Në kujtim të 78-vjetorit të një greve minatorësh

redaktor

I nderuar z. Adrian Thano! Përshëndetje ju personalisht dhe stafit drejtues të gazetës Dita, e cila na ditëson përditë! Dëshiroj që përmes jush të përcjell për lexuesit tanë të nderuar dhe të respektuar se më datë 8 gusht 2016, në vendin ku është realizuar filmi “Guri i besës”, në Rubik, u mblodhën ish-minatorë, metalurgë dhe gjeologë, për të përkujtuar grevën e minatorëve të minierës së bakrit të Rubikut, Kulme të Dervenit, të datës 8 gusht të vitit 1938. Përkujtimi i grevës ka vlerë edhe se nga kjo minierë dhe më vonë metalurgjia dhe uzina, nxirrej ar, argjend, selen e minerale të tjera për afro një gjysmë shekulli. E veçantë në shkallë kombëtare. Suksesi i kësaj greve lidhet me kalimin e “Gurit të besës”, ku qeveria e asaj kohe dhe firma “Italo shqiptare”, u detyruan të plotësonin kërkesat e paraqitura në peticionin e grevës.

Nga fjalimet në tubim u përmendën organizatorët e grevës, si Nikoll Bardhok Bajraktari, Kol Nikolla, Ndue Llesh Ndoka, Gjergj Marena etj., që ishin edhe anëtarë dhe drejtues të sindikatës së asaj periudhe. Në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i bashkimeve profesionale të rrethit Mirditë, Gjok Ded Gjini. Ajo që bie në sy është se nuk pati asnjë interes nga dy sindikata të minatorëve të Shqipërisë. Kjo situatë flet se nuk ekzistojnë sindikatat, por përfaqësohen vetëm me krerët e tyre. Kjo flet për një demokraci të cunguar ku bëhet fjalë për integrim të vendit në Europë. Sido që të paraqitet situata, është historia që nuk harrohet, por kujtohet me gjithë madhështinë e saj.

 

Nga inxhinier Pal Coli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *