Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, ndoqi nga afër punimet ndërtuese dhe rehabilituese të kanaleve ujitës dhe kullues të zonës së Vaut të Dejës.
Në sajë të ndërhyrjeve në kohë me investime dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor u garantua vaditja e plotë e 12000 ha tokë bujqësore.
Njëkohësisht po punohet me intensitet për thellimin dhe mbathjen e shtratit të Drinit në nyjën e Gjadrit, në një segment prej 2.5 km, që ka gati 30 vite pa u pastruar.
Ministri Panariti u shpreh se këto punime do të bëjnë të mundur përballimin e situatave të pritshme të shirave në shtator dhe së shpejti një flotë e re ekskavatorësh do të jetë në dispozicion të bordeve dhe bashkive për ndërhyrjet në rrjetin e kanaleve.

Z.Minister dhe ju z.krietar i bashkise “Shllak-Temal”!
Ne zemer te Zadrimes, eshte nje fshat qe quhet Plezhe.
Sa here bie shi,pjesa me e madhe e tokave te ketij fshati,permbyten per rreth 2 jave.Kjo ndodhe per arsye se kanali kullues pastrohet deri ne gjysem,vetem 3-4 dite para votimeve.Pra nje here ne 4 vjet.(Kjo defakto),konkretisht eshte mire te shikohet nga KLSH.
Ministri,di ku te “investoje”,rendesi ka qe reklama ka vlere.
“Prane drites i papare,
Prane detit,i pa lare”.Por…
Edhe budallai kishte me e dite.
Prane Drinit,a rrihet pa vadite?!?!
Merite s’ka Zefi as Edmondi.
Kete dhurate e ka pru ZOTI.
Komentuesi,je nje vjerrsh te mire,duke u teheq veshin,persa i perket vaditjes,sepse Drini,qe rrjedh nga maqedonia dhe kosova,duke u bashkuar ne kukes,ka prurje te shumta te ujit,dhe kjo jep te kuptuhet se kta prurje sjan nga ministri,dhe krietari,por nga zoti,allahu ekbar!kur u knu ezani ne Shkoder ish Kryeministri i bujshem i asaj kohe,qe megjitheate eshte per rrespekt,sepse,ka pas mendimin e Vete te prere,dhe nuk shkonte sikur fjala vjen,futja kot,por ne momentin kur u knu ezani,uli koken dhe heshti,Allahu Ekber!