i gjuhesise shqipe dhe indo-europiane, i ka kushtuar thuajse gjysem shekulli te jetes se tij shkencore pikerisht studimit te prejardhjes se fjaleve shqipe deri ne rrenjet e tyre 5-mijevjecare indoeuropiane
    Per Raimond Vlonjatin kam dy verejtje.
    1. Mare Nostrum (Deti yne) quhej deti Mesdhe dhe jo deti Jon.
    2. Fjala jon eshte krijim i proto-shqipes dhe nuk ekzistonte ne ilirisht (shpjegimi nuk mund te jepet ketu).
    Por studiuesit e sotem (p.sh., sllovenia Sesel Kos), duke u bazuar ne nje mit te lashte ilir qe jep historiani i lashtesise, Appiani pranojne se emri i detit Jon vjen nga emri i nje heroi eponim ilir qe u vra gabimisht ne nje luftim ne mbrojtje te mbretit ilir Durrachion.

    • Degjo

      Nuk ka rendesi fare fakti se ne emrin e Detit Jon esht quajtur ky det qe quajm ne sot apo i gjithe Deti Mesdhe

      E rencishme esht qe Latinet e kane perkethyer fjalen Jon , ne Nostrum

      Dmth Latinet i kane dhene emrit Jon funksionin e vetete qe shpreh fjala Jon ne shqip :.. Pra ne kete rast emri i ketij Deti shpreh PRONESINE …. dhe kjo ka rendesi

      Sepse lidhet emri me Funksionin
      Pra fjala e detit Jon shpreh pronesine , gje qe kjo fjale e shpreh ne gjuhen shqipe pronesine , jo ne gjuhe tjeter

      Dhe sa per faktin nese esht fjale Ilire apo jo , une e them aty qe emri detit Jon esht me i lashte se Iliret , pra tregohet se esht fol shqip para Ilireve

      Nuk ka rendesi fare ajo qe thua ti ,nese fjala esht Yne ,apo Jon
      Keto jane ndryshime qe ndodhin me kalimin e kohes , apo nga dialekti

      Dhe nuk merret per baze ajo qe thua ti per ate studjuesen sllovene se Appiani paska thene se nga cila legjende esht marre emri Jon

      Sepse psh Appiani ka thene se sipas Legjendes Iliri ishte i biri i Qiklopit Polifemit qe jetonte ne Sicili
      Dmth i bije qe Iliret paskan ardh nga Sicilia , sipas legjendes , ndaj legjendat nuk merren parasysh
      Megjithse edhe Appiani vete i kundershton legjendat sepse ai thote se Iliret kane ardhur nga veriu i Europes

      Ndersa ajo qe thua ti , se Deti Mesdhe e ka pas enrin Jon , atehere kjo gje perforcon tezen se Pelkazget kane folur shqip sepse aty te paret ne Greqi kane ardhur pellazget

      Dhe une ne postimin e meparshem e them qe Emri i detit Jon duhet te kete ardhur nga Joniamet , te cilet dihet qe kane ardhur nga Azia e Vogel bashk me Pellazget dhe jane fis Pellazg

      . • Ne lidhje ne ndryshimin e fjaleve me kalimin e shekujve do thosha se fjala shqipe ka ndryshuar shume shum pak , sepse gjuha shqipe nuk ka qene gjuh e punuar ne shkolla ndaj dhe ka ngelur e tille, e ngjashme me formen e saj ne lashtesi

      Porse kur ne diskutojm per fjalet qe duken shqipe , ne vezhgojme se a esht e lidhur fjala me kuptimin qe ajo shpreh dhe a pershtatet ky kuptim me te kuptuarit ne gjuhen shqipe
      Nuk ka rendesi fare nqs ndryshon nje zanore apo bashketingollore
      Rendesi ka qe fjala te shprehi kuptimin te njejte te Lashtesise me kuptimin ne gjuhen shqipe

      Psh , fjala Aspetos … Herodoti thote se vendasit e quanin Akilin me emrin Aspetos meqe Akili vraponte shpejt
      Dhe tani te krahasojme cila fjale greqisht shpreh kuptimin qe te jete e ngjashme me Aspetos :… Asnje fjale greke nuk i perngjian fjales Aspetos qe te shprehi kuptimin e ecjes se shpejt
      Ndersa ne shqip esht fjala Shpejt , qe duke i hequr germen H , e cila sipas Shaban Demirajt esht shtuar ne fjalet tona gjate kohes se pushtimit turk ( si psh fjalet Skembi , Spejt etj )
      atehere ngelet fjala Spejt apo Spet qe esht shum prane fjales Aspetos
      Sepse rrenja e fjales Aspetos esht Spet , pasi Os esht sufikx i gjuhes greke

      Pra kjo fjale te con ty tek fjala e gjuhes shqipe Shpejt

      Po ashtu fjala e Detit Jon
      Nuk ka rendesi fare nese ne i themi Yne apo Jone
      Keto ndryshime ne zanore vijne dhe nga aspekti dialektor , Rendesi ka kuptimi i njejte qe shpreh kjo fjale ne te gjitha format e saj , dhe ne ket rast Kuptimi kesaj fjale esht i njejte vetem ne gjuhen shqipe

      Po ashtu fjala Karista . Edhe per ket fjale kuptimi shprehet vetem me shqipen , se greket perdorin fjale te tjera per te shprehur ate kuptim

      Dhe kjo fjala Karista esht fjale me rrenje Indoeuropiane , sepse ka ngjashmeri me latinishten dhe Anglishten
      Porse greket sic duket per organin nashkullor kane fjale te huazuar jashte familjes Indoeuropiane , ndaj dhe nuk i qaset fare fjales Karista ne kuptimin qe ajo fjale shpreh

      Ne lidhje ne Morfologjine , biovelaret , velaret etj , te cilat i trajton shum bukur Profesor Shaban Demiraj ne studimet e tij , ato nuk kane lidhje me ket rast , sepse nuk po trajtojm problemin nese fjalet shqipe jane pjese e familjes Indoeuropiane apo jo

      Ne po trajtojm problemin qe nje fjale e lashtesise shpreh nje kuptim te njejte me nje fjale shqipe te sotme dhe formen e kane pothuaj njelloj ne rrenjen e tyre

      Nga sa kam kexuar une ketu per Familjen e gjuheve Indoeuropuane do te thosha se gjithe studjuesit e huaj me shum i referohen Prof. Shaban Demirajt
      Sahere qe ata flisnin per shqipen i referoheshin prof Demirajt dhe aty jepeshin edhe arsyetimet e Prof. Demirajt

      Nejse por do thosha se sot studjuesit tane duhet te studjojne greqishten e vjeter , sepse ajo i ndihmon te futen thelle ne lashtesine e jetes ne Ballkan dhe do e kuptojn me mire se si ka qene realiteti i gjuhes sone krahasuar me greqishten

      Do isha shum kurioz nqs Gazeta Dita i merte nje interviste profesor Korkutaj sepse ai esht sot per sot Profesori me i afte
      Dhe ta pyesnin ne lidhje me linguistiken ne pergjithesi , dhe per shqipen ne vecanti
      Por isha kurioz te dija se si harriti profesor Korkutaj ne debat me Prof. Cabej
      te dale me konkluzionin e sakte se Amantia esht nje qyteterim Ilir

      Mendoj se zoti Korkutaj esht personalieti i vetem ne Shqiperi qe ja vlen ta degjosh , por edhe te debatosh , se ne jemi komentues qe i dijme ca gjera ne ket drejtim

      Ndaj ju te gazetes Dita i beni kerkese prof, Myzafer Korkutaj se lexuesut e gazetes Dita kane deshire te degjojn dicka mbi Linguistiken dhe lashtesine nga prifesori i nderuar

  • More Beni, e keqja jote eshte se ti nuk di te lidhesh nje mendim. Nuk po flas per stilin capraz dhe sintaksen e pakuptueshme, por ti te mungon edhe njohuria elementare per te diskutuar per vepren e gjeniut tone.
    Se sa kot flet ti boll te te kujtoj se pak kohe me pare shkruaje (dhe me gezim te madh grekofili) se te gjithe numrat shqip nga nje deri ne dhjete jane me prejardhje te huaj (greke etj.) ne nje kohe qe te gjithe ata per Gustav Majerin, Norbert Joklin, Eqrem Cabejin, etj. jane fjale te trasheguara direkt nga indoeuropianishtja.
    Ore Beni i uruar, ti fute gabimisht e kuturu ne diskutime te tilla.

    • Or zagar i orjentit?
      Une sjam as zheniu i letrave dhe as albanolog qe jan paguar prej shtetit shqiptar ,por thjesht nje njeri i thjesht qe jap mendimin tim personal,dhe ne rast se ti do te dish prejardhjen time un jam me shum se kushdo qe komunikon ne ket blog gazete dhe i perkas kultures se paster shkipetare me soj e sorollop te pakezuar ne kishen e ristozit nga me te vjetrat ne shqipri qe i takon viteve 1300 ne fshatin mborje korce dhe i takojm mbreteris cariste te stefan ürosh dushan qe shum pak flitet per te bile dhe cabej as e permend fare identitetin e tij te lindjes e te sundimit qe nga shkupi deri ne igumenice!
      Vizito njeher kishen e ristozit e do te mesosh se ka pas shkrim e kendim por turqerise nuk u interesonte ky lloj shkrimi e kerkonin identitet te ri?
      Boll me nacionalizmin ekstrem orjental e fallcifikatat e tij nga demagoge orjentale !
      Un e pergezoj kedo qe sjell realitetin historik ashtu sic esht munduar cabej,pavarsisht ndikimit ideologjik e diktatoral!

  • Sikur ta dija se problemi tek ne kan qen divergjencat e fese mes fanatizmit e nacionalizmit ekstrem orjental dhe luftes se tij drejt pushtetit?
    Komenti numer 3 i plotson kto problematika qe shqetsojn shoqerin e sotme!

  • Respekt te madh per kete kolos te kultures shqiptare, per kete intelektual qe ruajti dinjitetin personal dhe objektivitetin shkencor edhe ne situatat me te veshtira politike qe kaloi (me vella te pushkatuar pa gjyq).
    Asnje personalitet tjeter i kultures shqiptare ne gjysem shekulli diktature komuniste nuk mundi ta ruante dinjitetin personal dhe profesional, te mos lajkatonte sistemen me sloganet per “Partine dhe shokun Enver, sic beri ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *