Meta: PD nuk i votoi tri ligjet, nguli këmbë te referendumi

anazapta

Kreu i LSI-së sqaron arsyet pse nuk u votuan dje në Parlament tri ligjet e kërkuara nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat. Gjatë një takimi në Bërxull të Tiranës, Meta tha se kryeministri Berisha po e përdor politikisht votimin e tri ligjeve. Sipas tij, pengesa e vërtetë për votimin e ligjeve është Berisha, i cili ka ngulur këmbë në idenë e hedhur disa javë më parë për një referendum për tri ligjet. Meta tha se propozimi i LSI-së drejtuar PS dhe PD ishte që ligjet të votoheshin tani dhe të hynin në fuqi në shtator, me Parlamentin e ri. Por përgjigja e PD-së ka qenë që këto ligje të votoheshin në shtator me referendum. “Nuk ka sens të bësh një referendum për një çështje që mund të zgjidhet në Parlament, kur ekziston mundësia dhe vullneti. Duhet vetëm shpirti i kompromisit dhe i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit, do të thotë që nuk e ke pasur seriozisht deri tani çështjen e integrimit. Pse duhet të harxhojmë miliona euro për të bërë referendum në të gjithë Shqipërinë, kur asnjë nuk e kundërshton çështjen e miratimit të tri ligjeve”, tha Meta.

 

Akuzat e Berishës një ditë më parë: Opozita po bën pazare 

Tri ligjet e famshme që interpretohen si kushti për statusin e vendit kandidat në BE nuk u votuan as në seancën e djeshme. Kryeministri Berisha akuzoi opozitën për pazare, të cilat sipas tij penguan votimin e ligjeve. “Ilir Meta ftonte zotin Rama të votojë ligjet, tani fton zotin Berisha. I kërkoj në mënyrë të prerë të mos i shndërrojë ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vijë këtu sepse kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si pazar. Tani atje është bërë lista e zezë se cilët pranohen dhe cilët jo nga LSI-ja, Nasip (Naço) po të them të vërtetën. Listën e zezë ia ka dorëzuar zoti Rama. Sot u shty votimi si pazar për listën e zezë. Përgjegjësia bie mbi atë që mori peng statusin, pengoi investimet. Unë me padurim prita sot të votonim, por ato mbeten çështje pazaresh dhe pa përfunduar pazaret me njëri-tjetrin nuk do i votojnë. A i patë se si ikën, sikur u kishim futur halorë karriget e tyre. Ikën, por karriget e tyre flasin shumë, marrin për vete një përgjegjësi të rëndë. Pazaret nuk kanë përfunduar, edhe kjo halë do u mbetet në fyt”, tha Berisha.

 

3 ligjet e integrimit

Pak ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta, bëri thirrje për miratimin e ligjeve, ftesë që u pranua edhe nga kreu i PS-së, Rama. Ndërkohë, të dielën, edhe kreu i maxhorancës qeverisëse, Berisha, tha se tri ligjet do të votohen. Kryetarja e Parlamentit, në një prononcim për mediat dje gjatë pushimit të seancës, akuzoi opozitën për bllokim, ndërsa ftoi deputetët socialistë të votojnë.

“Janë tri ligjet e bllokuara prej mëse 200 ditësh nga PS. Sot jam këtu para qytetarëve shqiptarë me një ftesë ndaj zotit Rama. Tri ligjet janë edhe sot në rendin e ditës. Ftoj zotin Rama të votojmë tri ligjet, edhe pse shumë vonë, ai përsëri sot ka një mundësi për t’i lejuar deputetët që t’i bashkohen maxhorancës për të votuar. Nuk i kërkon Jozefina, i kërkon Brukseli dhe vokacioni perëndimor i shqiptarëve”, tha Topalli.

Share This Article
12 Comments
    • PD 3 ligjet i ka perdorur si refren per te mbuluar te zezat e tjera, per ti hedhur hi syve popullit gjoja po na bllokon PS.

  • As sot nuk i votuan komunistet ato 3 ligjet, nuk duan te hyjme ne EU. Ashtu i kane mesuar prinderit e bllokut dje ne darke. Ja ku duken qe jane akoma bolshevike te kuq. Cfare demi iu be Shqiperise. I madhi Konica kishte shume te drejte, rrace bastarde.

  • Po ajo fycka Majlinda Bregu mezi priste te votoheshin 3 ligjet se pastaj parate e leshit do vershonin lume nga europa.Votoni 3 ligjet ishte refreni i mazhorances per te mbuluar deshtimet gjithe keto kohe.Po i vodhet zgjedhjet edhe kete here ju lumte se asnjehere se keni merituar te qeverisni,Paterica e thyer e Metes nuk goditi ne shenje edhe kete here se PS ka tradhetare me shumice.Sllogani i PD ESHTE PER-PARA (LEFTA TE KEQEN)

  • He more Sali Palla, votoji 3 ligjet e fute Vicidolin ne Europe, apo s’te le hunda e gjate te votosh. Zonjusha Zhozi, 3 minuta kohe duhen dhe fap futesh ne Europe, voto se ke 200 dite qe na cave b… Kape nje at budall Sale, prej zhelesh e coje ne kuti te votimit, apo ke frik se te kap per veshesh, se mos te fusi gishtn me ndonje vend te keq dhe te bije zonjelleku prej leshi. He moj e papame Majlinda Bregu Mbas Kodre, votoji ato 3 ligjet dhe leja dobicin ne dere opzites, apo nuk ke bere tualet, qe te dukesh e fiseshme kur te shkosh ne Strasburg, per te takuar ata me te medhenjt ne detyre e ne Moshe. Z. Bregu, mos harro te marresh me vete edhe ate z/ministren tende ,se eshte e mire per skriptizem, sic beri ne konventen e PD. Tyc & Toc

  • Berisha me kete popull ka tallur B…….. vini re arsyet reale per kryerjen e referendumeve qe ka bere dhe tani me preteksin e ligjeve po te jete ne pushtet kerkon te beje referendum jo per ligjet sesa te realizoje qellimet etij per te bere veten te perjeteshem ,Mbret, monarki, mbasi nereferendumin qe beri me 76 per per zgjedhjen e regjimit ,republike apo monarki,nuk e realizoj dot .prandaj ky popull te jete vigjilent.

  • hahahahahaaa
    z. Mashtrues Meta , ishit ju ata qe kushtin kryesor per tu bashkuar me Ramen kerkuat votimin e 3 ligjeve ….pasi PS bojkoton parlamentin , tani del e thua se nuk voton PD po ju dhe PS as qe ishit ne parlament .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *