Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga stadiumi i ri “Loro Boriçi” në Shkodër.
“’Loro Boriçi’ i rilindur, gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018. Një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Përfaqësuesja e re e Kosovës. Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku,” shkruan Rama në FB.








