Burracakët s’i shohin dot me sy heronjtë

redaktor

 

Jorgo Mandili

 

Nuk kisha ndërmend t’i rikthehesha përsëri këtij problemi, por më tërhoqi vëmendjen “Letra e hapur e Ballit Kombëtar” drejtuar Fan Nolit, ku qartazi del se e kaluara e tyre ishte garanci, qysh prej kohe për veprimet e tyre të së ardhmes. I shkreti Alimadhi me këtë letër në “vend që të vinte vetulla nxorri sytë”. Sado që të përsëriten gënjeshtrat dhe informacione fallco, sot është zor të gënjesh njerëzit dhe të ndryshosh historinë duke u përpjekur t’i bësh tradhtarët heronj dhe heronjtë t’i paraqesësh si armiq. Ne nuk dyshojmë aspak se ky koncert urrejtjeje kundër LANÇ-it, s’ka si të mos jetë produkt i një politike të menduar mirë, aq më tepër kur shikon se avokat mbrojtës i tyre është analisti i mirënjohur z. Andrea Stefani.

Njerëzit për të cilët flitet në atë letër e kanë tradhtuar atdheun e tyre dhe nuk është për t’u çuditur që atë e shkruajnë nga “Mërgata e Qyqeve” dhe çdo gjë që të thonë për ta, avokatët e tyre, njerëzit nuk ua vënë veshin se gjërat janë thënë me kohë dhe tani është vonë që ne t’u ngremë monumente lavdie tërë Petain-ëve të Shqipërisë. “S’ka dyshim se po ta pyesim mareshalin plak të kapitullimit dhe të kolaboracionit, të cilin Joffre, Foch, Poincare, Clemenceau dhe gjer tek Pauli Reynaud, bashkëpunëtori i tij, që të na shfaqte mendimin e tij, ai patjetër, do të na përgjigjej me zërin e tij të dridhur: “Francezë, unë jam i pari këtyre martirëve” (Renaud De Jouvenel, Internacionalja e Tradhtarëve, përkthyer në shqip, në vitin 1952, sipas origjinalit: L’internacionale des traitres, Paris, La Biblotheque François e, 1948).

A nuk ju ngjan përgjigja e Ballit drejtuar Nolit me përgjigjen e Petain-it? A mund t’u ngrihen monumente lavdie Petain-ëve shqiptarë, që u pasuruan gjatë okupacionit, që përuleshin përpara oficerëve gjermanë dhe që dëfrenin së bashku me ta, që i prisnin në shtëpitë e tyre, që pranonin prej tyre ryshfete dhe bakshishe dhe që sot ata përpiqen që tradhtisë së tyre t’i jepet vula e nderit.

A mund t’u ngrihen monumente lavdie Petain-ëve shqiptare, që kanë patur frikë për lëkurën e tyre, për pasuritë e përfituara pandershmërisht dhe shpesh të fituara nga martirizimi i njerëzve që nuk u bindeshin ballistëve apo padronëve të tyre? Këta janë ata që fëmijët apo pasardhësit e tyre kërkojnë të pastrohen fëlliqësitë e tyre, të hakmerret tradhtia e tyre, të nderohet poshtërsia e tyre. Burracakët s’i shohin dot me sy heronjtë!

Të vjen neveri kur sheh përpjekjet e bijve të Petain-ëve për t’i bërë heronj të parët e tyre. Kuptohet se këta janë ende të dëshpëruar nga humbja dhe të mërzitur nga Nacional-Çlirimtaria. Por më të zemëruar me popullin që nuk i beson pallavrat e tyre kur ajo është ende e gjallë tek veteranët e luftës dhe tek pasardhësit e tyre, që e kanë për nder që mbajnë dekoratat e luftës e medaljet e trimërisë që nuk ka burrë t’ua heqë nga gjoksi, qoftë ai edhe Balli i Taulantit. Ajo akoma mban erën e gjakut të derdhur nga të tjerët, kur Petain-it ia kishin kthyer shpinën LANÇ-it, dhe hanin, pinin e kurvëronin me pushtuesit.

Për kërshërinë e lexuesve dhe të disa miqve të mi, po shkëput një pjesë kuptimplotë nga libri “Internacionalja e Tradhtarëve” të historianit, polemistit, eseistit francez, Renaud de Jouvenel.

Shqipëri: Misionarë të një tipi të ri

………………………………………………….

Shqipëria, si tërë bota, pati ajo kuislingët dhe kolaboracionistët e saj, të cilët nuk u kënaqën nga ndihma që u dhanë okupatorëve gjermano-italianë, por luftuan me aktivitet kundër Rezistencës, që kishte rrokur armët kundër armikut.

