Policia: 170 të kërkuar në pranga gjatë tetorit

editor

Policia e Shtetit njoftoi se gjatë muajit të kaluar ka vënë në pranga 170 vetë që ishin në kërkim. Shumica e të ndaluarve janë persona që ishin në kërkim për krime ndaj pronës. Në një njoftim zyrtar, zëdhënësi i Policisë së Shtetit deklaron se:

“Në sajë të mirë-organizimit të punës policore në këtë drejtim, gjatë muajit tetor 2012, u bë e mundur kapja e 170 personave të kërkuar, të cilët janë akuzuar nga organet e drejtësisë për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Për kryerje të krimeve në fushën penale ndaj jetës, personit dhe pronës, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e 103 personave të kërkuar, ku nga këto:

–          4 persona ishin shpallur në kërkim nga policia për kryerjen e krimit të vrasjes,

–          41 persona kërkoheshin nga policia për kryerje të krimeve kundër personit,

–          si dhe 58 persona ishin të shpallur në kërkim për kryerje të krimeve ndaj pronës.

Për kryerje të krimeve në fushën e krimit të organizuar dhe krimeve ekonomiko-financiare , u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e 20 personave, nga të cilët:

–          9 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e drogës,

–          5 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e trafiqeve të paligjshme,

–          si dhe 6 persona të kërkuar për kryerjen e krimeve në fushën e  krimeve ekonomiko-financiare.

Ndërkohë që për kryerje të krimeve të tjera, nga strukturat policore u bë i mundur  finalizimi me sukses i operacioneve policore për kapjen e:

–          46 personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu gjatë këtij muaji është bërë i mundur edhe finalizimi me sukses i operacionit policor për kapjen e një personi të larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë me të njëjtin intensitet punën policore, me qëllim vënien para drejtësisë të personave të akuzuar për kryerje të veprave penale”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *