Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar DITA! Mercenari i PD-së, i quajtur President i RSH, po përpiqet që me të thyer qafën, të lëri mbrapa vetëm (natyrisht me sa të mundet) mbeturina gjyqtarësh, që t’i ketë si kontingjent për të shpëtuar shurdhjesat e helmatisura korruptive të klanit në të cilin e ka vënë veten për t’i shërbyer në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve. Do bëhen sivjet gorricat, se me hahen mua,- tha arusha. Le ta mbajë mendjen si Nishanlliu e Kici (bash i thonë ballit të anijes që çan dallgët e kic fundit të pasëm të anijes) për qeveri teknike. Ne shqiptarët jemi zemërdobët e na dhimbsen tek i shikojmë si përpëliten e vërdallosen si pordha nëpër brekë e nuk di nga të dalë. Bëni gajret burra, se mund të mos e hidhni deri tani e në vasjat e fildishta, keni bërë banja me gjak e djersë e lot shqiptarësh! Nëse nuk keni frikë prej Zotit, dridhuni nga ngashërimet e nënave, vejushave e jetimëve, o të përdalë!