Këto organizata: Balli Kombëtar i Mit’hat Frashërit, Legaliteti i Abaz Kupit (i quajturi Bazi i Canit), grupet e Muharrem Bajraktarit, bajraktar feudal, edhe të ministrit Fiqiri Dine – të gjitha këto qenë aq të dobëta sa që u zhdukën menjëherë pas çlirimit të vendit.

Këto organizata gjatë kohërave të para të okupacionit italian, mundoheshin të paraqiteshin në sytë e njerëzve të pasqaruar mirë, si lëvizje rezistente, por qëndrimi dhe politika e tyre morën shpejt rrugën pro naziste. Në fakt, lufta kundër pushtuesit mori përpjesëtime të gjëra qysh prej Konferencës së Pezës, ku më 16 shtator 1942, u formua Fronti Nacional-Çlirimtar, i cili duke grumbulluar masat popullore, i shtrëngoi organizatat në fjalë të demaskohen dhe të marrin haptazi anën e okupatorit. Qëndrimi i këtyre organizatave ishte aq i qartë, sa që togeri Gary, i misionit ushtarak britanik në Shqipëri, më 8 nëntor 1943 i shkruante komandantit të Ballit Kombëtar: “… Fjala ime e fundit është se drejtuesit tuaj dhe pikërisht ata të Komitetit të Tiranës, Komitet që u formua nga gjermanët, janë veglat me të poshtra dhe më të ulëta të gjermanëve”. Pavarësisht kësaj, këto organizata gjatë gjithë luftës kishin pranë tyre këshilltarë ushtarakë anglosaksonë: majori Neal, ishte këshilltari i Muharrem Bajraktarit, majori Kemp, këshilltari i Fiqiri Dines, kolonel Mac Neal, i Abaz Kupit dhe flitet edhe për të tjerë si majori Hendel, kapiteni Hends etj.

Lufta që bënte Enver Hoxha dhe partizanët e tij, vinte dita ditës duke u zgjeruar dhe efikasiteti i saj shtohej gjithnjë e më shumë, kështu që anglezët filluan të trembeshin se mos Shqipëria, po i shpëtonte influencës se tyre dhe filluan të veprojnë.

Më 14 korrik 1944, kur marrjen e Bastisjes e festojnë si të munden, nën admirali i aviacionit William Eliot, kërcënonte Enver Hoxhën se do të priste të gjitha furnizimet në rast se ai do të vazhdonte të luftonte Abaz Kupin, d.m.th milicët shqiptarë. Natyrisht u bënë shumë presione të këtij lloji. Dy agjentë të Gestapos, Helmut Mouth dhe Viktor Pann, të arrestuar nga forcat partizane, treguan se Korpusi 11 gjerman me ndërmjetësinë e majorit Neal, kishte marrë propozimin qe te bashkëpunonte me trupat britanike të zbarkimit, dhe këtë ta kryenin pikërisht në çastin kur çlirimi i Shqipërisë ishte realizuar nga vetë forcat shqiptare dhe nuk shihej nevoja për asnjë ndihmë tjetër, ashtu siç u vërtetua më vonë.

Vendi u çlirua. Tradhtarët morën rrugën e arratisjes dhe në Shqipëri u vendos pushteti komunist se opozita ishte në mërgim dhe po përgatitej për “detyra të reja”, ku përsëri dështuan me turp. Atëherë çfarë “faji” kanë komunistët kur ballistët ja mbathen dhe i lanë të lirë të vepronin siç deshën? Çfarë kërkojnë tani pasardhësit e Petain-ëve shqiptarë? Ata – siç thotë Noli – ranë si shahitë të luftës fashiste dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u a varni torbën, por u tregoni vendin dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës. Prandaj është e kotë të merresh këtej e tutje me Alimadhin, specie në zhdukje, ashtu sikundër nuk ja vlen të merresh me lulërit për zgjedhjet e lira, kur dihet vjedhja spektakolare e tyre nga ai vetë në Tiranë, apo me drejtësinë e fatmirëve të fatkeqëve të Gërdecit. Më mirë është të merresh me “lavjerrësin pa fërkim” Nard Ndoka, e shumë “profetë të rremë” që kanë marrë përsipër relativizimin e të vërtetave të këtyre dreq-qeverisjeve, që për 25 vjet nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë shkatërruar e varfëruar, vrarë e djegur, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kanë krijuar oligarkinë financiare që po i merr frymën popullit dita ditës. Dhe fatmirësisht është e vetmja gazetë “Dita”, që me politikën e saj editoriale liberale, po jep një kontribut të rëndësishëm në ILUMINIMIN e mendjes së shqiptarëve.

Share This Article
14 Comments
  • Tradhetare quheshin dhe quhen nga xhihadistet komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk eshte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

  • Bukur, mire
    Po ca e veshtrire
    E verteta
    Ne kete Shqiperi
    Jo te dlire.

    Po bijte e Shqipes
    Kete punaekane
    Te verteten
    Te thone, shkruajne
    per ty Nane.

    Rrofsh o Nane.

  • “aq më tepër kur shikon se avokat mbrojtës i tyre është analisti i mirënjohur z. Andrea Stefani. Njerëzit për të cilët flitet në atë letër e kanë tradhtuar atdheun e tyre”
    duam a sduam dhe stefani nuk është se i quajti ndryshe!!
    dhe ai tradhëtarë i quajti,por si avokat ai u përpoq ti jepte disa kushte lehtësuese për tradhëtinë e tyre!
    është punë e avokatit kjo!!pavarsisht se në këtë radhë ai thotë se nuk ak marrë shpërblim për mbrojtjen e ballit!!
    sa për Koçi Tashko,nuk do të thosha më shumë se :
    shko mor pirdhu diku tjetër!!

  • Kush lufton per vendin dhe kunder fashizmit esht detyr morale dhe patriotike pa dallim feje krahine apo partie!
    Vet serbet qe luftuan me shum se cdo popull ne ballkan kunder fashizmit kan vleresuar organizimin dhe organizatoret kunder fashizmit,bile i kan dhen enver hoxhes medaljen sidomos tito !
    Mirpo vlerat mbas 48 enver hoxha filloj ti zbehte ku behej fjal per politika rajonale zhvillimi dhe kunder nacionalizmit ekstrem jo se shqiptaret ishin te tille,por u denuan mbas marjes e kolektivizmit te prones private dhe shum te tille te pa kenaqur nga hakmarja e primitivizmi komunist,natyrisht deskretitim ndaj klases se majme te asaj kohe ku shihnim se nacionalizmi ekstrem enverist ishte i demshem per gjith shoqerin shqiptare deri matan kosoves!
    Politik e moderuar e titos beri qe popullit ti jepte shprese te hapur ndaj botes se civilizuar ne lindje e perendim natyrisht duke goditur nacionalizmin ekstrem!
    Kte lloj politike enveri yne nuk e akceptonte per shum arsye qe mbase kemi folur e kemi debatuar shum pushteti mbi te gjitha populli kenaqej edhe me nje pjat fasule megjithse ne na i beri ter jeten barkun fasule bile 2 her ne dit ne ushtri,u veshi ter jeten roben e ushtarit,nuk shifje xhec tjetr ne tirane vecse ushtare oficere,police e parulla vetem per ushtrine,civile shum pak!
    Enveri ish nje orjental ekstremist qe ne revulucionin kunder shahut ne iran njeri i civilizuar qe kulturen e tij e vuri ne sherbim te civilizimit dhe zhvillimit mbar boteror filloj reprezaljen ndaj vajzave duke ua care minifundet e duke i bere njelloj si ato te anadollise burgosi e cfarosi cdo gje dhe shum ideatore te fillimit te civilizimit europian si fadil pacramin e todi lubonjen si reformatore te nje kulture moderniste te asj kohe!
    Ky ish islamo komunisti enver hoxha qe si nje trendafil e organizus i luftes nacional clirimtare na u kthye si nje fere qe duhej zhdukur me kohe!

  • Plaku Xhuxhumaku kam pershtypjen se ky ish studenti i fizikes tashme ka kaluar nga duhani ne ndonje gje me te forte per te thithur. Kjo trajektorja nga francezet tek Nard Ndoka eshte e papare. Une them qe Nardi duhet ti pergjigjet patjeter ketij provokacioni se keshtu behet edhe me serioz debati.

  • BURRACAKU I VERTETE KA JETUAR GJATE LUFTES NE VILEN E KRYEBALLISTIT BAHRI OMARI

    Ke gje per te thene tjeter mbi kete teme o KOQE enveriste qe mashtron me finte bolshevike duke permendur, Marshallin historik te Verdunit PETAIN – in e Francesastros qe SHBA i dhane azil politik, por nuk permend fare per MONSTREN gjakatare Enver Hoxha sic e quajti SHBA dh qe as Kuba e Fidel Kastros nuk i deshi sepse kishin mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni

    pastaj:

    o KOQJA enveriste Mandili

    ” FATMIRET E GERDECIT” JANE PJELLA TE PARTISE SE PUNES ME SEKRETARIN DHE VARKARIN E FAMILJES HOXHA

    Dhe jo vetem te Gerdecit, por te gjitha krimeve te DEMONEVE te Enverit pas viteve 90-te deri me sot

    prandaj:

    MYLLE SQUPIN E FANATIKUT SE DO T’I PRESIM KOQET EDHE TY ASHTU SI FANATIKEVE TE TJERE, NJASHTU SIC JA PREU MEHMET SHEHU LUSHNJAREVE TE PAFAJSHEM ME URDHER NGA PEDERASTI PA SHKOLLE, SADIST DHE GJAKATAR ENVER HOXHA QE JA SHITI SHQYPNINE MOSKES DHE BEOGRADIT PER DY ASPRA PUSHTETI

  • BURRACAKU I VERTETE KA JETUAR GJATE LUFTES NE VILEN E KRYEBALLISTIT BAHRI OMARI

    Ke gje per te thene tjeter mbi kete teme o KOQE enveriste qe mashtron me finte bolshevike duke permendur, Marshallin historik te Verdunit PETAIN – in e Frances qe SHBA i dhane azil politik, por nuk permend fare per MONSTREN gjakatare Enver Hoxha sic e quajti SHBA dh qe as Kuba e Fidel Kastros nuk i deshi sepse kishin mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni

    pastaj:

    o KOQJA enveriste Mandili

    ” FATMIRET E GERDECIT” JANE PJELLA TE PARTISE SE PUNES ME SEKRETARIN DHE VARKARIN E FAMILJES HOXHA

    Dhe jo vetem te Gerdecit, por te gjitha krimeve te DEMONEVE te Enverit pas viteve 90-te deri me sot

    prandaj:

    MYLLE SQUPIN E FANATIKUT SE DO T’I PRESIM KOQET EDHE TY ASHTU SI FANATIKEVE TE TJERE, NJASHTU SIC JA PREU MEHMET SHEHU LUSHNJAREVE TE PAFAJSHEM ME URDHER NGA PEDERASTI PA SHKOLLE, SADIST DHE GJAKATAR ENVER HOXHA QE JA SHITI SHQYPNINE MOSKES DHE BEOGRADIT PER DY ASPRA PUSHTETI

  • BURRACAKU I VERTETE KA JETUAR GJATE LUFTES NE VILEN E KRYEBALLISTIT BAHRI OMARI

    Ke gje per te thene tjeter mbi kete teme o KOQE enveriste qe mashtron me finte bolshevike duke permendur, Marshallin historik te Verdunit PETAIN – in e Frances qe SHBA i dhane azil politik, por nuk permend fare per MONSTREN gjakatare Enver Hoxha sic e quajti SHBA qe as Kuba e Fidel Kastros nuk i deshi sepse kishin mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni

    pastaj:

    o KOQJA enveriste Mandili

    ” FATMIRET E GERDECIT” JANE PJELLA TE PARTISE SE PUNES ME SEKRETARIN DHE VARKARIN E FAMILJES HOXHA

    Dhe jo vetem te Gerdecit, por te gjitha krimeve te DEMONEVE te Enverit pas viteve 90-te deri me sot

    prandaj:

    MYLLE SQUPIN E FANATIKUT SE DO T’I PRESIM KOQET EDHE TY ASHTU SI FANATIKEVE TE TJERE, NJASHTU SIC JA PREU MEHMET SHEHU LUSHNJAREVE TE PAFAJSHEM ME URDHER NGA PEDERASTI PA SHKOLLE, SADIST DHE GJAKATAR ENVER HOXHA QE JA SHITI SHQYPNINE MOSKES DHE BEOGRADIT PER DY ASPRA PUSHTETI

  • Heronje jan ata qe u perpoqen qe bisha e eger te mos fitonte.Lufta qe ban komunistet ishte ma teper luft per pushtet e pra me nje fjale luft civile.Nga 6300 te vrar ne luften e dyte botrore ne vend ma shume se gjysa e tyre u vran ne mes shqiptareve.Te dalin nje nga kta shurranat qe quajn vehten veteran e ti shkruajn me emra dhe nga ishin e jo tu permbahen rrenave te komunistve per 50 vjet.Si ka mundesi si ka ala gjall te till njers qe thon jemi veteran.Sa vjec ishin kur luftuan se ka 72 vjet qe iken gjermanet.Do shpetoj vendi kur te ikin edhe shurrani i fundit.

  • Ikni more hale dhe beni ndonje pune dhe lerini luften ju se lufta eshte per trima dhe jo per ju sahanlepirsat e tajvanit.

  • Se sa pak vlere kishte jeta ne ato kohera Kete na e meson qartazi historia e lufes se dyte boterore. Partizanet kane vrare ballista edhe ballistet kane vrare partizane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *