Roja bregdetare greke kapi sot 67 refugjatë, shumica e tyre meshkuj, në bordin e një varkë me vela, në lindje të Egjeut, në ishullin Amorgos.
“Emigrantët janë nisur nga Turqia dhe kanë kërkuar të udhëtojnë drejt Greqise”, tha një zyrtar i Rojes Bregdetare.
Në mesin e udhëtarëve, në varkën me vela ishin 60 burra, pesë gra dhe dy fëmijë.
Në Qipro policia zbuloi 15 refugjatë në një plazh të izoluar, të cilët ishin transportuar atje, me një motoskaf nga trafikantët, nga brigjet e Turqisë rreth 74 kilometra larg, sipas autoriteteve në Nikosia.
Emigrantët, të cilët zbarkojnë në ishujt lindore të Egjeut të Greqisë nuk lejohen të hyjnë në vend.
Ata duhet të presin disa muaj derisa kërkesat e tyre për azil të pranohen ose përndryshe dërgohen me forcë, në Turqi.
