Kur fjala “luftë” përkthehet si bashkëpunim!

Dita

Hulumtuesit e gjuhës shqupiste së fundi kanë hedhur në përdorim fjalorin e tyre më të ri, shpikur dhe përpiluar nga akademiku Sali Bersha. Ja disa nga shembujt: Fjala luftë nënkupton fjalën kompromis, fjala krim mund të quhet shqupisht trimëri! Fjala korrupsion shenjtëri, fjala vjedhje zgjuarsi… Ndërsa fjala tradhti nënkupton epitetin heroizëm dhe patriotizëm! Ndërsa termin “ligje” akademia e SHQUP-it e lidh me opsionin kompromis.

Të gjithë ciceronët e SHQUP-it që shfaqen orë e minutë në podiumet e kancelarive të tyre dhe studiot televizive, nuk u besojnë as veshëve të tyre për deklaratat që lexojnë tamam si papagallë të droguar.

Fundja s’janë dhe aq fajtorë, meqë saktësisht këta mjeranë, troç e thënë, janë veçse sufler të gjorë.

Opozita në sensin politik, por dhe juridikisht, ka për detyrë të ushtrojë funksionin e saj si arbitre e lojës politike, doemos të monitorojë punën e qeverisë dhe mazhorancës në tërësi, kudo në vendet demokratike. Mirëpo fatkeqësisht opozita jonë nuk e sheh veten si monitoruese, por si një minuese dhe disinformuese e punës dhe veprimtarisë së qeverisë dhe mazhorancës parlamentare.

Vetëm kjo metodë sharlatane e gëzon togën e SHQUP-it që fatkeqësisht qytetarët e votuan si avokaten a tyre edhe pse nuk e meritonte këtë besim dhe vlerësim. Është absurde dhe shumë trishtues fakti se kjo opozitë të gjithë prapavijën e saj e ka ndërsyer kundër Policisë së Shtetit duke përbaltur pa reshtur uniformat tona paqeruajtëse. Në të gjitha aksionet kur policia jonë parandalon dhe zbulon krimet dhe prangos autorët, papagallët e çerdhes “shpif e SHQUP” lëshojnë akuza ndaj policisë duke e quajtur policinë si bashkëpunëtore me kriminelët dhe trafikantët e narkotikëve!

Pra këta bashibozukë luftën e quajnë miqësi e bashkëpunim. Ndërsa kriminelët dhe të ndaluarit ose i shpall si miq dhe bashkëpunëtorë të ministrit Tahiri, ose i mbron duke i quajtur si ajka e PD-së që shteti policor demek po i sulmon vetëm e vetëm të kyçin gojën.

Nuk mendoj dhe nuk shpresoja kurrë që kjo opozitë t’i thurte lëvdata qeverisë e më saktë policisë për punën e tyre fisnike, madje në dhënien e jetës të efektivave blu, në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Medet, mbetëm 3 vjet pa opozitë! Preng Pjetri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *