Policia e Shtetit thotë se është institucioni më i sulmuar nga opozita, e cila sipas saj, pothuaj çdo ditë ka akuzuar çdo drejtues policie për lidhje me krimin.
“Por rezultatet në luftën kundër paligjshmërisë dhe veçanërisht rezultatet në luftën kundër kultivimit të drogës, janë përgënjeshtrimi më i fortë për këto akuza’, thuhet në reagimin e Policisë pas deklaratave të radhës nga ana e Partisë Demokratike.
Policia e Shtetit fton edhe njëherë PD-në që për çdo informacion të pretenduar dhe për këdo zyrtar që sipas saj është i implikuar, t’i drejtohet Prokurorisë.
“Policia e Shtetit mbetet e vendosur të luftojë krimin dhe paligjshmërinë. PD-ja duhet të vendosë nëse do të rreshtohet në krah të Policisë për të luftuar krimin, apo do të qëndrojë në anën tjetër të llogores duke luftuar Policinë. Ata që sot luftojnë Policinë, i bëjnë shërbimin më të mirë krimit”, mbyllet reagimi i Policisë.

Per cilat rezultate e ka fjalen policia e Tahorrit? Per kirmet, vjedhjet, grabitjet, aksidentet, apo kopeshtin e lulezuar te hashahshit ne kujdesin e krereve te policise?
Shikoni se denoncimet jane bere ne prokurori dhe kane nisur hetimet. Tani zgjidhni nese do te sulmoni apo do te jeni ne krah te gjykates se nuk merreni vesh. Kur ka vendime ne favorin tuaj jeni ne krah te gjykates, kur ka vendime kunder akuzoni.
http://sot.com.al/politike/denoncimet-e-nj%C3%ABpasnj%C3%ABshme-t%C3%AB-palok%C3%ABs-%E2%80%9Czgjojn%C3%AB%E2%80%9D-krimet-e-r%C3%ABnda-nisin-hetimet-ndaj