Lamtumirë reçipetave?

Elton Tafaruci

Reçipetat mund të shkaktojnë shumë probleme: dëmtim muskujsh, dhembje koke dhe probleme me lëkurën. Ky është mendimi i ekspertes së shëndetit të femrave, Dr. Priyanjalee Perera, e cila thotë se duhet hequr dorë përfundimisht nga reçipetat.

Në fakt, ka argumente të forta në mbështetje të mospërdorimit të reçipetave, sidomos tani që ka prova bindëse se mungesa e tyre nuk bën që të bjerë gjoksi.

3 vite më parë, një profesor francez me emrin Jean-Denis Rouillon, i cili kishte monitoruar për 15 vjet 300 femra të moshës 18-35 vjeç, doli në përfundimin se reçipetat janë një “domosdoshmëri e rreme”. Sipas tij, janë pikërisht reçipetat ato që shkaktojnë rënien e gjoksit.

Dr. Perera thotë se ato shkaktojnë presion në muskujt e kurrizit, duke bërë që të keni dhembje në qafë dhe shpatulla. Pa përmendur këtu edhe dhembjen e kokës.

Problemi është se femrat nuk janë mësuar me idenë e mosmbajtjes së reçipetave. Madje, edhe ato me gjoks të vogël ndihen të parehatshme nëse nuk i veshin.

Share This Article
2 Comments
  • “Reçipetat”-fjalë e marë nga italishtja që do të thotë “gjoks mbajtëse”,por e bastarduar aq keq në shqip sa ska më!
    është këthyer në bashkimin e dy fjalëve shqip, emrit të një fshati Reç dhe petat-byreku bakllavaje o thjeshtë peta guri që luajnë kalamajt!!
    gazekarucët tanë jo vetëm që shkatërrojnë shqipen pr dhe përdhunojnë italishten sa mundin!!shkojnë e grumbullojnë fjalë tek tregu i gabit dhe i fusin si fjalë të reja në fjalorin e shqipes!!

    një gjë të mirë e paskeni bërë!keni shtuar L tek amtumirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *