Keshtu u vodh banka ne kryeqizim e trete, ne ish Bllok.
Nje vrime ne siguri!!
Eshte e pa menduar qe banka te siguroje parate e operacioneve ditore keshtu.
Nuk ka kasaforte super te sigurt-nga ato qe keni pare neper filma apo diku gjetke.
Madje nuk ka kasaforte fare ne banken qe u vodh.
Eshte teresisht keshtu.
Parate ndodheshin ne nje dhome me mure te zakonshme dhe nje dere te blinduar, vetem nje dere te blinduar.
Skandal.al ka mundur te siguroje nje foto te ambjentit nga u vodh banka.
- Dhoma
Banka e cila u vodh ne naten mes te dieles dhe te henes, nuk ka patur kasaforte ku te ruheshin parate.
Skandal.al ka mesuar se banka ka patur nje dhome ku “siguroheshin” parate.
E ndertuar ne bodrumin dhe katin e pare te nje pallati te vjeter, gjithnje te banuar ne ish Bllok, banka mbante parate ne nje dhome me kater mure te zakonshem, ne te cilen, hyej nga ambjentet e brendeshme te bankes permes nje dere te blinduar, e vetmja gje e blinduar ne ate dhome.
Muret kane qene paisur me sensore sizmik dhe antithyerje.
Por ajo qe habit, ka te beje me faktin se muret e dhomes ku mbaheshin parate, ishin krejt te zakonshem, madje me tulla me vrima!!
Sensoret rane dy here naten e vjedhjes, por drejtuesit e bankes dhe kompanise se kontraktuar per sigurine e saj, shkuan ne banke, pane vetem nga jashte, verifikuan qe nuk kishte thyerje nga jashte brenda dhe u larguan. Pa vene ne dije policine e shtetit.
- Vrima ne Siguri
Eshte e pabesueshme kur e sheh, por eshte e vertete.
Vrima nga e cila hajdutet hyne ne dhomen e parave eshte kjo-sic e shihni ne foton qe Skandal.al ka mundur te siguroje.
Muri eshte ky, i ndertuar me tek tulle te kuqe me vrima. Ato tulla nuk jane thyer, thjesht jane larguar menjehere sapo jane shtyre me force nga grabitesit.
Skandal.al ka mesuar se, heqja e ketyre tullave ka mundur ti fuse grabitesit ne dhomen ku ndodheshin parate, te cilat, i kane marre lehtesisht qindarke me qindarke deri ne milionin e fundit te “siguruar” aty.
Keshtu, grabitesit as qe kane hyre ne ambjentet e brendeshme te bankes-te ruajtura mire, thjeshte ka mjaftuar kjo vrime e hapur lehtesisht per te hyre ne dhomen e parave, e cila, nga ana ambjentet e brendeshme te bankes, ruhet me dere te blinduar.
- Alarm per sigurine
Nese kjo eshte siguria e bankave, degeve te tyre ku mbahen para per operacione ditore edhe gjate fundjavave, atehere eshte vertete per tu alarmuar.
Policia ketu hyn e fundit dhe pergjegjesia e saj, varet teresisht nga te tilla kushte sigurie, standard mizerabel qe zbatojne keto banka.
Ne dy raste te njepasnjeshme, siguria ka ceduar ne menyre skandaloze prej bankave, sic policia ka patur pergjegjesine e saj ne zbulimin e autoreve pas krimit apo ndjekjen e tyre ne vijimesi.
Heren e pare ne Rinas, ku makina qe transportonte parate, jashte cdo lloj standardi, rrinte ne ambjent te hapur me dyer te hapura; po le menjane faktin e verifikuar e sterthene se siguaria ne brendesi te aeroportit, ishte pergjegjesi e nje koncesionari privat, i cili, e kishte nenkontraktuar tek nje tjeter privat-kompani e huaj.
Kete here ne banken ne fjale, ne menyren me te pabesueshme banka nuk kishte kasaforte, qofte edhe te thjeshte.
Kishte nje dhome me mure te zakonshem, tek tulle, kur duhet te ishte krejt tjeter.
Nje dhome betoni, njesoj si nje bunker i mbrojtur dhe i fortifikuar me cdo gje tjeter, perfshire dhe sensore me ndjeshmeri te larte.
Vjedhjen e nje banke jo ne cdo rast e parandalon policia. Grabitesit, ne krye te heres i demotivon siguria e vete bankes. Dhe jo vetem mureve, ambjentit, por edhe informacionit.
Ne Shqiperi, me perjashtime te pakta, bankat apo deget e tyre operacionale, jane ndertuar duke pershtatur ambjente banimi, teresisht te pasigurta per shkak se jane ndertuar per qellime krejt te tjera. Pershtatja e tyre, mesa duket, eshte kryer jashte cdo standardi sigurie.
Ne ane tjeter, indormacioni ne banke, vecanerisht informacioni per transferimin e parave, gjendjen e tyre etj, zoterohet lehtesisht nga grupe kriminale, do te thote qe bankat nuk kane thuajse asnje standard per ruajtjen e tij.
Siguria ne banka eshte nje sistem i tere, detajuar ne rregulla te qarte e te mirezbatuara, sistem i cili, pas rasteve te njepasnjeshme duket se ka probleme te medha e te renda.
Cfare i mbetet policise ne te tilla kushte?
Policia eshte e para qe sulmohet ne cdo rast, sic edhe ne kete rast. Por ky rast eshte teresisht i ndryshem nga ai i nje grabitje me arme, duke hyre dhunshem ne ambjentet e bankes, nga dera kryesore pergjithesisht.
Ne banka e dine fare mire, siguria e bankes nuk nis me policine. Nis me banken dhe nese banka siguron parate keshtu, me mure te zakonshem dhe informacion te arritshem lehtesisht tek grabitesit, nuk ka grabites qe nuk do te sulmoje perdite banken. Ne cdo menyre, madje duke shmangur teresisht policine.
Pikerisht se eshte keshtu, nga kjo pervoje, bankat kane zhvilluar vete apo kane blere sisteme te sigurise qe i kane bere ato te pakalueshme, punonjesit e tyre-ata qe sherbejne ne banke apo transportojne parate, gjithnje e me pak te ekspozuar ndaj grabitesve dhe akteve te dhunshme, duke mbrojtur edhe parate sigurisht.
Policia natyrisht, politikisht eshte pergjegjese, por pergjegjesia e saj minohet nga kjo siguri qe aplikojne bankat. Mbi te gjitha kur, prej kohesh, siguria ne banka eshte teresisht funksion i tyre./ skandal.al


Pra tullat mund te perdoren perseri…!
DITA,ju lumt per korektesin e saktesin qe beni.Kjo do te thot se paret e popullit jane ne meshire te fatit,ne duart e disa drejtuesve te pa-afte,qellim-keq,vet-hajdut si FULLANI e Ko,pasi nuk ka mundesi qe leket te ruhen ne nje gjendje te tille,te vidhet baka e drejtuesi te mos mbaje asnje pergjegjesi.Kjo eshte te LUASH MENDESH.Çdo dite po behen vjedhje dhe nuk del pergjegjesia.Kjo se te ne K/Prekurori fle gjume,gjykatesit denojne punetorin dhe jo drejtorin,hajduti nuk kapet se ai eshte ndofta i brendshem qe ben vjedhjen.Nje dite te keqe do vidhet Presidenti,Kryeministri,Ministri Brendshem,…e do thone iku ne drejtim te pa-ditur.Hajduti eshte bere TRIM se ai vjeth para-syve e nuk qellohet kur ka thesin ne krah me para..sepse roja denohet,se keshtu eshte bere ligji.Dikur ne ushtri kur gabonte ushtari-denohej komandanti,kur vidhej objekti-denohej roja dhe komandanti i rojes,pra zbatohej rregullorja,ligji.Ka 26 vjet qe ne kete vend vidhet dhe vidhet,digjet e shkaterrohet…,po hiqen guret e themelit.Turqia po vendos ligjin me vdekje,ndersa tek ne drejtorin,ministrin,Kryeministrin qe vjedh,vret e ledhatojme,e rizgjedhim deputet ne krye te listes se Partise.Kjo eshte MARREZIA SHQIPETRA.E nderuar DITA,Bedri Islami,Andrea Stefani,etj gazetar tuaj shembullor mundet te shkruajne me shume e me mire per te gjitha çeshtjet qe po prekupojne kete vend dhe qe shkrimet ti lihen ne dere Kryeministrit,K/Kuvendit,Prsidentit…pasi ka mundesi qe keta nuk e lexojne fare shtypin e degjojne TV
ATEHERE I PASKAN VJEDHUR NDERTUESIT E PALLATIT,PUNTORE APO USTALLARE TE NDERTIMIT T E TYRE. JA KU U GJET!