E nderuar Dita! Kam disa vërejtje për debatet me të ftuarit në studio. Së pari, moderatori nëse nuk është në gjendje të menaxhojë studion, më mirë të mos ftojë njeri në debat e të mos bëhet qesharak, as moderatori, as i ftuari. Së dyti, shpeshherë thirren në debat të njëjtët persona për probleme të ndryshme e duken si të punësuar duke mos sjellë në studio atë që pritet. Së treti, në debat mendoj se nuk ka rëndësi sa shumë flet e me çfarë toni, por sa të argumentuara e bindëse janë fjalët e folësit për shikuesit. Debatet në studio po lënë shije të keqe, sidomos tek të rinjtë kur flasin të gjithë njëherësh etj. Këto veprime jo vetëm që nuk japin mesazhin e duhur, por cenojnë edhe dinjitetin e të ftuarve, prandaj o të bëhen efektive, ose më mirë pa to. Sadik Perleka, Manëz, Durrës.
