Shqiptari dorëzohet në polici: Nuk jetohet me babin

Elton Tafaruci

Një 26­vjeçar shqiptar në Itali, përfundoi në gjyq pasi kishte thyer arrestin shtëpiak.

Defrim Murrja, shqiptari i cili përfundoi në gjyq për arratisje, ishte vënë nën masën e sigurisë së arrestit me burg për një grabitje të ndodhur në qershor në Milano.

Ai u paraqit në komisariatin e policisë së Cairo Montenotte­s në Savona dhe kërkoi që të arrestohej sepse ishte i acaruar nga grindjet e vazhdueshme me të atin.

26-­vjeçari u shfaq mëngjesin e kësaj të mërkure në gjykatën e Savonas dhe tha se është zënë me të atin edhe mbrëmjen e djeshme.

“Nuk dija ku të shkoja mendova se po të shkoja në polici ishte gjëja më e mirë. Besoja se do më dërgonin në burg, nuk e dija se do dilja menjëherë në gjyq”, tha shqiptari.

Gjyqtari e cilësoi arrestimin e 26 ­vjeçarit të vlefshëm dhe vendosi ndaj tij sërish masën e arrestit shtëpiak. Ky i fundit e pëlqeu vendimin. Me sa duket qëndrimi një natë në qeli, i ka bërë të ndryshojë mendim. Gjyqi i tij është shtyrë për në 20 shtator.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *